Nga Elizabeth Berry
Ashtu si shumë njerëz, fillimisht i hodha poshtë të gjitha historitë e konspiracionit politik rreth Epstein dhe pak a shumë e shpërfillja atë si thjesht një pervers mashkull i pasur. Megjithatë, e vërteta mund të jetë këmbëngulëse dhe e pamëshirshme, dhe kështu ka qenë edhe me Jeffrey Epstein, pasi copë pas cope historia e Epstein është zbërthyer.
Historia e dokumentuar me përpikëri e kontrollit të fshehtë të politikës amerikane bëhet e dukshme në një libër me dy vëllime: One Nation Under Blackmail. Ky libër është “këpuca tjetër që ra”. Në dy vëllimet e tij, vepra zbulon se si miliarderë që vënë Izraelin të parin, rrjete të lidhura me Mafian dhe inteligjencën kanë përdorur shtrëngim financiar, kurthe politike, kompromat seksual dhe media korporative të bindura për të formësuar një sistem politik amerikan në shërbim të Izraelit.
“One Nation Under Blackmail” është një aktakuzë dënuese e pasojave që rrjedhin nga marrëdhënia pothuajse një shekullore midis inteligjencës amerikane dhe izraelite dhe rrjetit kriminal të organizuar të njohur si National Crime Syndicate.
Ky libër shqyrton në mënyrë specifike se si ai bashkim midis inteligjencës dhe krimit të organizuar zhvilloi drejtpërdrejt taktikat dhe rrjetet e shantazhit seksual që më vonë do të mundësonin operacionin e shantazhit seksual dhe krime të tjera të pedofilit dhe trafikantit të seksit tashmë të vdekur, Jeffrey Epstein. Në vend që të fokusohet te natyra e shthurur e krimeve të tij, ky libër zbulon masën në të cilën aktivitetet e Epstein ishin të sponsorizuara nga shteti përmes një shqyrtimi të lidhjeve të tij me inteligjencën.
Për shumë vite, skandali Jeffrey Epstein u keq-kornizua qëllimisht nga media “e lirë” e menaxhuar nga sionistët si historia e një grabitqari seksual të vetmuar, një figure e neveritshme, pasuria e të cilit e mbronte nga përgjegjësia. Ky kornizim nuk ishte një dështim i gazetarisë. Ishte pjesë e mbulimit për të mbrojtur institucionet, shërbimet e inteligjencës, elitën politike dhe intelektuale.
Epstein mburrej se ishte një “mbledhës njerëzish”. Një përshkrim më i saktë, megjithatë, do të ishte një “mbledhës pisllëku”. Shërbimet e inteligjencës nuk i kultivojnë elitat nga admirimi apo kureshtja shoqërore, por për mënyrën se si t’i përdorin ato. Për këtë qëllim, Epstein i kishte pajisur rezidencat e tij me kamera të fshehta për të regjistruar “mysafirët e tij të veçantë” në situata komprometuese. Kjo nuk ishte voyeurizëm apo një kënaqësi private. Ishte një operacion “mbledhjeje pisllëku” me qëllimin e qartë të nxjerrjes së favoreve, ndikimit dhe shantazhit.
Pronat e Epstein në qytetin e Nju Jorkut, rezidenca në Palm Beach, rançi në New Mexico, ishulli privat dhe avionët—funksiononin si një fabrikë “mbledhjeje pisllëku”. Burra të fuqishëm, politikanë, mbretëri, financierë, akademikë, intelektualë tërhiqeshin dhe komprometoheshin me “pisllëk”. Ky ishte një operacion psikologjik i llogaritur, i zbatuar sipas planit dhe grabitqar në dizajn.
Ghislaine Maxwell nuk ishte thjesht e njohura e Epstein. Ajo ishte vajza e Robert Maxwell, i cili gjithmonë dyshohej se ishte një aset i madh i Mossadit. Robert Maxwell ishte në dukje instrumental në shpërndarjen e softuerit PROMIS të vjedhur nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe të modifikuar me një derë të pasme izraelite, duke i lejuar Izraelit të spiunonte agjenci inteligjence, ushtri dhe korporata në mbarë botën.
Kur babai i Maxwell, një shtetas britanik, vdiq në rrethana misterioze, ai mori një funeral heroik të ndjekur nga kryeministri dhe presidenti izraelit dhe u varros në Malin e Ullinjve në Jerusalem. Nderime të tilla nuk u jepen izraelitëve të zakonshëm apo biznesmenëve hebrenj të pasur. Ato u rezervohen individëve që kanë dhënë shërbime të jashtëzakonshme për shtetin.
Jeffrey Epstein dhe ndihmësja e tij, Ghislaine Maxwell, funksionuan si elementë kyç në një operacion metodik shantazhi dhe ndikimi, një operacion që shfaq shenjat e sakta dalluese të një aparati të sofistikuar inteligjence. Kjo sugjeron se Epstein nuk ishte një grabitqar i vetëm i dalë nga rruga; por përkundrazi, një aset i nivelit të lartë izraelit.
One Nation Under Blackmail nga Whitney Alyse Webb është një seri me dy vëllime.
Vëllimi 1: Fokusohet në marrëdhënien historike midis inteligjencës amerikane/izraelite dhe krimit të organizuar (National Crime Syndicate), duke hedhur themelet për rrjetet e shantazhit.
Vëllimi 2: Shqyrton ngritjen e Jeffrey Epstein, Ghislaine Maxwell dhe Leslie Wexner, duke i vendosur aktivitetet e tyre në kontekstin e rrjeteve të inteligjencës dhe krimit të organizuar të vendosura në vëllimin e parë. [Leslie Wexner është një miliarder hebre i vjetër (88). Epstein kishte shtëpi në New Albany, periferi e Columbusit që Wexner e rindërtoi në vitet 1990. Ai ishte administratori i vetëm i pasurisë së Wexner derisa shitësi (Victoria’s Secret) u martua me gruan e tij, Abigail, në vitin 1993. Shtëpia e qytetit e Epstein në Nju Jork dikur i përkiste Wexner.]
Do të jetë interesante të shihet se ku përfundon kjo histori. Megjithatë, mendoj se tani është zbërthyer aq shumë sa që ata kurrë nuk do të mund ta fusin sërish në kutinë e Pandorës.
[Përktheu dhe pregaditi: Dan GASHI]
