Nga Bedri HALIMI / Shkrimtar
Në periudhën e pasluftës në Kosovë, fillimisht në këtë çështje janë përzier UNMIK-u, pastaj EULEX-i, e tek më vonë organet shtetërore të Kosovës. Me këto punë gjatë kësaj kohe institucioni me kredibil në Kosovë ka qenë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut (KMDLNJ)
Ndërkaq në vitin 2011 nga Qeveria e Kosovës u themelua “Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë”.
Ky Institut ka funksionuar për një periudhë relativisht të shkurtër, rreth 3–4 vjet, deri afërsisht në vitin 2014/2015, kur u shua (u mbyll) dhe aktiviteti i tij u ndërpre.
Pse u shua ky Institut? Përse u formua? Dhe përse ju ndërpre puna?
Vlerësim i punës së këtij Instituti
Ky Instituti (i parë): nuk arriti të konsolidohet si mekanizëm i qëndrueshëm; pati mungesë mbështetjeje politike dhe buxhetore; dhe për këtë arsye ndikimi i tij në dokumentimin e krimeve të luftës mbeti i kufizuar.
Pra nuk u përkrah nga shteti, nuk u financua dhe si rrjedhojë nuk u mblodhën dhe nuk u sistemuan dëshmitë për krimet e Serbisë.
Pse u veprua këshu?
Pse nuk u ndihmua që të bëhet dokumentimi i krimeve të Serbisë?
Kujt i konvenon mosgrumbullimi i dëshmive të krimeve gjatë luftës?
Dihet se gjatë kësaj kohe kush ishte Kryeministër; kush ishte Kryeparlamentar; kush ishte President; kush ishte Ministër i Drejtësië, ku në këtë pikë asnjëri nuk ishte në nivel të kësaj detyre.
Përse dështoi Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë
Dështimi i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë nuk ishte thjesht çështje teknike, por ishte kryesisht çështje politike dhe institucionale. Ja disa të dhëna:
1. Mungesa e vullnetit politik
Instituti u themelua në letër, por nuk pati kurrë mbështetje të qëndrueshme nga të gjitha qeveritë pasuese.
Dokumentimi serioz i krimeve të luftës nuk u bë sepse kjo gjë: prek tema të ndjeshme ndërkombëtare; hap çështje të përgjegjësisë shtetërore të Serbisë; dhe kërkon përplasje diplomatike.
Për këtë arsye, ky Institut u trajtua si institucion formal, jo prioritet real.
2. Buxheti dhe kapacitetet e kufizuara
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë kishte staf të vogël dhe të paqëndrueshëm; kishte mungesë ekspertësh të thellë në hetime ndërkombëtare; kishte mungesë fondesh për hulumtime në terren dhe arkiva jashtë Kosovës.
Në këtë fushë ku duhen ekipe multidisiplinare (juristë, historianë, forenzikë), kjo ishte pengesë serioze.
3. Mungesa e koordinimit institucional
Rreth Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë nuk u krijua një sistem i integruar me: Prokurorinë; Policinë; arkivat shtetërore; dhe organizatat e shoqërisë civile si KMDLNJ.
Si pasojë e kësaj, shumë dëshmi mbetën të shpërndara; nuk u krijua një databazë e unifikuar kombëtare.
4. Mbivendosja me mekanizmat ndërkombëtarë
Pas luftës, dokumentimi i krimeve ishte pjesërisht në duart e: UNMIK-ut; EULEX-it; dhe më herët ICTY.
Kjo gjë krijoj një varësi psikologjike dhe institucionale, ku institucionet vendore nuk u fuqizuan mjaftueshëm për ta marrë vetë drejtimin.
5. Mungesa e strategjisë afatgjatë
Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë nuk kishte: plan të qartë shumëvjeçar; nuk kishte objektiva të matshme; nuk kishte strategji për publikim, edukim dhe diplomaci ndërkombëtare.
Ky Institut, funksionoi më shumë si strukturë administrative sesa si qendër kërkimore aktive.
6. Politizimi dhe ndërhyrjet
Në kuadër të Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë emërimet dhe drejtimi shpesh ndikoheshin politikisht, duke ndikuar kështu praktikisht në: uljen e profesionalizmit; dëmtimin e besueshmërisë; pengimin në vazhdimësinë e punës së këtij Instituti.
Cilat janë pasojat e mbylljes së Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë?
1. Humbje e kohës shumë kritike për dëshmitarët e gjallë
Vitet e para pas luftës ishin më të rëndësishmet për: mbledhjen e dëshmive; intervistimin e dëshmitarëve; sigurimin e provave materiale. Ky momentum u humb ndjeshëm.
2. Dobësim i narrativës shtetërore
Kosova nuk arriti të ndërtojë në kohë një arkiv të fuqishëm shtetëror për krimet e luftës, duke lënë hapësirë për: relativizim të krimeve; mohime të krimeve; dhe narrativë alternative nga Serbia.
3. Pengesa në drejtësi tranzicionale
Pa dokumentim sistematik të dëshmive rreth krimeve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë: rastet gjyqësore janë dobësuar; drejtësia është vonuar; viktimat ndihen të papërfaqësuara, ku shumë dëshmitarë që me kalimin e kohës kanë vdekur.
4. Varësia nga faktorët e jashtëm
Institucionet e Kosovës, në vend se ti kryenin vetë punët që mund t’i kryenin, vazhduan të mbështeten më shumë te mekanizmat ndërkombëtarë sesa të ndërtojë kapacitet i brendshëm (këtu nuk përjashtohet mundësia e sugjerimeve të qëllimta të segmenteve të caktuara apo edhe individëve të caktuar ndërkombëtar).
Çfarë ndodhi më pas dhe a është përmirësuar situata sot?
Pas mbylljes së këtij Instituti, pati një boshllëk institucional në dokumentimin sistematik të krimeve të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Më vonë, kjo fushë u tentua të mbulohet pjesërisht nga struktura të tjera shtetërore, si:
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (i riaktivizuar si koncept në vitet e fundit, me mandat të ngjashëm).
Në vitet e fundit ka përpjekje për ringritje përmes: Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, por sfidat mbeten dhe më tej: a do të ketë pavarësi reale ky Institut? a do të ketë financim serioz ky Institut? a do të jetë prioritet shtetëror afatgjatë ky Institut?
KRAHASIMI KONKRET I KOSOVËS ME KROACINË, BOSNJËN OSE SERBINË (SI I KANË ORGANIZUAR ATA INSTITUCIONET PËR DOKUMENTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS
Kroacia si model i institucionalizimit të fortë
Institucionet kryesore në Kroaci janë: Ministria e Veteranëve të Luftës e Kroacisë; Arkivat shtetërore dhe institucionet kërkimore historike
Çfarë kanë bërë mirë në Kroaci në dokumentimin e krimeve gjatë luftë?
Kanë krijuar regjistra të detajuar të viktimave dhe veteranëve; kanë bërë dokumentimin sistematik të krimeve serbe në Kroaci; kanë botuar libra, kanë organizuar ekspozita dhe kanë bërë edukimin publik.
Në Kroaci kanë bërë Integrimin e narrativës së luftës në sistemin arsimor kroat.
Cilat janë rezultatet e kësaj pune në Kroaci?
Kroacia ka ndërtuar një narrativë shtetërore të konsoliduar dhe të pranuar ndërkombëtarisht.
Bosnja dhe Hercegovina, ndonëse si model i fragmentuar, por shumë i pasur me dokumentim
Institucionet kryesore në Bosnje dhe Hercegovinë janë: Instituti për Personat e Zhdukur të Bosnjës dhe Hercegovinës; Gjykata dhe prokurori të specializuara për krime lufte.
Cilat janë karakteristikat e këtyre Institucioneve?
Këto institucione kanë strukturë të ndarë etnikisht (që është problematike), por me nivel shumë të lartë dokumentimi, sidomos për viktimat.
Cili ishte roli i faktorëve ndërkombëtarë?
ICTY ka luajtur rol kyç në: mbledhjen e provave si dhe në krijimin e arkivave të mëdha (Haga)
Cilat janë rezultatet e punës së Institucioneve në Bosnje dhe Hercegovinë?
Edhe pse politikisht e ndarë, Bosnja ka arkivin më të pasur të krimeve të luftës në rajon.
Serbia si kontroll i narrativës së krimeve dhe strategji të fortë shtetërore
Institucionet në Serbi që merren me luftën në Kosovë: Zyra për Kosovën dhe Metohinë; Arkiva shtetërore dhe institute historike.
Cila është Strategjia e veprimit të këtyre Institucioneve në Serbi?
Dokumentimi selektiv (fokus te viktimat serbe); Investimi në libra, filma dhe diplomaci ndërkombëtare.
Prioriteti i angazhimit të këtyre institucioneve serbe është relativizimi dhe mohimi i krimeve të forcave serbe
Rezultatet e Serbisë si pasojë e këtyre angazhimeve janë se: Serbia ka qenë shumë aktive në luftën e narrativave, edhe kur faktet janë kundër saj.
Kosova me boshllëk institucional
Institucionet që janë marrë me çështjen e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë janë: Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (i dështuar); Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (i ri, ende në zhvillim); KMDLNJ (që ka bërë punë dhe ka rol shumë të rëndësishëm, por ka mbetur institucion jo shtetëror).
Problemet kryesore të këtyre institucioneve janë: ka pasur dhe ka mungesë kontinuiteti; ka pasur dhe ka mungesë strategjie shtetërore; ka pasur dhe ka mungesë të arkivit të centralizuar; ka pasur dhe ka varësi nga iniciativa individuale ose OJQ.
Rezultatet e punës deri tani janë: Kosova ka dëshmi të shumta, por jo të organizuara në mënyrë shtetërore.
Kështu përderisa strategjia shtetërore në dokumentimin e krimeve gjatë luftës, në Kroaci është e fortë; në Bosnje është e fragmentarizuar (për arsye të njohura); në Serbi është e centralizuar; kurse në Kosovë është e dobët.
Dokumentimi i materialeve në Kroaci është sistematik; në Bosnjë është shumë i pasur; në Serbi është selektiv, kurse në Kosovë është e shpërndarë.
Angazhimet institucionale në këtë drejtim të mbledhjes së të dhënave për krime gjatë luftës, në Kroaci dhe në Serbi janë funksionale; në Bosnjë janë të fragmentarizuara, kurse në Kosovë jo funksionale.
Narrativat ndërkombëtare për krimet e ndodhura gjatë luftës në Kroaci janë funksionale, në Bosnje janë funskionale, në Serbi janë selektive, kurse në Kosovë është shumë e bobët.
Çfarë duhet të bëjë Kosova?
Qeveria e Kosovës duhet me urgjëncë ti bëjë këto veprime:
1. Krijimi i një arkivi kombëtar unik
Krijimi i një databazë e vetme për: viktimat; për dëshmitë; për dokumentet.
2. Profesionalizim i plotë i institutit
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës duhet të ketë: pavarësi ligjore; të ketë staf ndërkombëtar dhe vendor; duhet të ketë buxhet të garantuar; duhet të ket organ mbikqyrës
3. Lidhje direkte me drejtësinë
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës duhet të punojë ngushtë me: prokurorinë; me gjykatat (që dokumentimi të përdoret realisht në procese gjyqësore).
4. Diplomaci e kujtesës
Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës duhet të botojë libra në gjuhë të huaja; të hap ekspozita ndërkombëtare; të bëj dhe të përhap dokumentarë. (Në të gjitha këto pika Serbia është shumë më përpara)!
5. Edukimi dhe narrativa e brendshme
Duhet me urgjencë që çeshtja e luftës së UÇK-së dhe e krimeve serbe të futet në tekstet shkollore; të gjenden forma e modalitete që të bëhet edukimi i brezave të rinj.
Problemi i Kosovës nuk është mungesa e së vërtetës, por mungesa e organizimit të së vërtetës.
Përderisa Kroacia e ka institucionalizuar çdo gjë; Bosnja e ka dokumentuar masivisht çdo gjë; Serbia e ka politizuar çdo gjë; Kosova mjerisht ende nuk e ka bërë këtë temë të krimeve projekt shtetëror afatgjatë.
Rreth disa ndodhive që kanë ndodhur lidhur me dëshmitë e krimeve gjatë luftës në Kosovë
- Ne në të kaluarën jemi ballafaquar edhe me gjëra jo të këndshme të institucioneve tona, duke filluar që nga: vjedhja e dëshmive në fillim vitet 2000 në zyrën e kryetarit të “Komisionit për hetimin e krimeve të luftës dhe përsonave të humbur” (ishte si OJQ).
- Rreth krimeve të luftës në Kosovë janë shkruar disa libra nga autorë të ndryshëm. Ndër librat më serioz, rreth trajtimit të krimeve serbe në Kosovë është libri i Bardhyl Mahmutit me titull “Mashtrimi i Madh”, që pati bërë jehonë të madhe. Por në vend se të përkrahej ky libër nga istitucionet e Kosovës për t’u botuar dhe për t`u shpërndarë ky libër, shumë ekzemplarë të këtij libri, të përkthyer e të botuar në gjuhën angleze, i janë dhënë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me synimin për t’a shpërndarë në institucionet e ndryshme ndërkombëtare. Dhe në vend se të bëhej kjo gjë, dihet mirëfilli se këto libra kanë përfunduar në bodrumet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, me ç’rast me këtë veprim është bërë “fshehja e të vërtetës për krimet serbe në depotë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës në vitin 2018. Për këtë sjellje me librin e Bardhyl Mahmutit ka shkruar edhe gazeta Epoka e Re më 18 prill 2018”.
- Libër tjetër gjithashtu i rëndësishëm për të të treguar për krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovës është libri i Nysret Pllanës me titull “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”. Ky libër që përmban mbi 1000 fotografi kolor të krimeve serbe
- Të kryera në vende të ndryshme të Kosovës, perveçse nuk është perkrahur nga intitucionet e Kosovës, dhe në vend që përfundonte në zyrat e përfaqësuesve ndërkombetarë, sipas pohimit të vet autorit del se ekzemplarët e tij kanë përfunduar në bodrumin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Për ketë sjellje me librin e Nyret Pllanës kanë shkruar të gjitha mediat e kohës: po e përmend gazetën “Zëri” të datës 16 shkurt 2019. Për këto veprime nuk u fajsua askush.
- Gjithashtu është i njohur edhe rasti në natën mes 24 e 25 prillit 2009, kur u vodh Depoja e Dëshmive në selinë qendrore të Policisë së Kosovës në Prishtinë. Në këtë rast, u vodhën sasi të mëdha të provave, përfshirë: rreth 47 kg heroinë, para kesh dhe monedha të huaja, materiale të tjera hetimore dhe prova. Ky incident u quajt nga media një “skandal kombëtar”. Atëherë e sot, nuk u zbulua asgjë. Ky pasus duhet të hiqet se nuk lidhet me temen që po trajton
Devijimet e qëllimta të Shkëlzen Gashit dhe mbrojtësve të tij
Shkelzen Gashi është i njohur për qëndrimet dhe deklarimet e tij tendencioze kundër UÇK-së. Me paturpësinë më të madhe thotë se afro një mijë qytetarë serbë i paskan vrarë pjestarët e UÇK-së. Madje për këtë ironizon duke thënë se këta nuk i kanë vrarë pjestarët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Hajdar Dushi”, por pjesëtarët e UÇK-së. Të konkludosh kështu pa pasur asnjë dëshmi, ose ke detyrë për të deklaruar dezinfotmuar kërsiosj, ose ke urrejtje patologjike për pjestarët e UÇK-së. Natyrisht, vrasjet e civilëve janë vrasje dhe duhet kërkuar drejtësi për të vrarët. Por të prejudikosh në këtë mënyrë sikur gjoja ato i kanë bërë pjesëtarët e UÇK-së pa treguar asnjë fakt dhe argument pwr këtë, është më shumë se një absurd dhe më shumw se një poshtërsi. Kjo dekleratë e tij nuk do të duhej pa u marrë në konsideratë edhe nga Prokuroria.
Tani ka dalur me një libër për krimet e luftës në Kosovë. Dhe si derivat i librit, ai doli edhe me Ekspozitën skandaloze.
Reagimet racionale rreth skandalit të Shkelzen Gashit
Shkelzen Gashi ja ka huqur me të gjitha të dhënat rreth të vrarëve civilë të përmendur për Masakrat që i përmend. Po Shkelzen Gashi ja ka huqur edhe me Masakrën e Dubravës, ku potencon se në mesin e të burgosurve të vrarë, paska pasur edhe të burgosur të armatosur. Prandaj reagimet u bënë masive me plotë të drejtë.
Ajo që është shqetësuese në këtë rast është se:
- Shkelzen Gashi fillimisht nuk u shfaq për ta pranuar fajin, por tentoi të fshihet pas emrit të Natasha Kandiqit, duke shpresuar se ia hodhi opinionit.
- Ndaj tentimit të fshehjes së Shkëlzen Gashit pas Natasha Kandiqit, reagoi vet Natasha Kandiqi, duke e demantuar përmbajtjen e Ekspozitës dhe duke kërkuar që ajo ekspozitë të tërhiet.
- Tani pasi Shkelzen Gashi mbeti lakuriq, pas reagimit të Kandiqit, doli me një kërkim falje.
- Para se ta bënte kërkim-faljen, doli Rron Gjonovci duke thënë se fajin e paskan familjarët e të vrarëve…Por as kjo nuk piu ujë. Përkundrazi e iritoi masën.
- Po gjatë kësaj kohe në një TV doli edhe Durim Jashari (shok i tyre) duke lexuar rreshta nga libri i Shkelzen Gashit, duke dashur që kësisoji ta përqëndroj vemendjen e opinionit rreth librit e jo të Ekspozitës skandaloze.
- Ndaj librit të Shkelzen Gashit ka pasur vërejtje serioze studiuesi i historisë Durim Abdullahu, punimi i të cilit ka qenë i publikuar. Dhe Shkelzen Gashi në vend që ti merrte seriozisht vërejtjet e Durim Abdullahut, ai ka vazhduar në misionin e tij duke shpërndarë të pavërteta.
- Interesante është fakti se Shkelzen Gashi, Rron Gjinovci etj, mundohen të thonë se s’ka pasur burime të sakta në të cilat do të bazohej Shkëlzen Gashi.
- Lidhur me krimet e ndodhura gjatë luftës ka pasur disa burime edhe të jashtme, por edhe të brendshme, e në veçanti në librin e KMDLNJ-së (Krimet e Serbisë në Kosovë 1998–1999).
- Kurse lidhur me masakrën e Dubravës janë botuar së pakut katër libra nga: grup autorësh, Asllan Selimi, Ukë Thaçi, Enver Dugolli, e ku gjithkund shkruan për tmerrin që kanë përjetuar të mbijetuarit me rastin e masakrave të kryera në burgun e Dubravës. Në asnjërin nga këta libra nuk flitet për të burgosur të armatosur. Pohimin skandaloz të Shkelzen Gashit skandaloz se në burgun e Dubravës ka pasur të burgosur më se miri e ka hedhur poshtë Natasha Kandiqi.
- Të gjitha këto, nuk janë të rastit nga Shkelzen Gashi. Prandaj opinioni u elektrizua. Për të mos eskaluar situata ndërhyri Prokuroria që ta trajtoj këtë çështje. Madje Prokuroria Speciale.
- Po Shkëlzen Gashi, i ndihmuar edhe nga Durim Jashari e Rron Gjonovci, thonë afërsisht se reagimet nuk paskan të bëjnë me Shkelzen Gashin, por me Albin Kurtin. Madje Shkelzen Gashi tenton të fshihet jo vetëm pas Albin Kurtit, por edhe pas Adem Demaçit. Këto janë veprime të ulta për shfajësim për gabimet e bëra me qëllim.
Deklarimet iracionale lidhur me këtë rast
Ndër deklarimet iracionale lidhur me Ekspozitën skandaloze janë:
- Tentimi për ta lidhur emrin e Shkelzen Gashit me Lëvizjen Vetvendosje, apo me Albin Kurtin. Kjo nuk qëndron. Çdo tentim politizimi e ndihmon Shkelzen Gashin.
- Përmendja e institucioneve të caktuara se e paskan ndihmuar me kaq para botimin, se ja paskan ble librin për shpërndarje etj., nuk janë asnjë përgjegjësi politike e as jurudike.
- Edhe financimi për përgatitjen dhe mbaajtjen e Ekspozitës që është bërë nga Kuvendi i Kosovës, nuk e inkriminon kuvendin e Kosovës në skandalin e bërë nga Shkelzen Gashi.
- Pra nuk është problemi kush e ka përkrahur dhe pse e ka përkrahur ekspozitën. Por problemi është te permbajtja sakandaloze e përmbajtjes së materialeve të prezantuara.
- Nuk po themi që Shkelzen Gashi ka qenë dashur ta rris numrin e viktimave të shkatuara nga forcat serbe, por për çudi si nuk ja ka huqur për ta bërë një gabim të tillë në asnjë rast, por në të gjitha rastet ja ka huqur duke e bërë zvogëlimin e numrit të civilëve të vrarë. Ky është tregues se Shkelzen Gashi ka qenë shumë i kujdesshëm në kryerjen e misionit të tij destruktiv.
