Sipas Reuters, Donald Trump po shqyrton emërimin e ish-ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, si të dërguar special për luftën Rusi-Ukrainë. Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Berlin dhe ushtrues detyre i drejtorit të Inteligjencës kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, së shpejti mund të emërohet i dërguari special në Ukrainë dhe të ngarkohet me përfundimin e luftës me Rusinë. Për këtë raporton Reuters, duke cituar katër burime të përfshira në procesin e tranzicionit. Siç raportoi Fox News në mes të nëntorit, presidenti i zgjedhur i SHBA-së dëshiron të emërojë një “të dërguar të paqes në Ukrainë”, i…
Author: ISHGJ
[ Ushtarët ukrainas qëllojnë pozicionet ruse. Foto: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës] Nga Dan Cox [ Foreign Policy Research Institute] (FPRI) – Analiza aktuale e ofensivës së fundit të kryer nga forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë është e paplotë në rastin më të mirë dhe e gabuar në rastin më të keq. Shumica e ekspertëve janë fokusuar në spekulimin nëse ofensiva e fundit do të zemërojë politikanët amerikanë, do të çojë në një fitore eventuale ose do të ndalojë ofensivën ruse në Ukrainën lindore. Duke u marrë fillimisht me zemërimin e politikanëve amerikanë, nuk ka gjasa që Ukraina…
[Foto: Zjarrfikësit punojnë në vendin e një sulmi me raketa ruse në Dnipro, Ukrainë, 21 nëntor 2024. Foto: Shërbimi i Urgjencës së Ukrainës] Nga Can Kasapoğlu [Hudson Institute] Në një zhvillim të madh, administrata Biden i dha Ukrainës lejen për të përdorur armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, veçanërisht Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS), për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë. Më pas, gazeta franceze Le Figaro raportoi se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kishin ndjekur shembullin duke lejuar Ukrainën të përdorte raketat SCALP-EG/Storm Shadow për të njëjtin qëllim, megjithëse botimi e rishikoi atë raport pak pas publikimit…
Lufta në Ukrainë për pothuajse tri vjet rresht, nëdrkohë ka krijuar një rezonancë të thellë gjeopolitike, duke prekur sigurinë ndërkombëtare, ekonominë globale dhe marrëdhëniet midis fuqive kryesore botërore. Nga Dr. Sadri RAMABAJA Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në plan të gjerë, kur kaloi edhe dita e 1000-të e luftimeve, të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha – dhjetëra mijëra të vdekur dhe të lënduar e sakatuar. Shkatërrimi është i përmasave pothuajse apokaliptike; janë regjistruar masakra të panumërta ndaj popullatës civile, rrëmbime, përdhunime masive grash të shoqëruara me plaçkitje e vjedhje gjatë gjithë “operacionit special ushtarak”, siç…
Nga Gzim Rushiti, PhD HRJE Duke kujtuar varfërinë e shkaktuar nga Depresioni i Madh i 1929 –ës, pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara u përpoqën që të krijonin institucione ekonomike ndërkombëtare që duhet të parandalonin një tjetër depresion, duke lehtësuar zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare. Një nga institucionet e propozuara ishte Organizata e Tregtisë Ndërkombëtare. Ideja për formimin e kësaj organizate doli nga aktorët kryesor të forcave fitues të Luftës së Dytë Botërore SHBA –ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Qëllimet e GATT janë : rrijta e standardit jetësor, bërja realitet e politikës së punësimit, rritja e volumit të…
Gjeneral Piro Ahmetaj Ndërkohë që po përmbyllet entuziazmi i fitores së merituar dhe spektakolare (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullore) kundër të gjithëve, pra kundër kundërshtarëve, faktorëve (fake-news, deep fake dhe exit polleve fake), etj, zemrat, mendjet dhe shpresat (hearts & minds & hopes) e mbi 340 milion Amerikanëve por edhe botës janë drejtuar nga Domald Trump, mbas marrjes së detyrës në Janar 2025. Në vijim gjeni përmbledhje mbi sfidat dhe pritshmëritë madhore të Presidencës së dyte 2-të për 4 vitet në vijim: Së pari, përgjatë 4 vitet në vijim, Trump-2 do të përballet me “betejën e jetës së…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve. Kryeministri Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqic do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi. “1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un bëri thirrje për forcimin “e pakufizuar” të aftësive bërthamore dhe përgatitjet për luftë, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Në një fjalim gjatë një konference të komandantëve dhe instruktorëve të Ushtrisë Popullore Koreane, Kim akuzoi SHBA-në dhe Korenë e Jugut për përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin Korean, duke e quajtur rajonin “pikën më të madhe të ndezjes në botë”. Në të njëjtën kohë, miliona banorë të Suedisë, Norvegjisë dhe Finlandës marrin broshura me udhëzime për situata krize, duke përfshirë skenarë lufte. Broshurat janë përditësuar për të pasqyruar “përkeqësimin e situatës së sigurisë” pas…
Nga Dr Selim IBRAIMIFrikë dhe pasiguri në BE dhe Ukrainë pasi Kancelari gjerman në largim Olaf Scholz bisedoi me presidentin rus Vlladimir Putin. Ditë më parë jozyrtarisht presidenti i posazgjedhur amerikan Donald Trump kishte biseduar gjithashtu me Putinin. Për kohën e paqartë gjithmonë është mirë të bëhet analiza e rrezikut gjeopolitik. Por para kësaj, gjithmonë duhet të sjellim për lexuesin disa aspekte të veçorive të gjeopolitikës së sotme. Që nga kohërat e lashta, njerëzit kanë qenë gjithmonë të interesuar të kuptojnë të ardhmen dhe se si mund të zhvillohen gjërat. Ndërsa teknologjia dhe metodat shkencore janë zgjeruar shumë, së bashku…
17.11.24, 19:28Sipas burimeve të brendshme, presidenti amerikan Joe Biden ka lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë. Sipas burimeve të brendshme, presidenti amerikan Joe Biden ka lejuar Ukrainën të përdorë armë amerikane me rreze më të gjatë veprimi kundër objektivave thellë në territorin rus. Kufizimet përkatëse janë hequr, thanë tre persona të njohur me këtë çështje për agjencinë e lajmeve Reuters. Qeveria në Kiev dëshiron të kryejë sulmin e parë të tillë në ditët në vijim. Nuk u dhanë detaje rreth kësaj çështjeje. New York Times raportoi të dielën, duke cituar qarqe të qeverisë amerikane,…