Author: ISHGJ

Nga Kristina Nano [Kandidate për Doktoraturë, JMU, SHBA] Në çdo demokraci të zhvilluar, zgjedhjet konsiderohen si një mekanizëm i rinovimit dhe përparimit. Ato duhet të jenë momenti ku shoqëria zgjedh mes alternativave të ndryshme për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por në Shqipëri, fushatat elektorale nuk janë hapësira e ideve të reja, programeve vizionare dhe alternativave ndryshe; përkundrazi, ato janë një ritual i riciklimit, një qark i mbyllur i së shkuarës, ku gara zhvillohet mes figurave të njëjta dhe modeleve të dështuara të qeverisjes. Në zgjedhjet e 11 majit 2025, Edi Rama kërkon mandatin e katërt, duke…

Read More

Ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po i shtyn Rusinë dhe Ukrainën drejt një armëpushimi, zëra me ndikim në Moskë po i bëjnë thirrje autoriteteve ruse të ndjekin një linjë më të ashpër. Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar se është i gatshëm për një ndalim të luftimeve, por thotë se “ka nuanca” – të cilat i shpalosi gjatë bisedimeve me të dërguarin amerikan Steve Witkoff në Kremlin, të enjten. Që nga fillimi i kësaj lufte, Putin ka kërkuar “çmilitarizimin” e Ukrainës, një kërkesë që është e papranueshme për Kievin dhe aleatët e tij. Steve Rosenberg, redaktori i BBC për Rusinë,…

Read More

Për ta arritur forcimin kombëtar, duhet shpresë, punë dhe, sigurisht, vendosja e projekteve të përbashkëta në tavolinë se si mund të duket e nesërmja pa miq dhe aleatë. Shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për ide të arritjeve të mëdha me kufij të hapur, duke punuar sot për një të nesërme të panjohur. Dilema do të mbetet deri në ditët kur sirenat nga ajri do të tregojnë se ka ardhur koha. Dhe, natyrisht, a i kemi bërë të gjitha përgatitjet si komb. Dr. Selim IBRAIMI, Uashington Që nga kohët e lashta, për njerëzimin dhe burrështetasit ka qenë një dilemë e përhershme…

Read More

Nga Armina Galijaš [NZZ]Për më shumë se një dekadë, Serbia ka pasur një sistem presidencial autoritar të bazuar në nepotizëm dhe nacionalizëm. Aleksandar Vuçiq e mbajti pushtetin për një kohë të gjatë, por tani studentët po e sfidojnë me sukses me protesta në rrugë në nivel mbarëkombëtar. Arsyet për shqetësim: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Johanna Geron / Reuters Në Evropë, frika po përhapet. Aleanca transatlantike me SHBA-në duket se është në shpërbërje nën Presidentin e ri. Ukraina kërcënon të ndahet mes neo-imperializmit rus, urisë së Amerikës për lëndë të parë dhe ambicies së Trumpit për të hyrë në histori si…

Read More

Nga Zoran METER [Geopolitka News, Zagreb]Ditët e fundit dhe në kuadrin e ngjarjeve aktuale gjeopolitike globale, kemi vënë re se hapësira mediatike kroate është vërshuar nga ekspertë të vetëshpallur të gjeopolitikës, edhe pse ata nuk janë marrë asnjëherë profesionalisht me të, madje shumë sosh nuk janë marrë as si amator me të. Secili ka gjykimet e veta dhe në mënyrë të pafalshme ia imponon publikut si të sakta pa asnjë rezervë të nevojshme, duke mos u kujdesur shumë për reputacionin e vet apo reputacionin e mediave që mund t’i thërrasin të thonë diçka të zgjuar për të gjitha këto gjëra…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMINgjarjet e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë (B-H) janë shenja jo të mira. Pasi gjykata njoftoi se Millorad Dodiku, (lideri separatist serb i Republika Srpska), i ka shkelur ligjet e federatës, situata etnike dhe e sigurisë është përkeqësuar deri në shkallën e shkëputjes së serbëve nga B-H. Ditë më parë, prokurorët urdhëruan arrestimin e tij, por Dodik ka kërkuar ndihmë nga Rusia për të vënë veton ndaj EUFOR-it. Forcat paraushtarake dhe qeveria e serbëve atje, ka punuar shumë që ndarja nga federata të mbetet vetëm çështje kohe. Duke marrë parasysh situatën e favorshme të serbëve në Ballkan…

Read More

[Demonstruesit serbë brohorasin slogane gjatë një demonstrate masive kundër korrupsionit dhe presidentit Vuçiq.] Është ndoshta demonstrata më e madhe në historinë serbe. Pjesëmarrësit në protesta fajësojnë korrupsionin nën Vuçiqin për katastrofën në Novi Sad.Midis 107,000 vetash, sipas policisë, dhe 800,000 veta, sipas organizatorëve, morën pjesë në demonstratën më të madhe kundër korrupsionit dhe qeverisë serbe deri më tani në kryeqytetin serb – në Beograd. Sipas policisë, ka pasur përleshje mes grupeve individuale – ishin mobilizuar edhe mbështetësit e qeverisë. Sipas raportimeve të mediave serbe, 56 persona janë lënduar. 22 të tjerë u arrestuan. Sipas burimeve qeveritare, të paktën gjashtë prej…

Read More

[15 mars 2025]Marina Kineze po ndërton makineri të mëdha për të pushtuar dhe zbarkuar në Tajvan. Analisti i mbrojtjes dhe ish-oficeri i marinës H.I. Sutton i Naval News komentoi: “Unë e urrej të kem të drejtë për gjërat”, duke iu referuar vlerësimit të tij të mëparshëm nga janari 2025, në të cilin ai parashikoi zhvillimin e këtyre të ashtuquajturave “maune pushtuese” që mbanin ura lëvizëse rreth 120 metra të gjata. Analiza e tij tani është konfirmuar nga burime të shumta që pohojnë për vërtetësin e faktit se Kina tashmë ka ndërtuar urat lëvizëse dhe po e bën testimin e tyre.…

Read More

[16 mars 2025]Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilluan mbrëmë bisedime me qëllim arritjen e qëllimit për një armëpushim në Ukrainë. Të dy ministrat “diskutuan për hapat e ardhshëm pas takimeve të fundit në Arabinë Saudite dhe ranë dakord të vazhdojnë punën për të rivendosur komunikimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, thuhet në një deklarate të SHBA, raportoi CNN. Javën e kaluar, Ukraina dhe SHBA ranë dakord për një propozim për një armëpushim të menjëhershëm. Putini pretendon se në parim është pro paqes, por është pro zgjidhjeve “afatgjata” dhe ka shprehur kujdes…

Read More

ARIAN GALDINI Një paralajmërim mbi rrezikun e madh të Broligarkisë. Shqipëria po hyn në një etapë të re të mashtrimit politik dhe ekonomik, një fazë që përfaqëson kulmimin e një regjimi të kapur nga një formë hibride e oligarkisë dhe burokracisë së kriminalizuar: Broligarkia. Ky term, që tashmë e kemi identifikuar dhe analizuar, nuk është thjesht një koncept teorik, por një realitet i gjallë që po përcakton rrjedhën e vendit tonë. Zgjedhjet e 11 majit nuk janë një garë midis ideve, vlerave dhe vizioneve për Shqipërinë, por një spektakël i madh politik i kontrolluar dhe i manipuluar nga Broligarkia, e…

Read More