Nga Lirim Gashi
Kultura, edukata dhe historia e serbëve është e përbërë nga urrejtja, gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet, vjedhjet, plaçkitjet, intrigat, trillimet, pisllëqet, shpifjet, vrasjet, masakrat dhe gjenocidet, të cilat ecin paralelisht si hallkat e të njëjtit zinxhir dhe ia lidhin qafën e këmbët vetë popullit serb, duke e mbajtur peng të marrëzive të veta.
Dhe për këtë arsye, ai endet në një rreth vicioz, duke e luajtur vallen e pistë çetnike e partizane me opingat mesjetare, kur gjuetia e shtrigave konsiderohej si arritja më e madhe civilizuese.
Sa thellë ka depërtuar sjellja shizofrenike dhe bipolare në gjenet e shumicës së serbëve, e dëshmon rasti i Partisë Radikale Serbe e cila brenda natës u shndërrua nga Partia Regresive nē Parti Progresive Serbe, e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, i cili nga Zavli biblik u kthye në Palvlin biblik, me qëllim që t’ua mjegullojë sytë budallenjve perëndimorë dhe amerikanë, të cilët ia bëjnë qefin vetës se janë të mençur, sa Ajnshtajni, ndonëse trurin e kanë të vogël sa fara e mollës, e shkrirë në lëngun agresiv të Coca-Colës.
Ky transformim grotesk i një partie politike nga “Regresive” në gjoja “Progresive” nuk është thjesht lojë fjalësh, por një akt patologjik i mendësisë kolektive serbe. Është simptomë e një shoqërie që vuan nga amnezia historike dhe nga narcizmi patologjik, sepse i mohon krimet e veta, i mitizon kriminelët dhe ua vesh petkun e heronjve kombëtarë.
Në analizën historike, Serbia ka mbetur peng i mesjetës, ku feudalizmi dhe despotizmi nuk u zhdukën kurrë. Në vend që të hynte në modernitet me reformë, me ndriçim dhe me humanizëm, ajo u fut në një letargji të përgjakshme, duke eksportuar dhunë në të gjitha drejtimet. Në vend që të prodhonte filozofë, shkencëtarë dhe artistë, ajo prodhoi paramilitarë, gjakatarë dhe propagandistë. Ky është dallimi thelbësor mes një kombi që ecën drejt së ardhmes dhe një kombi që endet në baltën e së shkuarës.
Nga perspektiva psikologjike, bëhet fjalë për një çrregullim të thellë identitar – një kolektiv që nuk di kush është, prandaj shpik mite dhe e mbulon vetveten me gënjeshtra. Shizofrenia kombëtare manifestohet në kontradiktën e përhershme: nga njëra anë, Serbia e shpall veten “mbrojtëse të krishterimit”, ndërsa nga ana tjetër, sillet si barbar i Ballkanit duke masakruar fqinjët. Bipolariteti shfaqet tek shndërrimi i shpejtë i liderëve – nga kriminelë lufte në burrështetas, nga fashistë në “demokratë”, nga predikues të urrejtjes në predikues të paqes. Ky është vetëm një makijazh politik, një maskë e shëmtuar që bie sapo të fryjë era e parë e së vërtetës.
Në planin etik dhe moral, kemi të bëjmë me një shoqëri që nuk njeh fajin, prandaj nuk njeh as pendimin. Një shoqëri që nuk qan viktimat e veta, e aq më pak viktimat e të tjerëve. Një shoqëri që e ndërton identitetin mbi mohimin e realitetit dhe glorifikimin e krimit, është e destinuar të ngulfatet në gënjeshtrat e veta.
Diagnoza: Serbia vuan nga një kombinim i psikozës historike kronike, narcizmit patologjik kolektiv dhe çrregullimit bipolar politik.
Terapia:
Denazifikim i plotë, ashtu siç iu bë Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Njohja dhe pranimi i gjenocidit të kryer në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci.
Heqja dorë nga mitet mesjetare dhe krijimi i një kulture të re mbi themelet e vërteta.
Edukim i brezave me fakte, jo me propagandë.
Dhe mbi të gjitha: drejtësi për viktimat, sepse pa drejtësi nuk ka shërim, e pa shërim nuk ka paqe.
Përndryshe, ky popull do të mbetet gjithmonë i lidhur me zinxhirët e vet, duke vallëzuar vallen makabre të çetnikëve dhe partizanëve, mes shpellës së historisë dhe iluzionit të madhështisë që kurrë nuk e pati.