Moska kurrë nuk ka hequr dorë nga pretendimi i saj për ish-Bashkimin Sovjetik si zonë ndikimi. Megjithatë, kërkesat për këtë janë shumë të ndryshme. Lufta e Ukrainës madje ndihmoi në rritjen e ndikimit të saj. Markus Ackeret [NZZ] “Gjeorgjia shpëtohet!” Mika Badaljan, një bloger dhe aktivist politik armen pro-rus, e shkroi këtë në kanalin e tij Telegram të enjten në mëngjes. Bastisjet dhe arrestimet nga policia gjeorgjiane një ditë më parë kishin ftohur zellin e “rebelëve pro Europës”, kështu që protesta tani me siguri do të shuhet. Badaljan ka themeluar një organizatë të quajtur Eurasia me të cilën ai dëshiron…
Author: ISHGJ
Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, zoti Bislimi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”. Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ky incident i…
[Zëvendëskryeministri i Kinës Zhang Guoqing me Presidentin e Iranit Masoud Pezeshkian. Foto: Agjencia e Lajmeve Tasnim] [6 dhjetor, 2024] Presidenti iranian Masoud Pezeshkian shprehu vendosmërinë e administratës së tij për të nxitur bashkëpunimin me Kinën dhe Rusinë për t’iu kundërvënë politikave të njëanshme të SHBA-ve.Pezeshkian e bëri këtë koment të mërkurën teksa priti në Teheran zëvendëskryeministrin kinez Zhang Guoqing. Ai tha se SHBA-të po ndjekin politika në përputhje me teoritë e totalitarizmit dhe unilateralizmit në arenën ndërkombëtare, duke shtuar, “Ne jemi të vendosur të zgjerojmë bashkëpunimin tonë me Rusinë dhe Kinën në përputhje me kundërshtimin e unilateralizmit”.Pezeshkian tha gjithashtu se…
[7 dhjetor, 2024] Rebelët sirianë thanë këtë mëngjes se kishin marrë kontrollin e qytetit jugor Daraa, ku filloi një kryengritje kundër presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011, qyteti i katërt që forcat e tij humbën brenda një jave. Burimet rebele thanë se ushtria kishte rënë dakord të tërhiqej nga Daraa sipas një marrëveshjeje që u jep zyrtarëve ushtarakë kalimin në kryeqytetin Damask, rreth 100 km në veri. Videot në mediat sociale treguan kryengritësit me motoçikleta dhe të tjerë që përziheshin me banorët në rrugë. Sipas pamjeve, njerëzit qëlluan në ajër në sheshin kryesor të qytetit për të festuar. Duket se…
[6 dhjetor, 2024] Kryeministri Albin Kurti ka thënë se forcimi i Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës e detyron Serbinë të mos i përsërisë krimet që i ka bërë në të kaluarën në këto dy shtete.Kurti të premten vizitoi Bosnjën, ndërsa mbajti fjalim në një mbledhje të organizuar nga shoqata e intelektualëve “Krug 99” në Bashkinë e Sarajevës. Në pjesën hyrëse të fjalimit, Kurti vuri në dukje se Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili ishte menduar të mbahej në Neum, u anulua, “por nuk mund të anulohej vizita ime në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës”. Ai foli në gjuhën boshnjake dhe e filloi…
Në mbledhjen e 17 Dhjetorit Këshilli i Bashkimit Evropian do të vlerësojë progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri. Këtë do ta konfirmojnë ministrat përgjegjës për çështjet evropiane përmes konkluzioneve që do të miratojnë për vendin tonë. Nëpërmjet konkluzioneve të tij, Këshilli i BE-së do të vlerësojë vendin tonë për përmbushjen e kritereve të gjyqësorit nga kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e ligjit. Shqipërisë i kërkohet që të përmirësojë historikun e tij në hetimet, duke vijuar me ndjekjet penale për zyrtarët e nivelit të lartë politik , dënimet përfundimtare dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, përfshirë ato të…
Nga Dr. Jorgji Kote Mbas gati tre muaj tratativash më 21 shtator u krijua kabineti i ri qeveritar i Francës me 39 ministra, ministra të deleguar dhe sekretarë shteti. Mirëpo lehtësimi që ndihet në të tilla raste ia la vendin menjëherë shqetësimeve, pyetjeve dhe dyshimeve të shumta.Krijimi i qeverisë së re ndërsa zgjidh një problem, krijon dhe paralajmëron telashe të tjera shumë më të mëdha; sepse kushtet, rrethanat, mënyra e formimit dhe sidomos përbërja e kësaj qeverie nuk është normale dhe nuk i përgjigjet realiteteve zgjedhore të krijuara në Francë muajt e fundit; ndaj kushdo, përfshirë Presidentin Madron, e ndjen…
Dr. Sadri RAMABAJA Abstract The collapse of communism and with it the end of the Cold War and the reunification of Germany everywhere in the West, had created the illusion of the “End of History”. This illusion had no way of feeding the following illusion about the so called natural process of social transfer from communism ala Soviet Russian to liberal democracy. This entire course of modern European history was, it seems, part of a failed Brussels strategy.Meanwhile, new political movements are taking shape in the Belgrade Vienna Warsaw axis, and with this, illiberal forces are being established in other…
Nga Enis Shaqiri [REL] Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, mban një qëndrim të palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri në fund të vitit 2024, vështirë se do të realizohen. Kështu vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë ish-diplomatë dhe analistë politikë pas takimeve të kreut të ekzekutivit maqedonas në Bruksel, Mickoski, me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta, përfaqësuesen e re për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, dhe komisionaren për Zgjerim, Marta Kos. Pas vizitës në Bruksel më 4 nëntor, kryeministri Mickoski, duke komentuar mundësitë për avancimin e procesit të…
[Foto: Një protestë prodemokratike në Bukuresht, Rumani, 5 dhjetor.] Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim që zgjedhjet presidenciale, balotazhi i të cilave pritej të mbahej këtë fundjavë, të shfuqizohen tërësisht dhe të mbahen zgjedhje të reja.Kushtetuesja e mori këtë vendim të premten, duke thënë se Qeveria duhet të vendosë tani për datën e zgjedhjeve të reja presidenciale. Vendimi i gjykatës erdhi pas akuzave për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje, gjë që, sipas shërbimeve të inteligjencës rumune, ndihmuan kandidatin e ekstremit të djathtë dhe miqësor ndaj Moskës, Calin Georgescu, ta fitojë rundin e parë të zgjedhjeve.“Procesi zgjedhor për zgjedhjen e…