Nga Elizabeth Berry
Operacioni i anuluar i janarit nuk ishte, siç pretenduan strategët e kolltukëve, një “karrem gjenial” për të testuar mbrojtjen iraniane. (Kujtojmë që SHBA-ja ishte gati të sulmonte Iranin në janar, por u raportua se izraelitët kërkuan pritje sepse nuk u pëlqeu strategjia amerikane e sulmit).
Përkundrazi, planifikuesit ushtarakë të SHBA-së arritën në një përfundim pragmatik: teatri i operacioneve në Gjirin Persik është riformatuar rrënjësisht. Prejardhja e “super-shkatërruesve” kinezë të Tipit 055 dhe anijeve të inteligjencës sinjalizuese në Gjirin e Omanit, i ka dhënë fund efektivisht epokës së surprizës operacionale të SHBA-së.
Pyetja nuk është më nëse Uashingtoni mund të detyrojë kapitullimin e Iranit përmes presionit, por nëse posedon opsionet ushtarake dhe vullnetin politik për të vepruar në një mjedis ku kostot janë rritur në mënyrë dramatike dhe gjasa për sukses është zbehur përkatësisht.
“Çdo lëvizje e aeroplanmbajtëseve, çdo rrugë e rimbushjes me karburant në ajër, çdo ripozicionim i kryqëzorëve raketorë është tashmë i dukshëm për Teheranin pothuajse në kohë reale,” vuri në dukje një zyrtar i Pentagonit. “Kemi humbur elementin e surprizës mbi të cilin jemi mbështetur për dekada.”
Për Pekinin, ky nuk është as qëndrim ideologjik e as simbolikë boshe — është llogari e ftohtë strategjike. Irani përfaqëson nyjën perëndimore të domosdoshme të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë” (Belt and Road Initiative), furnizuesin kritik të energjisë që nuk mund të lejohet të bjerë nën kontrollin perëndimor.
Siç deklaroi Ministria e Jashtme e Kinës së fundmi: “Kina i bën thirrje me forcë Shteteve të Bashkuara të anulojnë menjëherë të gjitha sanksionet në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar.” Humbja e Iranit përballë një entiteti të rreshtuar me NATO-n do të përbënte një katastrofë të pashmangshme ekonomike dhe gjeopolitike, të cilën Pekini është qartësisht i pavendosur ta lejojë. [Përktheu: Dan GASHI]
