Recension për librin: “Bazat e menaxhimit, ndërmarrësia dhe menaxhimi i biznesit – Koncepte, aplikime dhe praktika në akonominë moderne” Nga Dr. Agim KRASNIQIKy libër përfaqëson një udhërrëfyes të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të interesuar për menaxhimin, ndërmarrësinë dhe biznesin, duke ofruar një kombinim të koncepteve themelore, analizave praktike dhe shembujve konkretë. Qëllimi i tij është të trajtojë në mënyrë gjithëpërfshirëse parimet dhe praktikat kryesore që përbëjnë bazën e këtyre fushave, duke ndihmuar lexuesit të kuptojnë rëndësinë e menaxhimit, ndërmarrësisë dhe inovacionit në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Nëpërmjet trajtimit të temave si historia dhe evolucioni i menaxhimit, funksionet…
Author: ISHGJ
Shkruan Jacques Rupnik për The ConversationKy nuk është “fundi i historisë” i paralajmëruar nga disa pas vitit 1989, por sigurisht fundi i një epoke të shënuar nga aleanca transatlantike e pasluftës e demokracive perëndimore. Aleanca u krijua me nxitjen e Shteteve të Bashkuara; po zhbëhet nga Shtetet e Bashkuara. Iniciatiava e Trump-it ndaj Rusisë në trajtimin e luftës në Ukrainë mbyll një kapitull 75-vjeçar të historisë sonë. Ajo lë pas një sërë viktimash, jo vetëm dëme kolaterale. Këtu janë skicuar shkurtimisht më të rëndësishmet.** Viktima e parë është Ukraina Pas Aleancës, e para dhe më e dukshme është Ukraina. Pas pjekjes që iu bë presidentit Zelensky në Shtëpinë…
Strategjia amerikane për të ndarë Rusinë dhe Kinën ka disa paralele me atë të BE-së për të shkëputur Serbinë nga influenca ruse, pavarësisht se duken në shikim të paër se kanë dallime thelbësore. Në të dyja rastet, kemi të bëjmë me përpjekje për të ndarë aleanca që perceptohet se ishin dhe janë të rrezikshme për interesat e Perëndimit. Megjithatë, ka faktorë që e bëjnë secilin rast unik.Nga Dr. Sadri RAMABAJAQasja strategjike e SHBA-ja ndaj Kinës dhe Rusisë, ashtu si edhe ajo e BE-ja ndaj Serbisë, synojnë të ofrojnë alternativa ekonomike, politike dhe diplomatike për të zbutur varësinë nga Moska. Në…
Kryeministri serb në dorëheqje Millosh Vuçeviq sot në Banjallukë i dha ‘mbështetjen absolute’ liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik-ut, i cili po përballet me një dënim për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë. Ndërkaq vetë Dodiku e përdori takimin me Vuçeviqin për të mbështetur qeverinë aktuale në Serbi, raporton HINA. Vuçeviç u takua me dyer të mbyllura me Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në një kohë kur ata po përballen me një hetim për cenimin e rendit kushtetues të BeH për shkak të miratimit të ligjeve antikushtetuese. Nuk njeh institucionetDodik më pas u tha gazetarëve se…
Planet e Bashkimit Evropian për të rritur mbrojtjen janë një kërcënim potencial për Rusinë, e cila mund të detyrohet të marrë kundërmasa, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “I gjithë ky militarizim është i drejtuar kryesisht kundër Rusisë. “Kjo, sigurisht, mund të jetë një temë që na shqetëson thellësisht,” u tha Peskov gazetarëve, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax. Ai tha se Kremlini duhet “të marrë kundërmasat e duhura për të garantuar sigurinë tonë”. “Ne shohim se Bashkimi Evropian tani po diskuton shumë aktivisht për temën e militarizimit të BE-së, veçanërisht për zhvillimin e segmentit të mbrojtjes. “Këto janë…
Nga GENT SINANI Në panoramën e mendimit politik shqiptar, libri “Neoshqiptarizmi” i Arian Galdinit shfaqet si një manifest i një rinisjeje kombëtare dhe intelektuale, një përpjekje për të rikthyer shqiptarizmin si një vizion dhe projekt të qëndrueshëm politik dhe kulturor. Ky tekst, i mbështetur mbi një analizë historike, ideologjike dhe filozofike të thelluar synon të ndërtojë një qasje të re për të ardhmen e kombit shqiptar, duke lidhur traditën me modernitetin, identitetin kombëtar me progresin dhe patriotizmin me angazhimin politik të ndriçuar. Në thelbin e tij, “Neoshqiptarizmi” është një përpjekje për të sintetizuar trashëgiminë historike dhe mendimin politik shqiptar me…
Shqiptarët duhet të mendojnë për një Strategji të Madhe, të informuar nga vetëdija historike dhe realitetet objektive. Doktrina Koncentrike e Aleancave do të përbënte thelbin e kësaj strategjie, duke vepruar si një plotësim dhe jo si një alternativë e arkitekturës së sigurisë kolektive në të cilën bën pjesë Shqipëria. Shkruan: Dr. Mentor BEQA, Tiranë Mbijetesa jonë si komb është një mrekulli. Në trekëndëshin e popujve, kulturave dhe qytetërimeve të mëdha – greke, latine dhe sllave – një popull relativisht i vogël, pa një gjuhë të shkruar, ka arritur t’u mbijetojë stuhive të historisë, ndërkohë që kultura më të mëdha janë…
Adresimi i djeshëm i Presidentit francez Emanuel Makron, kombit francez, sipas të gjjitha gjasave mund të rezultojë historik . Fjala e plotë: “Francezë dhe Franceze, bashkatdhetarët e mi të dashur, Sonte ju drejtohem për shkak të situatës ndërkombëtare dhe pasojave të saj për Francën dhe Evropën, pas disa javësh veprimi diplomatik. Ju, me të drejtë, jeni të shqetësuar nga ngjarjet historike që po ndodhin dhe që po tronditin rendin botëror. Lufta në Ukrainë, e cila ka shkaktuar afro një milion të vdekur dhe të plagosur, vazhdon me të njëjtën ashpërsi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë, kanë ndryshuar pozicionin…
Fjala e plotë e Presidentit Trump para Kongresit Kryetar Johnson. Nënkryetar Vance, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ju falënderoj shumë. Dhe të dashur bashkëqytetarët e mi: Amerika është rikthyer! Gjashtë javë më parë, isha nën kupolën e këtij Capitoli dhe shpalla agimin e epokës së artë të Amerikës. Që nga ai moment, ka pasur vetëm veprim të shpejtë dhe të pamëshirshëm për të afruar epokën më të madhe dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë. Ne kemi arritur në 43 ditë, më shumë sesa shumica e administratave arrijnë në…
Dhe kështu, që nga sot, duket qartë se as Kanadaja dhe as Meksika nuk u ndihmuan shumë nga bashkëpunimi fillestar me Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti Donald Trump rreth një muaj më parë njoftoi se do të vendoste tarifa të reja për një pjesë të madhe të importeve nga vendet e lartpërmendura, Amerikën fqinje. Otava nuk u ndihmua nga premtimi për kontroll më të rreptë kufitar me SHBA-në për të parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm dhe Nju Meksiko nuk u ndihmua nga ekstradimi i fundit, më masiv i baronëve meksikanë të drogës në SHBA, si pjesë e bashkëpunimit të…