Marshimi drejt Kosovës: kalimi i kufirit më 28 maj 1998
Andrea Myller: Në cilën datë keni hy në Kosovë?
Bislim Zyrapi: Në Kosovë kemi hy më 28 maj 1998.
AndreaMyller: Si ndodhi kjo hyrje, meqë keni qenë një grup relativisht i madhë oficerësh dhe ushtarësh vullnetarë me përvojë.
Bislim Zyrapi: Më 27 maj 1998 kemi mbërri në fshtin Vlanë [Krumë]. Prej aty kemi bërë organizimin për të hy në Kosovë.
Nga gjithë ai grup oficerësh dhe ushtarësh me përvojë, më është besuar detyra që unë ta udhëheqi atë kolonë për të hy në Kosovë.
Kam hartuar planin bashkë me Kadri Kastratin, Hisni Ahmetin e me ta ka qenë edhe Kadri Veseli.
Gjatë gjithë kohës na kanë shoqëruar edhe vëzhguesit e terrenit, që e kanë njohr atë terren; ata na kanë përcjellë deri në vend, meqë një pjesë e mirë kanë qenë të territorit të Hasit brenda Kosovës dhe ata i kanë ditur edhe shtigjet e dhive.
Në eshalonin [grupin] e parë kanë qenë ushtarët që kishin përvojë në betejat e luftës; ideja ishte që në rast se do të binim në ndonjë të papritur a kurth të armikut, të thehet pikërisht nga ky grup. Ndërkaq grupi që kishte pak ose fare përvojë lufte, vinte në fund të kolonës.
Binte shi atë ditë, po fillonte një rrebesh i shoqëruar me bubullima. Pati mendime që të pushonim, por unë dhashë urdhër, meqë gjykoja se kjo ishte koha më e përshtatshme, që të marshojmë tutje dhe të kalojmë kufirin. Në mote me shi e bubullima e kisha parysysh se pozicionet serbe në terrene të thella mund të ishin lëshuar, por edhe nëse janë, vigjilenca është më e vogël meqë edhe ata do të kërkonin strehë për mbrojtje nga shiu dhe retë e bubullimat. Natyrisht se kisha parasysh edhe zhurmën që mund të shkaktonte kolona prej 120 vetave sa ishim. Plus kësaj ishin edhe disa kuaj të ngarkuar me municion dhe armë dhe gjatë natës mund të dëgjoheshin shumë.
Pushimet i bëmë të shkurëtra, pa zë, ba biseda. Nuk kam lejuar të ndezet as edhe cigarja gjatë marshimit.
Të gjitha këto masa na kanë mundësuar që të hyjmë me kohë e të zbresim për 7 orë rrugë deri në fshatin Damjan. Terreni ishte i pjerrtë, tejet i rrëshqitshëm, por arritëm pa problem.
Prej Damjanit kemi organizuar pastaj marshin dhe transferin e armëve e monicionit për në fshatin Zatriq e Drenoc të Rahovecit. Aty ishin baza e logjistikës së Shtabit.
Mbërritëm kështu më 28 maj 1998.
Kemi pushuar ca orë dhe pothuajse menjëerë kemi filluar nga puna.
Pesë ditë kemi trajnuar ushtarët që nuk kishin qenë në beteja dhe pas pesë ditëve, ne një pjesë vazhduam tutje, ndërkaq aty lamë 5 oficerë që kanë vazhduar me trajnime, strukturim të Shtabit lokal, që pastaj ka marrë strukturën e nivelit të batalionit.
Ne të tjerët kemi vazhduar rrugën dhe kemi shkuar në Drenicë, kokretisht në Likoc, ku ka qenë Shtabi i Përgjithshëm.
Nga Likoci në terren: organizimi dhe profesionalizimi i UÇK-së
Eprorët jemi ndarë në disa grupime; disa kanë shkuar në Zonën Operative të Llapit, disa të tjerë në Zonën e Shalës e atë të Drenicës, ndërkaq 2 jemi ndalur në Shtabin e Përgjithshëm. U vendosëm në kuadër të Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm. Në atë kohë Drejtorinë e udhëhiqte Rexhep Selimi. Ne ishim dy oficer për zhvillim dhe profesionalizim të UÇK-së.
Ia vlenë të theksoj se ajo që e karakterizonte gjendjen në terren, edhe pse ne ishim munduar që të ndikonim në bashkimin e të gjitha grupeve të armatosura, nën uniformën e UÇK, realiteti në terren nuk ishte i kënaëqshëm. Ndjehej realiteti i ndikimeve të fraksioneve politike. Në terren kudo ndjehej ndikimi i frymës qoftë të LDK, apo të LPK, UNIKOMBit, LKÇK-së varësisht përkatësisë partiake dhe shtrirjes territoriale të ndikimit të këtyre partive politike.
Një pjesë e mirë e këtyre forcave lokale nuk kishin kurrfarë kontakti as me Shtab e as me ndonjë qendër tjertër drejtuese.
Në fillim punuam shumë që të arrijmë unifikimin e të gjitha këtyre grupeve me qëllim që ata të koordinohen me Shtabet lokale, që u organizuan shpejt në nivel lokal, siç ishin Shtabi lokal i Drenocit, ai i Prizrenit, Gjakovës…
N atë kohë parmendonim t’i kishin 9 zona ushtarake operative. Atëherë funksiononte vetëm një zonë – që shtrihej në tërë Kosovën, ashtu si ishte planifikuar atëbotë nga Shtabi Qendror i UÇK-së i krijuar nga LPK-ja.
Mes mungesës së përvojës dhe përçarjeve politike: sfida e unifikimit
Filluam me punë intenzive me shtabet lokale. Diku na pritën shumë mirë, diku kishte edhe rezistencë. Por me punë i kaluam vështërsitë e qastit.
Në këtë organizim e sipër, tri ditë para se të ndodhnin luftime të rrepta në Rahovec, në korrik, isha emruar Drejtor i Drejtorisë Operative. Kjo ndodhi pasi kisha vizituar të gjitha zonat operative dhe kishim organizuar shtabet lokale.
Tani veç kishim një organizim krejt tjetër, krahasuar me aët që kishte ekzistuar më heret.
Shkova pastaj për inspektim në Dukagjin.
Ndërkohë plasi lufta në Rahovec dhe u dashtë të kthehem sërish në Kleqkë; luftimet vazhduan deri në shtator 1998.
Edhe gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë sepse vumë re mungesën e përvojës, pavarësisht se vullneti ekzistonte. Madje vullneti dhe elani ishte i madhë. Sifoqoftë mungonte përvoja. Kishte madje njëlloj vetbesimi sa secili gjykonte se mund të jetë komandant, por nuk është e lehtë të marrësh përgjejgësi të tilla.
Fundi i ofenzivës solli një reflektim më realist; ky gjykim realist u vu në pah edhe tek drejtuesit e fraksioneve më të fuqishme. Kjo ndikoi që të rritet shkalla e unitetit dhe në sipërfaqe dilnin ndërkohë ata që dinin të udhëhiqnin.
Menjëherë dhashë urdhër që t’i formojmë brigadat e lehta.
Brigadat e lehta janë formacione të kombësorisë të cilat i përshtaten luftimeve të luftës guerile, që mund të komandohen më lehtë, të koncentrohen me grupe më të vogla dhe që mund ta përballonin makinerinë që e kishte Serbia.
Kjo ishte periudha e rritës, që i shërbeu UÇK-së për shtrirje të ndikimit. Madje edhe pse nga kjo ofenzivë e ushtrisë serbe, ne si UÇK morëm goditje të fortë; sidoqoftë nga ajo dolëm më me përvojë dhe më të vendosur për vazhdimin e luftës për liri. Leksioni që moërm në terren qe i dobishëm; u pa se mbajtja e zonave të lira nuk ishte lehtë i përballueshëm.
Nga vjeshta e hershme mua mu dashtë të dalë jashtë Kosovës.
Në këtë kohë kishin filluar bisedimet e njëanshme për armëpushim. Kontaktet me të dërguarit e ndërkombëtarëve fuilluan që në gusht. Në atë kohë ndërmjetësues ishte z. Christofer Hill; ai udhëhiqte komunikimin, mbante kontaktet dhe pretendohej të arrihej armëpushim.
AndreaMyller: Sadriu ma përktheu në vija të trasha. Megjithatë, më lejo të shtrojë edhe ca pyetje shtesë, edhe me mundësi që diçka të përsërisim.
Ju erdhët në Kosovë, u vendosët në Shtab, bëtë inspektimet e duhura. Po mendoj se si oficer edhe me përvojë, po supozoj se jeni shokuar për gjendjen që gjetët në teren dhe në komandë?
Bislim Zyrapi: Po. Plotësisht e saktë.
Kur kam hy në Kosovë kam menduar se duhet të ekzistonte një Shtab i koncentruar ose një pjesë e tij, prej ku udhëhiqen të gjitha operacionet. Kur hyra brenda, në Likoc gjeta Shtabin me 2-3 vetë. Aq veta ishin në Shtab! Ishin vetëm Kadriu [Luli si I thoshin], Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota.
Jakup Krasniqi erdhi tek në qershor; më pas ai u bë zëdhënës.Sokol Bshota edhe ashtu nuk rrinte në Shtab përherë, madje as Rexhepi.
Mendoja se do të ndodhesha në një qast para një harte në Shtab, ku duken zonat e ndara, të përcaktuara se ku janë njësitë. Kjo ishte gjendja.
Për mua, po, nga aspekti profesional, ishte një shok i mirëfilltë.
Sadri Ramabaja: Pra, sipas kësaj që po na rrëfen, Shtab nuk paska pasur atëherë fare?!
Bislim Zyrapi: Dukej qartë se Jo.
Ishte një Shtab formal, po vetëm këta tre veta ishin brenda, ndërkaq jashët ishin persona tjerë si Azem Syla, Xhavit Haliti, me gjasë edhe Muhamet Kelmendi siç e kam marrë unë me mend atë kohë. Për të tjerët unë nuk kam ditur asgjë.
Brenda gjykoja se do të kishte një Shtab opertiv, por ai nuk ekzistonte fare. Vetëm ata tre veta ishin aty.
AndreaMyller: A ishte e qartë se ju do të ngarkoheshit me detyërn e ristrukturimit të grupimeve ushtarake e rrjedhimisht edhe strukturave komanduese?
Bislim Zyrapi: Fillimisht jo, por me kalimin e kohës derisa kisha inspektuar zonat dhe kishim ristrukturuar shtabet lokale, më 15 korrik 1998 më emrojnë Drejtor të Drejtorisë Operative. Me atë rast mora detyrën që ta zhvillojmë këtë drejtori dhe të riorganizojmë në tërësi UÇK-në.
Sadri Ramabaja: Kush e mori apo e solli vendimin që ju ta merrni pozitën e Shefit të Shtabit Operativ?
Bislim Zyrapi: Ky grupi që ishte në atë kohë brenda. Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Sokol Bashota. Të kuptohemi, këta kanë punuar në atë kohë bashkë.
Sadri Ramabaja: Do të thotë këtë vendim e kishin marrë 3-4 veta?
Bislim Zyrapi: Po, ky grup që ishte brenda, që mirrte vendime.
AndreaMyller:: Momenti ishte i përshtatshëm. Organizimi ushtarak ishte tepër i dobët, apo? Ju ishit tepër i mirëseardhur.
Bislim Zyrapi: Po, po, ashtu … e saktë. Por ky grup vendimmarrës i Shtabit, edhe para se ne të hynim në Kosovë, kishte infomrmacione të sakta, kishte biografitë tona, e dinin se cili për çfarë punësh ishim të pregaditur.
AndreaMyller: Gjatë kësaj kohe sa ishit në inspektim, a arritët të shihnit, të krijonit një pasqyrë për shtrirjen e forcave, të dinit se sa forca ku janë, çfarë armatimi kanë etj? A mund t’na rrëfeni diçka nga ajo përvojë jauja e javëve të para?
Bislim Zyrapi: Gjatë inspektimit vura re vullnetin e ushtarëve. Por mësove edhe për paisjet tepër të dobëta që kishin ata. Nganjëherë më sillej nëpër kokë mendimi se me ato armë, këta djemë edhe vetveten nëse do të donin ta vrisnin, do ta kishin të vështirë, e lëre ma që të përballeshin me ushtrinë serbe! Municion kishte pak. Nganjëherë jam ndalur dhe 24 orë kam menduar çka të bëj! Në një gjendje të rëndë shpirëtrore të atillë kam qenë vetëm kur isha në krye të trupve që mbronim Sarajevën, terrenin që lidhte Dobrinjën me qytetin, në një moment kisha në dispozicion vetëm 15 ushtarë me 15 pushkë!
AndreaMyller: Në ofenzivën serbe të verës së 1998-tës ju patët humbje të mëdha të ushtaërve, apo? Si ishte morali pas asaj ofenzive?
Bislim Zyrapi: Po, humbjet qenë të mëdha. Pati edhe rënie morali. Duket se disa kishin menduar se lufta do të zgjaste shkurt, do t’ju mjaftonte të mirrnin pushkën, të reklamosheshin… dhe u krye lufta! Por, lufta nuk kryhet as për një ditë e as për një muaj. Lufta zgjatë me muaj e me vite. Ra morali tek ata komandantë që ishin pa përvojë, që ishin ekstrem në rrafshin politik dhe te ato njësi të patrajnuara mirë.
Të gatshëm për beteja të reja, me moral në nivel ishin ata që kishin përvojë tashmë, ishin të shkolluar edhe në rrafshin ushtarak dhe disa prej të cilëve edhe kishin kryer shërbimin ushtarak në APJ.
AndreaMyller: A e ke pyetur ndonjëherë vetveten: çka bëra, pse erdha këtu?!
Bislim Zyrapi: Jo, këtë pyetje nuk ia kam shtruar kurrë vetes. Unë isha profesionist. E kisha detyrë ta mbroja vendim tim, e kisha parasysh se gjendja nuk mund të ishte e mirë. Por ne kishim vendosur që luftën për liri ta vazhdonim.
AndreaMyller: Ramush Haradinaj më ka thënë se nga fundi i shtatorit ne ishim pothujase të mbaruar, përtokë. Ai ma pat pohuar se atëbotë po mos të ishte arritur marrëveshja Hollbruk-Millosheviq, do të mund të ishte edhe fundi i UÇK-së.
Bislim Zyrapi: Te Ramushi, po, ka ndodhur ai debakël.
Kjo varej prej zonave, shtabeve, komandave ku kanë vepruar. Zona e Drenicës ka qenë më e fuqishme. Kjo ndoshta pse komandant i Zonës ishte Sylejman Selimi. Ai në rrethin e tij ka pasur edhe eprorë ushtrk me përvojë. Edhe ne, Shtabi i Përgjithshëm, kemi qenë më stabil dhe i kemi ndihmur.
Zona e Pashtrikur ka qenë në gjendje poashtu të njejtë me atë të Drenicës.
Në pozitë më të mirë ishte edhe Zona e Shalës.
Zona e Ramushit ka pas eprorë, miërpo udhëheqja nuk shkon me gjoks. Formimi i njësive ka qenë dashur të bëhej me njerëz me përvojë. I riu ka vullnet e është i gatshëm për luftë, por atë duhet ta trajnosh e ta trajtosh si duhet, ta pregaditësh për beteja. Është e vërtet se zotri [Ramush Hradinaj], jo në fund të shtatorit, po në fund të gushtit e fillim të shtatorit, ka mbetur me vetëm 30 ushtarë.
Me ata ushtarë Ramushi është tërhequr në Zonën e Pashtrikut. Ne na u dashtë t’ia dërgojmë prej Zonës së Drenicës dhe Pashtrikut një batalion, që ai të krijonte mundësi që të kthehej sërish në Zonën e tij.
AndreaMyller: A kishte probleme, kundërthënie në atë zonë me Tahir Zemajn?
Bislim Zyrapi: Kjo gjendje ishte produkt i fraksioneve të ndryshme politike. Më heret më pyetët për ekzistencën e këtyre fraksioneve politike brenda ushtrisë.
Hyrja e Tahir Zemës në Kososovë nuk ishte në koherencë ose e koordinuar me Shtabin e Përgjithshëm.
Unë në atë kohë isha Drejtor i Drejtorisë Operative pranë Shtabit dhe nuk kam pasur informatë se ai, pra Tahiri, do të duhej të jetë aty dhe ta marrë komandën e Zonës. [Vijon]
![UÇK-JA NGA BRENDA: MES IDEALIT TË LIRISË DHE BETEJËS PËR PUSHTET [2]](https://ishgj.org/wp-content/uploads/2026/10/Intervista-BZ2.png)