Nga Dr. Selim IBRAIMI
Në një botë të trazuar, është shumë e vështirë të parashikohen marrëdhëniet SHBA-NATO. Më parë ishte e qartë se NATO pa SHBA-në është një aleancë e dobët. Sot, gjërat kanë ndryshuar. NATO duket se ka pësuar më shumë nga kritikat e ashpra midis SHBA-së dhe BE-së.
Deklaratat e zyrtarëve të lartë nga të dyja anët e Atlantikut kanë dëmtuar unitetin e aleancës. Përdersia dallimet vazhdojnë, dhe shefi i NATO-s Mark Rutte përpiqet të mbulojë mospajtimet, presidenti Donald Trump po tregohet më i hapur, duke treguar pakënaqësinë e tij me anëtarët evropianë në krizën iraniane.
Marrëdhëniet SHBA-NATO, gjatë mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, janë në një nivel të ulët. Ai edhe më parë ka qenë i zemëruar me sjelljen e anëtarëve evropianë të NATO-s ndaj buxhetit, por tani duket se durimi i tij mori fund.
Presidenti Trump për krizën iraniane, tha se partnerët e NATO-s nuk e kanë ndihmuar dhe ai do ta kujtojë këtë. Ai kritikoi ashpër NATO-n për mungesën e gatishmërisë për të ndihmuar në luftën kundër Iranit.
“Të paktën ne ishim. Nuk e di më, për të qenë i sinqertë me ju”, tha presidenti Trump nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Trump tha se lufta me Iranin ishte një “test” besnikërie për evropianët. “Ata nuk ishin aty”, tha ai për aleatët e NATO-s.
Para sulmeve ushtarake ndaj Iranit, presidenti Trump tha, “ne do të jemi gjithmonë aty” për NATO-n.
Po gjërat kanë shkuar në drejtim tjetër. Duke filluar nga Spanja e cila hapur ka kundështuar luftën ndaj Iranit dhe ka refuzuar shfrytëzimin e hapësirës ajrore për SHBA-të, Madridi dhe Parisi zyrtarë as që planfikojnë të dërgojë ushtarë në kuadër të një misoni ushtarak në Ngushticën e Hormuzit.
Franca nëpërmjet ministrit të Jashtëm, kritikoi ashpër Rusinë dhe tërthorazi SHBA-të. Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz janë skeptikë me qasjen e Uashingtonit.
Në drejtim të kritikave amerikane ndaj evropianëve, Sekretari i Departamentit të Shetit Marko Rubio gjithashtu ishte i ashpër. Para nisjes për në Francë ku mbahet takimi i G7-ës ai tha: “Mendoj se ata (evropianët) duhet të jenë të lumtur që unë po shkoj.” “Epo, përsëri, unë nuk jam atje për t’i bërë ata të lumtur,” tha Rubio.
Sekretari Marco Rubio mori pjesë në takimin ministror të ministrave të jashtëm të G7-tës që u organizua në Francë.
Në këtë kohë, kur anëtarët e aleancës janë të përçarë, as komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte nuk e ndihmojnë jehonën e mospajtimeve.
Rutte tha se disa anëtarë të NATO-s do të marrin pjesë në misionin në Lindjen e Mesme. Ai tha se pret që anëtarët e NATO-s të bashkohen për të ndihmuar në sigurinë e Ngushticës së Hormuzit, por tha se vendeve evropiane nuk iu dha njoftim paraprak për luftën dhe u është dashur kohë për t’u përgjigjur.Rutte në një paraqitje në emsionin “Face the Nation” të CBS-së tha se 22 shtetet, përfshirë disa jashtë NATO-s, janë paraqitur për të adresuar sigurinë në ngushticë.
“Lista e vendeve përfshin kryesisht anëtarë të NATO-s, së bashku me Australinë, Japoninë, Korenë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjerë.
“Çfarë na duhet? Kur na duhet? Dhe ku na duhet? Këto tre pyetje tani janë përpunuar për t’iu përgjigjur thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump, për të siguruar lundrimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit”, tha Rutte.
Nga deklaratat e fundit vërehet se është formuar një unitet i brishtë, por jo aq i qëndrueshëm për sfidat që e presin aleancën dhe në raport me SHBA-të.
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut ishte vendi i fundit që u pranua në NATO në mars të vitit 2020. Qeveritë e rajonit e kanë mbështetur SHBA-në në luftën e fundit kundër Iranit.
Poqese SHBA do të kërkojë ndihmë në personel ushtarak, a do të jenë të gatshme vendet anëtare të NATO-s nga Ballkani të dërgojnë ushtarë?
I gjithë uniteti i brishtë i fundit, pritet të shihet në vazhdim nëse do të transformohet në një koalicion si dikur në vitet 1991, 2001 dhe 2003. Artikulli i 5-të i NATO-s u aktivizua për herë të parë në shtator të vitit 2001.
