Nga Dr. Enver Bytyçi
Pashë një video të Edi Ramës në samitin e NATO-s në Ankara. Ishte i vetmi lider i ulur, kur homologët e tij të tjerë vinin sa te njëri, sa te tjetri, bisedonin e shtrëngonin duart krejt natyrshëm.
E panatyrshme ishte vetmia e padishahut tonë të madh. Me sy që i liviznin si me telekomandë, me duar të mbledhura dhe me lëvizje të çuditshme tek sodiste liderët e vendeve anëtare të NATO-s, por pa guxuar si herët e tjera që të ngrihej nga vendi dhe t’i qasej ndonjërit nga pas.
M’u kujtua vizita e parë e Donald Trump në Paris kur u përurua Notre Dome dhe Edin e Lindën i vendosën diku në një qoshe të tavolinës me porosi të veçantë që ai të mos ngrihej prej aty.
Ashtu e kishite ngujuar protokolli i samitit kryeministrin tonë në kryeqytetin turk. Madje e kishin gozhduar në karrike për të mos e lejuar të luante kllounin e eventit madhështor të Ankarasë.
Në fillim nuk e mora seriozisht këtë video. Ndodh që ato montohen dhe pastaj hidhen në publik për t’u bërë virale. Por duke menduar më thellë, thashë me vete: – Po mirë ky Edi Rama tri ditë në Pallatin e Presidentit të Turqisë, midis dhjetra liderëve euro-amerikanë, kë takoi, me kë bisedoi dhe me kë u fotografua?
I hedh një sy lajmeve dhe shoh se vetëm dy personalitete e pritën kreun tonë të ekzekutivit: – I pari ishte mikpritësi president i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan dhe i dyti shefi i NATO-s, Mark Rutte.
Erdogan ishte dikur miku më i mirë i Edi Ramës. Por një sekuencë filmike në event e jep këtë të fundit duke turfulluar pas largimit në këmbë prej kreut të shtetit turk. Dukej qartë se diçka serioze po e acaronte “të madhërishmin” e Shqipërisë, i cili po atë ditë thoshte se “Protestat nuk më trembin”!
Samiti i Ankarasë provoi se Ramën e tremb dhe e tmerron indiferenca dhe shpërfillja e kolegëve të tij perendimorë. Pikërisht kjo indiferencë e nxori atë nga shinat. Turfullimet dhe lëvizjet prej të çmenduri në karrikën ku ai kishte ngujuar prapanicën e tij e shprehnin mjaft qartë gjendjen psikologjike të premierit tonë.
Gjithë ky burrë, dy metra i gjatë, nuk e priste që të injorohej kaq shumë. Madje edhe nga miku i tij i ngushtë, të cilin e vizitoi para dy javësh ne Shën Elise, Emmanuel Macron.
E injoroi “dashuria” e tij, Ursula von der Leyen, gjithashtu. As ajo nuk ia zgjati dorën Edi Ramës, jo më ta takonte e të bisedonte me të! N
ë fund të fundit çfarë do t’i thoshte përveçse të largohej me të mirë nga pushteti dhe politika!
Ndërsa Donald Trump nuk ia hodhi as sytë. Po ashtu të tjerë liderë europianë të NATO-s.
Pse ky izolim për njeriun e përkëdhelur të Europës?
Pse kjo shpërfillje tmerruese për të?
A lidhet injorimi që iu bë Edi Ramës në Ankara me zhvillimin e protestave në Shqipëri?
Pikërisht këtu qëndron edhe brenga e kryeministrit tonë të famshëm për atletet e bardha dhe batutat pa shije! Ajo që ndodhi me të në Ankara është sinjal i qartë se tashmë Amerika dhe Europa, bashkë me to edhe Turqia, janë bindur se Edi Rama është i pabesë.
Se Edi Rama është pjesë e karteleve të drogës!
Se ai po e shet Shqipërinë për llogari të pushtetit të tij dhe për ta dëmtuar sigurinë euro-atlantike.
Tashmë nuk ka dilemë! Shefat e shteteve dhe kryeministrat e Aleancës e dinë rolin mistik dhe lojën e shumëfishtë të kryeministrit shqiptar, thjesht në funksion të pasurisë dhe pushtetit të tij.
Fatmirësisht këtë gjë e kuptuan thuajse në kohë edhe rinia dhe qytetarët shqiptarë, të cilët Rama nuk i ka në llogari.
Ajo që kuptohet qartë nga Samiti i Ankarasë lidhet gjithashtu me faktin se kreu i ekzekutivit të Shqipërisë kësaj here është nën një presion të dyfishtë, të protestave në Shqipëri dhe kërkesave për dorëheqje, si dhe të presionit perendimor. Për këtë arsye ai prej kohësh ka përgatit terrenin të bashkëpunojë me Lindjen. Sidomos me disa vende të Gjirit Persik dhe Lindjes së Mesme. Por edhe këtu i ka humbur ekuilibrat. Nuk e ka të qartë tashmë se kë mund të ketë mik e kë jo!
Në gjendjen që është, ata që janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Ramën kanë kuptuar se mund të shkëpusin prej tij gjithçka duan, edhe territore, edhe prani ushtarake, edhe pasuri të patundshme të pafund. Mjafton që Rama të besojë se partneri i ri i Lindjes do ta ndihëmojë atë të qëndrojë në pushtet e të pastrojë paratë e mafies dhe korrupsionit.
Pushtetin e tij mafioz e të korruptuar si akund tjetër në botë nuk e pëlqen askush në Europë dhe në SHBA!
