Author: ISHGJ

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Sigurisht po e ndjek me interes/shqetësim të shtuar, situatën e sigurisë në Kosovë pas shpërthimit të tubacioneve të ujit në “Ibër-Lepenci”. Ndëkohë kam refuzuar (me vetëdije) t’i bashkohem histerisë patriotiko – folklorike, që demonstrohet jo vetëm nga media, opinionistët e gjithëditur, por fatëkeqësisht edhe nga Faktorët politik, Institucionet dhe Autoritetet përgjegjëse të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Gjithësesi, në kapacitetin e një ndër ekspertëve (shpresoj jo i panjohur/unknown) për çështjet e sigurisë kombëtare, rajonit dhe NATO-s, në vijim gjeni përmbledhje strategjike rreth peshës, përqasjes, gjetjeve si dhe të rekomandimeve për përballjen me këtë akt terrorist të radhës.…

Read More

Nga Dr. Selim Ibraimi Në Maqedoninë e Veriut kohët e fundit kanë filluar telashe të reja në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Rritja e urrejtjes mes maqedonasve dhe shqiptarëve po vazhdon, pavarësisht se lufta mori fund në gusht të 2001. Paqja e brishtë për më shumë se 20 vjet është mbështetur nga politikat e buta të Perëndimit dhe nga politikat e dobëta të qeverisë në Shkup. Për shkak të rritjes së ekstremizmit politik dhe etnik, qeveria maqedonase duhet të bëjë thirrje për paqe dhe ulje të tensioneve ndëretnike. Opozita shqiptare BDI ka akuzuar qeverinë se ka nisur një spastrim për të…

Read More

[Në foto: Edina Beqireviq] Gjithçka që dihet për “putinizmin”, një formë autokracie që është konservatore dhe populiste dhe që lidh në mënyrë mitike Rusinë dhe Vladimir Putinin, në masë të madhe mund të shihet edhe në Serbinë e Vuçiqit, thotë Edina Beqireviq, autore e librit “Putinizmi në Ballkanin Perëndimor”, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë (REL). Beqireviq, ligjëruese në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Sarajevë dhe hulumtuese e Iniciativës Atlantike, njofton se libri i saj për presidentin rus dhe ndikimin e tij kryesisht në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi, do të…

Read More

Nga Ditmir BUSHATIShumë janë përpjekur ta analizojnë bardhë e zi rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, megjithëse është ende herët për të kuptuar plotësisht përmasat e kësaj ngjarjeje me ndikim botëror. Analiza se përse njerëzit zgjedhin dikë përkundrejt dikujt tjetër ka kohë që është kthyer në art dhe jo shkencë, sidomos në epokën e ballafaqimit të ashpër mes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale. Për amerikanët, ka disa faktorë të rëndësishëm që ndikojnë dhe meritojnë analiza më të thelluara, duke filluar nga paragjykimet, nëse një grua mund të zgjidhet presidente, nëse ‘fenomeni Trump’ është një përjashtim nga rregulli politik apo “ilaç i hidhur”…

Read More

Nga Thomas Piketty Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet amerikane, Evropa nuk mund të jetë më e kënaqur me deklaratat e qëllimeve të mira: duhet të organizohet dhe të rimarrë kontrollin mbi çështjet botërore, pa pasur asnjë iluzion për atë që do të vijë nga Uashingtoni. Megjithatë, pika themelore është se do të jetë e pamundur të përballemi me sfidat socio-ekonomike, klimatike dhe gjeopolitike për sa kohë që njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Evropian duhet të marrin vendime të përbashkëta e në mënyrë unanime, siç ndodh për fat të keq sot, veçanërisht në fushën financiare ose çështjet buxhetore. E…

Read More

[Në foto: Harta e “Teorisë së Zemrës”, e botuar nga Mackinder në 1904. Kredia: Wikipedia Commons] Nga Claudio Grass, ambasador [Eurasia Review] Teoria e famshme e Zemrës së Sir Halford Mackinder u formulua për herë të parë në fillim të shekullit të 20-të, por ajo ka një rëndësi të re sot, veçanërisht kur analizohet përmes një lente kritike të sistemit aktual gjeopolitik, një që thekson lirinë individuale, ndërhyrjen e kufizuar të qeverisë dhe skepticizmin e pushtetit të centralizuar. Teoria e Mackinder-it parashtron se kontrolli mbi “Heartland-in” – afërsisht rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore – jep fuqi të konsiderueshme…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel e ka dënuar dhe e ka quajtur sulm terrorist shpërthimin në kanalin ujor të Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut.“Bashkimi Evropian dënon me shprehjen më të ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në kanalin ujor në Ibër Lepenc në Zubin Potok në veri të Kosovës” – shkruan në deklaratën e BE-së. Borrel e ka quajtur sulmin “një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJAPërshkallëzimi i luftës hibride nga ana e Serbiasë, duke atakuar sistemin Iber-Lepenc dhe atë elektroenergjetik të Kosovës, ka pretendim të hapur që të shkaktojë sa më shumë panik e pasiguri.Këtë marsh të Serbisë, qeveria jonë mund ta shfrytëzojë e ta shndërrojë në një mundësi për rimëkëmbjen e Kombit – me kusht që Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës të përballen me dobësitë tona më të mëdha. Ky kusht ka të bëjë me teologjinë dhe ideologjinë e armiqëve tanë, të cilën duhet ta bëjmë të qasshme për qytetarin e rëndomtë, duke e shpërfaqur të tillë si është -…

Read More

Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka ndërmarrë masa emergjente për zbutjen e pasojave dhe për ta ruajtur sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, pas një sulmi që i shkaktoi dëme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit, tha Qeveria në një njoftim.Këshilli mbajti takim të jashtëzakonshëm, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, disa orë pasi një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend. Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Serbinë se qëndron…

Read More

[Pamje nga shpërthimi në Ibër-Lepenc / Foto: Kosova Press]Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Siç ka njoftuar Policia, nga shpërthimi është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani për “KosovaPressin”. Mësohet se uji ka nisur të rrjedhë nga kanali në mënyrë të pakontrolluar. Ndërkohë, siç i kanë thënë KOHËS burimet në hetuesi, dyshimet…

Read More