Disa nga analistët kryesorë ushtarakë izraelitë besojnë se Presidenti Trump e ka situatën aktuale plotësisht nën kontroll. Ata këmbëngulin se administratës i duhet kohë për të dislokuar forcë masive deri në 50% të arsenalit ushtarak amerikan dhe se ai po e fiton këtë kohë duke u angazhuar në negociata të gjata, të destinuara për të mos çuar asgjëkundi.
Ndërkohë, këta analistë sugjerojnë se Amerika do të montojë një rrethim mbi Iranin, me qëllim gjunjëzimin e kombit dhe nxitjen e paqëndrueshmërisë së brendshme. Nëse ky presion dështon, ata besojnë se Trumpi do të ndërmarrë një sulm të paprecedentë, qoftë në mënyrë të njëanshme, ose në koordinim me Izraelin.
Faktet në terren duket se i mbështesin këto teza. Megjithatë, analistët izraelitë duket se harrojnë që Irani nuk është Venezuela, Afganistani apo Iraku. Irani është një shoqëri mjaft e përparuar, lidere në teknologjinë e dronëve dhe raketave balistike; për më tepër, regjimi gëzon mbështetje të konsiderueshme të brendshme. Vetë terreni iranian paraqet një pengesë thuajse të pakalueshme për operacionet ushtarake konvencionale.
Përveç kësaj, Irani nuk është i izoluar. Stabiliteti i tij është thelbësor për Jugun në Ngritje (BRICS), dhe ai gëzon mbështetjen teknologjike, ushtarake, inteligjente dhe logjistike të Kinës dhe Rusisë.
Irani ka aftësinë të çmontojë tregun botëror të energjisë dhe zotëron mjetet ushtarake për të goditur anijet amerikane, si dhe qendrat logjistike e operacionale rajonale.
Ndjenja ime është se Kina dhe Rusia mund të duan realisht që Trump ta udhëheqë “armatën” e tij drejt një kurthi të tillë vdekjeprurës. Një udhëheqës me një histori falimentimesh të shumta mbase nuk është mendja më e mprehtë strategjike, dhe ai duket se ka mungesë strategësh të sprovuar në rrethin e tij të ngushtë. Negociatorët e tij kryesorë janë dy figura të pasurive të paluajtshme çifute nga Nju Jorku, pa asnjë përvojë apo thellësi në diplomacinë profesionale. Në këtë pikë, është e vështirë të shihet se si Trumpi, Amerika dhe shefat e tyre në Tel Aviv mund t’i shpëtojnë kësaj katastrofe që po kanoset. [Pregaditi: Dan GASHI]
