Nga Melazim KOCI, politolog
“Askush nuk e kishte ne plan clirimin e Kosoves. Ata luftonin qe Kosova te fitonte, te pakten, ato te drejta qe i kishte pasur ne kohen e Titos”!
Kjo eshte deklarate e ketyre diteve e Fatos Klosit, ish kryetar i SHISH-it dhe person qe mban statusin e veteranit te UCK-se.
Ne nje kohe kur Kosova vazhdon te perballet me sfida serioze politike dhe diplomatike ne raport me Serbine, deklarata te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme – ato jane thellesisht te demshme.
Po te ndiqej logjika e Klosit, atehere del se shqiptaret e Kosoves nuk paskan luftuar per pavaresi/shtetesi, por thjesht per disa te “drejta te mohuara” – dhe pavaresia iu paskesh imponuar nga Perendimi. Ky interpretim nuk eshte origjinal. Eshte nje version i zbutur i tezes se njohur serbe se Kosova eshte nje krijese e SHBA-ve, ne kuader te konfliktit gjeopolitik me Serbine/Rusine – dhe jo rezultat fillimisht i nje levizje clirimtare dhe popullore te shqiptareve.
Mjerisht, kjo nuk eshte hera e pare qe nga Tirana artikullohen qasje te tilla qe relativizojne sakrificen dhe vullnetin e popullit te Kosoves.
Te tilla narrativa nuk i sherbejne as te vertetes historike, as unitetit kombetar dhe aq me pak interesave te Kosoves ne betejen e saj per konsolidim shteteror dhe nderkombetar.
Kosova nuk ka nevoje per “ligjerime” nga politikane aktual apo ish – zyrtare te Shqiperise, qe duan te rishkruajne historine sipas nje logjike te coroditur qe perkon me shume me pikepamjet e Beogradit dhe aspak me realitetin qe e njeh gjithe bota perendimore.
Deklarata si kjo e Fatos Klosit jane dhurate per Serbine – dhe Beogradi do te jete mirenjohes, per jete e mot.