Nga Gzim Rushiti, PhD
Termi “bota serbe” ëahtë përmendur për here të parë nga historiani serb i krahut të djathë Aleksandar Rakoviq në vitin 2020. Në një shkrim të tij të botuar në korrik të vitit 2020 në gazetën Politika, historiani serb Aleksandar Rakoviq sugjeroi se egziston një “botë serbe”, e cila nënkupton bashkimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Republikës Srpska.
Termin “bota serbe” politikani i parë zyrtarë i Serbisë i cili e përdori është Aleksandar Vulin, në periudhën kur ka qenë minister i mbrojtjes i Serbisë. Sipas pikëpamjeve të politikanit veteran nacionalist serb Aleksandar Vulin, i cili ka mbajtur pozita të larta në qeverinë e Serbisë si ministër i mbrojtjes dhe ministër i punëve të brendshme, në rrethanat aktuale nuk është e mundur që të krijohet një shtet i vetëm serb për të bashkuar të gjithë serbët të jetojnë sëbashku në një shtet të vetëm, por sipas parashikimeve të tij një gjë e tillë do të ndodh në deceniet të cilat do të vijnë në të arrdhmen.
Sipas studiuesve dhe ekspertëve të ndryshëm koncepti “Bota serbe” paraqet një modifikim të idesë së Serbisë së Madhe, dhe realizimi në praktikë i kësaj ideje do të çojë në destabilizimin dhe në luftra të reja të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe do të shkaktojë një ndërlikim shumë të madh dhe të komplikuar të situates së sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Eksperti në Këshillin e Politikave të Demokratizimit Toby Vogel për konceptin e “Botës serbe” e ka këtë vlerësim: “Më duket se ky është një vazhdim i projektit të ‘Serbisë së madhe’ të Sllobodan Millosheviqit, mbase tash me mjete paqësore dhe artikulim të vizionit të presidentit Aleksandar Vuçiq, si udhëheqës i të gjithë serbëve. Ideja themelore është që përderisa ‘Serbia e madhe’ mbetet një ëndërr, “Bota serbe” mund ta zëvëndësojë atë, ose serbët duhet të presin një ose dy dekada derisa të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, por që gjithmonë do ta mbajnë të bashkuar ‘shpirtin’ serb. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitet 1990, është e qartë se kjo gjithmonë do t’i bëjë fqinjët e Serbisë jashtëzakonisht nervozë, dhe për këtë kanë arsye, sepse ajo është një ide destabilizuese”konstaton për Radion Evropa e Lirë, eksperti në Këshillin e Politikave të Demokratizimit Toby Vogel.1
Sipas idesë së politikanit veteran nacionalist serb Aleksandar Vulin Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç duhet që të krijojë botën serbe dhe se Beogradi duhet që ti mbledhë të gjithë serbët Brenda dhe rreth vetes së tij. Sipas idesë të shpalosur nga politikani serb Aleksandar Vulin kujdesi për të gjithë serbët pavarësisht se ku jetojnë në Serbi, Mal të Zio se në Republikën Sërpska duhet të bëhet nga një qendër dhe ajo është Beogradi.
Në përkrahje të idesë së Aleksandër Vulinit ka dale edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili nuk sheh asgjë të keqe dhe për tu diskutuar tek ideja e Aleksandar Vulinit. Madje Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dale në mbrojtje politikanit nacionalist serb Aleksandar Vulin duke i cilësuar reagimet negative ndaj tij si një fushatl kundër Serbisë.
Projekti i ashtuquajtur “Bota serbe”, paraqet një alarm dhe duhet ti shqetësojë të gjithë shtetet dhe kombet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Egzistojnë më tepër shkaqe dhe arsye për të cilat kombet dhe shtetet e Ballkanit Perndimor duhet që të brengosen nga ideja e këtij projekti. Ky projekt. Projekti “Bota serbe” paraqet pengesë për zgjidhjen e problemeve të cilat i ka të trashëguara Ballkani Perëndimor nga e kaluara dhe në këtë mënyrë paraqet pengesë edhe për integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Basahkimin Evropian.
Projekti “Bota serbe” i promovuar sidomos nga politiknani veteran nacionalist serb Aleksandar Vuçiq nuk kontribuon dhe paraqet pengesë për bashkëpunimin e Serbisë me fqinjët e saj dhe gjithashtu paraqet një alarm dhe shqetësim për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal në përgjithësi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
