Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Më 5 mars Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri për shkak se opozita bojkotoi seancën dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për votim.
Partia në pushtet, Vetëvendosje, kishte propozuar kandidat të saj Glauk Konjufcën.
PDK, LDK dhe AAK kërkonin një kandidat konsensual dhe nuk morën pjesë në votim; megjithkëtë ato nuk patën propozim për emër konsesual.
Pa kuorum nuk mund të zhvillohej procesi i zgjedhjes së presidentit.
Kjo është një taktikë parlamentare që përdoret shpesh në sisteme parlamentare për të bllokuar një vendim, por nuk përbën automatikisht komplot, megjithëse ka shenja të qarta të komplotit.
Qeveria e Kurti 3 ishte formuar vetëm më 11 shkurt 2026 pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025.
Pas dështimit të procesit, më 6 mars, presidentja Vjosa Osmani që në mëgjes, pa humbur kohë dhe pa pritur reagimin e Gjykatës Kushtetuese rreth kërkesës së parashtruar nga Kuvendi, respektivisht kryetarja e tij dhe tridhjetë deputetë, shpërndau Kuvendin dhe thirri zgjedhje të reja, duke argumentuar se një parlament që nuk arrin të zgjedhë presidentin nuk mund ta zvarrisë pafund procesin.
Kjo është një kompetencë kushtetuese e presidentit, e parashikuar në rastet kur institucionet bllokohen.
Ky veprim me kaq urgjencë i presidentes ka burimin jo te logjika shtetërore dhe obligimet kushttuese, por te egozentrizmi i theksuar dhe hakmarrja politike e ushqyer nga ky egocentrizëm.
Vendi futet kështu në një krizë politike dhe kushtetuese.
Pyetja logjike që shtrohet aktualisht është: a u rrëzua qevera
Kurti 3? A kemi të bëjmë me një komplot politik?
Qeveria nuk u rrëzua në mënyrë direkte, por komplot kishim, ndërkaq elemente e tij do të dalin në skenë në ditët në vijim.
Komploti duket të keqtë qenë i drejtuar nga jashtë – ku rol qendror ka Beogradi.
Kriza e marsit lidhet kryesisht me zgjedhjen e presidentit, jo me një votë mosbesimi ndaj qeverisë.
Nga sot Parlamenti i dorëzon ingerencat e veta tek Gjykata Kushtetuese.
Konkluzioni: Kosova nga një Republikë Parlamentare rrëshqet në një Republikë që mbahet peng nga opozita dhe filiala e saj – Gjykata Kushtetuese.
Në këto rrethana krijimi i perceptimit se pati një komplot duket krejt i ligjshëm.
Në debatet politike në Kosovë janë përmendur disa arsye që ushqejnë këtë perceptim:
1. Bojkoti i opozitës për të bllokuar zgjedhjen e presidentit;
2. Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit, pasi Vetëvendosje nuk e mbështeti për një mandat të dytë si presidente;
3. Interesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje të reja.
Por këto janë interpretime politike, jo prova për një komplot të koordinuar. Tek në ditët në vijim pres që të dalin në skenë elementet që flasin për një komplot dhe atë i koordinuar nga jashtë.
