Rikthimi tek ideali i “shtetit-komb” në këtë epokë të rikthimit të gjeopolitikës është e drejtë legjitime, rrjedhimisht ajo, si e tillë, nuk luftohet dot me mjete të ulta të kriptofashistëve e as me gjuhën e stilin e dikurshëm të marionetave jugosllave.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Në epokën e Revolucionit të 1981-ës, kur rinia studentore natyrisht e orjentuar dhe drejtuar nga kripto-elita shqiptare dhe grupet e fshehta atdhetare, që atbotë i quanim grupe ilegale, po shpalosnin idenë për barazi dhe dinjitet brenda ish RSFJ-së, që nënkuptonte kërkesa për Republikë, një shtresë byrokratësh që ishin në krye të Autonomisë së Kosovës e që identifikoheshin më shumë si jugosllav shqipfolës, atbotë në emër të pansocializmit vetqeverisës jugosllav, këtë lëvizje bashkë me kërkesën qendrore për Republikë, e patën kualifikuar si shprehje e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, duke e kualifikuar si kundërrevolucion!
Dyzet vite më vonë çfardo përpjekje për funksionalizimin e Republikës dhe shtrirje të sovranitetit të saj në veri, tok me objektivin jetik për ruajtjen dhe garantimin e integritetit të Republikës, pinjollët e tyre e cilsojnë hiq më pak se kripto-fashizëm!
Le t’i hedhim një sy kësaj akuze të re me bazë po te e njejta mendpsi politike, si ajo e marionetave jugosllave me emrat sinanhasan, mehmetmaliq, alishukri, azemvllas…
Kripto-fashizmi është trajtë e fshehtë e fashizmit, pra fashizëm i fshehur, i maskuar me diskurs demokratik, por që mban brenda ide dhe praktika autoritariste. Pra, sovranizmi kriptofashist është kur diskursi i “mbrojtjes së sovranitetit” përdoret si mjet retorik për të: sulmuar pluralizmin, liritë civile dhe institucionet demokratike; për të promovuar nacionalizëm ekskluzivist dhe shpesh racist; për të relativizuar ose rishkruar historinë e fashizmit klasik; për të justifikuar autoritarizmin politik me arsyetimin “e bëjmë për të mbrojtur kombin”…
Shembujt tipik të kësaj rryme në europën aktuale janë:
- Viktor Orbán (Hungari) – retorika e “sovranitetit hungarez” përballë BE-së shpesh shoqërohet me kufizim të mediave, gjykatave dhe opozitës.
- Lëvizja e Meloni-t (Itali) – përdor diskursin e sovranizmit, por me rrënjë në traditën e post-fashizmit italian.
- Fronti Kombëtar i Le Pen-it (Francë) – përpara se të zbutte retorikën, e lidhte sovranizmin me një vizion etno-nacionalist.
- Aleanz fuer Deutschlland – AfD [Gjermani].
- Partia Progresiste Serbe (SNS)– (Srpska Napredna Stranka) e presidentit Aleksandar Vučić…
Në thelb, “sovranizmi kriptofashist” është një strategji politike e re të djathtës ekstreme që nuk shfaqet haptazi si fashizëm (sepse fashizmi klasik është i delegjitimuar moralisht pas Luftës II Botërore), por përdor kauzën e sovranitetit kombëtar për të legjitimuar politika që praktikisht: dobësojnë demokracinë liberale, fuqizojnë ekzekutivin autoritar, shënjestrojnë minoritetet dhe emigrantët, nxisin konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar.
Çka len maca – gjun mi
Pse bëhet kjo akuzë sot nga pinjolli i kryekriminelit Mehmet Maliqi[ish shefi I UDB-së për Kosovës më 1981]?
Natyrisht ai e din se tek e majta proruse europiane, është pikërisht kjo propagandë që kishte zënë vend në përplasjen ideologjike rreth arysyeve reale pse kishte shpërthyer lufta në ish Jugosllavi në 1991 dhe pse ndërkohë po zhvillohet ajo në Ukrainë.
Kjo kategori analisëtsh sot gëzojnë hapësirë mediale gjithandej në Prishtinë e Tiranë, duke ju kundërvënë me të gjitha mjetet çfardo progresi politik në Kosovë, duke i dalë përpara me akuza të ksaj natyre çfardo ideje për bashkim kombëtar.
Gjuha, stili e metodat e kolaboracionizmit, sado të veshura me petkun e së majtës moderne, nuk fshehin në thelb pozicionin real që mbrujnë në vetvete: atë të luftimit me të gjitha mjete të të drejtës për vetëvendosje.
Nga qarqe të jashtme (pro-serbe apo edhe disa ndërkombëtare) retorika e vetëvendosjes kombëtare shpesh etiketohet si “fashiste” apo “ekstremiste”, për ta delegjitimuar kërkesën e shqiptarëve në sytë e publikut ndërkombëtar.
Agon maliqi bën pjesë në kategorinë e kundërshtrëve që nuk zgjedhin mjete për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe posaqërisht personin e Albin Kurtit. Ata kudo e kurdo e akuzojnë LVV-në se pas retorikës së saj për sovranitet e vetëvendosje fshihet një logjikë “kriptofashiste”: nënshtrim i institucioneve ndaj ekzekutivit, retorikë e ashpër ndaj opozitës dhe etiketim i kundërshtarëve si “tradhtarë”. Kjo akuzë për “kriptofashizëm” përdoret si armë për të dëmtuar legjitimitetin e pushtetit aktual. Ky pinjoll I ish pushteterëve marioneta të Serbisë e zënë në gojë nocionin kriptofashizëm, jo se nuk e dinë se si idologji ai është realitet i disa lëvizjeve të djathta në Europë, rrjedhimisht nuk ka të bëjë fare me Kosovën, por në Kosovë atë e përdorin si etiketë të zbrazët për të njollosur kundërshtarin.
Rikthimi tek ideali i “shtetit-komb” – e drejtë legjitime
E drejta e kombeve për vetëvendosje është një produkt kompleks i evolucionit të mendimit politik, ligjor dhe filosofik, dhe nuk mund t’i atribuohet në mënyrë të drejtpërdrejtë një ideologjie të vetme. Ajo ka rrënjë në disa tradita ideologjike dhe historike kryesore:
Liberalizmi dhe Iluminizmi (Rrënjët e hershme) i kanë tek parimi i sovranitetit popullor – që ka burimin tek mendimi filozofik i si Gjon Llokut [John Locke] dhe Zhan Zhak Rusoit [Jean-Jacques Rousseau]. Sipas këtij parimi qeveria e merr legitimitetin e saj nga pëlqimi i të qeverisurve. Kjo ide u zgjerua për të përfshirë të drejtën e një kombi që të përcaktojë vet statusin e tij politik.
Më tej tek mendimi revolucionar – Revolucioni Amerikan (1776) dhe sidomos Revolucioni Francez (1789) promovuan idetë e “vetëqeverisjes” dhe “të drejtave kombëtare” kundër monarkive dhe perandorive të vjetra. Deklarata e Pavarësisë së SHBA-shteteve thekson qartë të drejtën e një populli për të ndryshuar ose shfuqizuar një qeveri që nuk i shërben interesave të tyre.
Në sheklullin 19-të na shpërfaqet nacionalizmi si ideologji (në kuptimin pozitiv të fjaës) dhe ideali i “shtetit-komb”: Nacionalistët si Giuseppe Mazzini në Itali ose ai i rilindasve tanë që argumentuan se çdo komb (i përcaktuar nga gjuha, kultura dhe historia e përbashkët) ka të drejtë e ligjshme dhe të natyrshme për të formuar shtetin e vet sovran.
Në epokën moderne e drejta për vetëvendosje u bë parimi kryesor për të legjitimuar formimin e shteteve-kombërore dhe shpërbërjen e perandorive shumëkombëshe (si Perandoria Osmane ose Austro-Hungareze).
Rikthimi tek ideali i “shtetit-komb” në këtë epokë të rikthimit të gjeopolitikës është e drejtë legjitime, rrjedhimisht ajo, si e tillë, nuk luftohet dot me mjete të ulta të kriptofashistëve e as me gjuhën e stilin e dikurshëm të marionetave jugosllave.