Nga Michael BRENNER [Sheer Post]
Brenner është një historian, autor dhe profesor i shquar me origjinë gjermane, i specializuar në historinë dhe kulturën hebraike. Ai mban katedrën “Seymour dhe Lillian Abensohn” për Studimet e Izraelit në Universitetin Amerikan.
Brenner beson se përbërësi vendimtar i suksesit të Epstein-it ishte Mossad-i. “…Vetë Epstein-i luajti rolin kyç. Ai kishte një talent gjenial për të manipuluar këtë botë egosh gjigante, grykësie, lakmie dhe amoraliteti. Megjithatë, ai nuk ishte ndonjë gjeni i keq. Personaliteti i tij nuk ishte magjepsës dhe inteligjenca e tij ishte e zakonshme. Atëherë, si u konceptua, u planifikua dhe si arriti ky rrjet të gjeneronte dhjetëra miliona në fazën e tij fillestare? Këtu hyjmë në ujërat e turbullta të lidhjeve politike.
Ka arsye të forta për të besuar se këta përbërës vendimtarë u siguruan nga Mossad-i. Partneri i Epstein-it në krim, Ghislaine Maxwell, ishte e bija e Robert Maxwell-it – manjatit të njohur të lajmeve në Londër, i cili ishte figurë e përhershme në nivelet më të larta të Establishmentit Britanik. Ishte e mirënjohur se ai drejtonte një rrjet të lirshëm cionistësh dhe simpatizantësh të Izraelit, të cilët grumbullonin forma të shumta informacioni (Intelligence) për izraelitët. Pas vdekjes së tij të parakohshme dhe misterioze nga mbytja pranë jahtit të tij, ai u përkujtua në një ceremoni në Jeruzalem, ku morën pjesë dy ish-drejtorë të Mossad-it dhe një ish-kryeministër – Shimon Peres.
Ata që fitojnë statusin e personazhit të famshëm (të përcaktuar gjerësisht), si në syrin e publikut ashtu edhe në vetëvlerësimin e tyre, formojnë një kastë të privilegjuar. Kjo u jep atyre lejen për të bërë pothuajse gjithçka që dëshirojnë. Nuk bëhet asnjë dallim mes famës dhe emrit të keq. Në këtë kategori hyjnë personat që morën pjesë në krimet e tmerrshme të Epstein-it, ata që e përqafuan këtë njeri dhe/sau i dhanë Jeffrey Epstein-it mbulim ligjor që barazohej me imunitet nga dënimi apo ndëshkimi.
Të gjithë ata janë pjellë e një shoqërie të deformuar – keqbërës pa nder në një tokë mikpritëse.
