Author: ISHGJ

Vendimi i Trump-it u kritikua hapur në Beograd dhe Serbia përsëri theksoi miqësinë e saj me regjimin iranian.Vuçiçi sapo është kthyer nga Kina, ku iu bashkua diktatorëve Xi, Putin, Kim dhe liderëve të tjerë botërorë në një shfaqje politike kundër rolit të Amerikës në botë. Nga Harry Bajraktari* Njoftimi se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun Strategjik është lajm i keq për Kosovën. Populli i Kosovës sigurisht nuk e meriton këtë. Ai është populli më pro-amerikan në botë dhe përkushtimi i tij për paqe, stabilitet dhe demokraci është i padiskutueshëm. Populli e ka shprehur vullnetin…

Read More

Nga Lirim GASHI Nuk është e rastësishme simpatia e Trumpit dhe Putinit për të njejtit klerofashistë në Europë, ose edhe më e saktë: për Viktor Orban-in, Mari Lëpen-in, Giorgia Meloni-n, Mateo Salvin-in, Aleksandar Vuçiqin, Milorad Dodik-un e kështu me radhë – lista është e gjatë. Një gjë është e sigurt: ngritja e Donald Trumpit në pushtet nuk ishte një aksident demokratik, por një operacion i udhëhequr nga shërbimet sekrete ruse. Ky është një “sekret publik”, i dukshëm në mënyrën e papërmbajtur me të cilën Trumpi shprehte adhurimin e tij për Putinin – një adhurim që shpesh dukej si nënshtrim politik,…

Read More

[Oficerët e policisë qëndrojnë përpara Xhamisë së Madhe në Paris. Franca është shtëpia e komunitetit më të madh mysliman në Evropë.] Autorë të panjohur lanë koka derri para xhamive në Paris. Pistat e hetuesve çojnë në Ballkan. A qëndrojnë qarqe pro-ruse pas kësaj? Nuk do të ishte hera e parë. Daniel Steinvorth, Paris [NZZ] 11.09.2025 Ishte një provokim me një efekt të llogaritur: Të paktën nëntë koka derrash u gjetën jashtë xhamive dhe dhomave të lutjeve myslimane në zonën e madhe të Parisit të martën në mbrëmje. Një nga kokat e prera ishte vendosur në një valixhe. Autorë të panjohur…

Read More

Nga Lirim GASHI Ka njerëz që, pa zhurmë dhe pa imponim, shndërrohen në pjesë organike të jetës sonë – si një melodi që nuk pushon kurrë së tingëlluari brenda nesh. Ata nuk janë thjesht shoqëri e bukur; ata janë burime të pashtershme drite e shprese, si puset që ringjallen edhe pas tharjes më të gjatë dhe na kujtojnë se jeta, sado e rëndë të duket, mund të rrjedhë përsëri. Pse? Sepse këta njerëz mbartin vlera aq të rralla, aq të pastra e të pandryshueshme, saqë prekin thellë memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Ata nuk janë thjesht kujtime – ata janë…

Read More

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ Javën e kaluar (3 Shtator), kancelaritë, institucionet, institutet dhe ushtria mediatike në mbarë globin u dominuan nga Parada Ushtarake e Pekinit, që formalisht i dedikohet 80 vjetorit të kapitullimit, njëkohësisht datës zyrtare të fitores së Kinës ndaj Japonisë nazi-fashiste, por që praktikisht meriton të quhet/titullin: “Parada e Aleatëve dhe Armëve vrasëse të Paqes”!I vetëdijshëm që jo vetëm titulli, do provokojë debate të forta, nga internacionalistët anti-amerikanë, politikanët e borderosë së Kuvendit, analistët e gjithëditur, përfshi strategjistët mëndjendryshkur, fatekeqesisht edhe në Tiranë, në vijim gjeni gjetje dhe mesazhe gjeopolitike nga kjo ngjarje:Pikësëpari, për të mbetur i drejtpërdrejtë…

Read More

Ka të paktën pesë mësime që Evropa dhe SHBA-ja duhet të nxjerrin nga vendimi i paprecedentë i Rusisë për të lëshuar dronë në Poloni si pjesë e një vale tjetër masive kundër Ukrainës. Të gjitha kërkojnë ose një reagim të menjëhershëm, ose një rishikim të llogarive. Së pari dhe më e rëndësishmja: Askush nuk duhet ta hedhë më poshtë si ide qesharake mendimin se Rusia — duke u gjendur kaq në vështirësi në Ukrainë — nuk do të guxonte të sulmonte ndonjëherë një vend anëtar të NATO-s. Ajo sapo e bëri këtë, pavarësisht pretendimit të Ministrisë së Mbrojtjes ruse të mërkurën…

Read More

Eksperti: Pesë objektiva mund të identifikohen menjëherë nga sulmi me dron në Poloni.Të mërkurën në mbrëmje, Polonia rrëzoi disa dronë rusë që kishin hyrë në hapësirën ajrore të anëtarit të NATO-s. Testi i mbrojtjes ajrore, propaganda, demoralizimi: Këto janë objektivat e sulmit me dronë.Eksperti i sigurisë Sergei Sumlenny i Qendrës Evropiane të Rezistencës është i sigurt se Rusia sulmoi Poloninë me dronë. Kjo mund të identifikohet nga pesë objektiva. “Këto janë objektiva që mund të emërtohen menjëherë. Jam i sigurt se kishte më shumë,” tha Sumlenny. Për atë, qëllimet ruse kishin për objektiv: “Tregon sa e papërgatitur është NATO”: Eksperti…

Read More

Ng Dr. Gurkuç KUÇI Skena politike e Serbisë po hyn në një fazë të re, të ngjashme me një rikthim të viteve ’90, kur trashëgimia e Millosheviqit dhe Sheshelit përfaqësonte modelin e pushtetit autoritar, të bazuar në kontroll absolut të shtetit dhe strukturave të sigurisë. Sot, dyshja Tomislav Nikoliq – Aleksandar Vuçiq po shfaqet sërish si një bosht i mundshëm politik, duke ringjallur jo vetëm fantazmat e së kaluarës, por edhe duke krijuar rreziqe konkrete për të ardhmen e demokracisë në Serbi dhe për stabilitetin rajonal. Sipas mediave ruse, Vuçiq po shqyrton idenë që ta rikthejë Nikoliqin në skenë si…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Koncepti i shtetit modern është një nga shtyllat qendrore të teorisë politike dhe së drejtës ndërkombëtare. Duke u ndërtuar mbi themelet e mendimit politik të Bodin-it, Hobbes-it dhe Weber-it, shteti modern përcaktohet nga elementet e tij themelore: populli, territori, sovraniteti, institucionet dhe njohja ndërkombëtare. Interpretimi në Gjykatën Kushtetuese pritet të përplaset mes dy tezave: E para, që po mbrohet nga Enver Hasani dhe mbëstetësit e tij nga komuniteti juridik [edhe brenda Gyjkatës Kushtetuese] ka të bëjë me interpretimin e gabuar të Pakos së Ahtisarit dhe vet Kushtetuts, që pretendon ta cilsëoj Kosovën si “Shtet konsociacional”.E…

Read More

Nëse në vitet nëntëdhjetë shqiptarët vepronin nën ombrellën e një kushtetute që nuk po e shprehte realitetin shumetnik të shtetit, po më vonë kur u bënë ndryshimet kushtetuese, si është i definuar statusi i shqiptarëve dhe a ka një shpërputhje në mes të luftës që ata bënë në 2001-shin dhe trofeve politikë të asaj lufte që shqiptarët megjithatë i rangon si pakicë kombëtare në të gjitha ligjet që dalin nga kushtetuta aktuale. Procesi i shteformësisë së shqiptarëve, është kapitulli i ri i marrëdhënieve në mes të dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut. Pa rrumbullakimin e këtij procesi,…

Read More