Author: ISHGJ

[27 shkurt 2025] Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një deklaratë pas aktvendimit të Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës të lëshuar dje kundër Presidentit të entitetit boshnjak të Republika Srpska (RS) Milorad Dodik. “Ne e njohim vendimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës kundër Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik-ut,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, në rrjetin social X. “Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim nga udhëheqësit lokalë që mund të minojnë sigurinë dhe stabilitetin. “Ne mbështesim marrëveshjen e Dejtonit dhe sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH,” njoftoi Bruce. Një histori ndryshe nga MoskaKremlini dënon vendimin e…

Read More

Pas takimit “me turbulenca” me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, Zelenskyy ka shkuar në Londër. Kryeministri Keir Starmer do ta presë atë në 10 Downing Street brenda një ore. Ai me siguri do të përsërisë mbështetjen e tij për kauzën ukrainase dhe do të diskutojë kushtet për një armëpushim në Ukrainë. Ky takim vjen përpara një samiti të madh të organizuar nga Starmer në Londër nesër, ku liderët evropianë do të diskutojnë masat për të “siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë. Starmer kontaktoi me shpejtësi si me Trumpin ashtu edhe me Zelenskyn pas përplasjes në Zyrën…

Read More

Në Shtëpinë e Bardhë sot kishim një shou televiziv të pregaditur mirë. Presidenti i Ukrainës ra në kurthin që kishte të parashkruar skenarin. Nuk bëhej fjalë sot për nënshkrimin e marrëveshjes së parapregaditur lidhur me eksplatimin e mineraleve të rralla të Ukrainës. Në ditët e fundit Trump-i kishte vu re se nuk do t’ia arrite ta ndalte luftën ashtu siç kishte paralajmruar, meqë, e qartë, Putini po dikton kushtet e kapitullimit të Ukrainës. Fjala është për mbajtjen nën kontrollin rus të territoreve të pushtuara; për demilitarizimin e Ukrainës; për forca të sigurisë që do të përkujdeseshin për paqen mes fronteve,…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMIFigura të tilla politike që motivuan një komb është shumë e vështirë të gjenden në histori. Kosova ka nxjerrë emra të rëndësishëm gjatë historisë që nga Beteja e Kosovës. Adem Demaçi dhe të tjerët i treguan botës se zëri dhe kërkesat e shqiptarëve në Kosovë dhe ish-Jugosllavi për liri ishin pjesë e të drejtave të njeriut dhe kërkesa të drejta. Gjithashtu, Demaçi dhe figura të shquara në Europën Lindore motivuan brezat e rinj për ta luftuar agresorin dhe për t’i ndryshuar regjimet dhe kjo ndodhi në dekadën e fundit të shekullit të 20-të. Prandaj Adem Demaçi ishte…

Read More

J.D. Vance dhe Zelenskyj përplasen para gazetarëve. Ai akuzon presidentin ukrainas për mungesë respekti. Trump ndërhyn dhe qorton të ftuarin e tij para kamerave.Nga Alexander Schmalz [Berliner Zeitung] Pas një mosmarrëveshjeje të paprecedentë para kamerave, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kanë ndërprerë takimin e tyre në Uashington. Takimi i pritur me padurim, në të cilin Zelensky duhej të nënshkruante një marrëveshje për mineralet e rralla, përfundoi me një shkëmbim të nxehtë fjalësh. Sipas gazetarëve në dhomë, Zelensky, Zëvendës Presidenti i SHBA JD Vance dhe Trump u përfshinë në një seri shkëmbimesh të tensionuara. Vance akuzoi Zelenskyn…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Zyrën Ovale. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata. Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës. Një konferencë e planifikuar për media,…

Read More

Mediat ukrainase kanë publikuar tekstin e plotë të projektmarrëveshjes që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritej ta nënshkruanin sot, dhe për të cilën kishn rënë dakord ditët e fundit. Gjëja kryesore që del qartë nga projektmarrëveshja e publikuar, është kjo: Por, sot, para kamerave televizive një skenë e paprecedentë u zhvillua brenda Zyrës Ovale, ku vizita e Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, u shndërrua në një përballje të ashpër mes dy liderëve. Kjo dramë e mirëfilltë po ndodhte para kamerave dhe nën sytë e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ngritën tonet, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime të…

Read More

Nga Shqiprim PULAElita drejtuese e Unionit Evropian ka pranuar logjikën e pushtetit të Beogradit zyrtar si logjikë grabitqari duke ia mundësuar Serbisë si palë negociatore të negocionte atë që është e panegociueshme – rregullimin shtetëror të brendshëm, duke insistuar në “asociacionin serb” në Kosovë, për të amputuar një copëz Serbi brenda territorit të Republikës.Ne duhet ta vlerësojmë, të tjerët duhet ta kuptojnë se paqja me Serbinë ka kuptim ndryshe nga seç mund të kuptohet nga ata që nuk e njohin Serbinë agresore, dhe se, nëse duam paqe afatgjatë, atëherë gjendja e paqes duhet të risjellë të gjitha pasojat që janë…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMINdërkohë që kriza e re mes BE-së, Ukrainës dhe SHBA-së vazhdon, Rusia ka ndërmarrë një fushatë sulmesh për të ndryshuar perceptimin dhe manipuluar luftën. Dhe natyrisht objektivi kryesor mbetet aleanca perëndimore NATO. Dy takimet e të nivelit të lartë të shteteve evropiane në Paris janë të pamjaftueshme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me SHBA-në. Në raste të tilla, gjithmonë ngjarjet e së kaluarës mbeten aktuale për zhvillimet e sotme. Kështu në vitin 1997 diplomati dhe akademiku amerikan George Kennan, (1904-2005) e quajti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në Evropën Qendrore, si” gabimi më fatal…

Read More

Nga Kateryna Kuzmuk dhe Lorenzo Scarazzato [SIPRI]Tre vjet pas përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës me pushtimin në shkallë të plotë, Ukraina përballet me sfida ushtarake në rritje. Në të njëjtën kohë, ka pasiguri në rritje për ndihmën e ardhshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara nën administratën Trump. Kjo e bën çështjen e aftësisë së Ukrainës për të plotësuar nevojat e veta ushtarake dhe mbështetjen e saj në ndihma edhe më të rëndësishme. Që nga shkurti i vitit 2022, Ukraina është mbështetur shumë në ndihmën e huaj ushtarake për mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Industria e saj vendase e armëve ka…

Read More