Mediat ukrainase kanë publikuar tekstin e plotë të projektmarrëveshjes që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara pritej ta nënshkruanin sot, dhe për të cilën kishn rënë dakord ditët e fundit. Gjëja kryesore që del qartë nga projektmarrëveshja e publikuar, është kjo: Por, sot, para kamerave televizive një skenë e paprecedentë u zhvillua brenda Zyrës Ovale, ku vizita e Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, u shndërrua në një përballje të ashpër mes dy liderëve. Kjo dramë e mirëfilltë po ndodhte para kamerave dhe nën sytë e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ngritën tonet, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime të…
Author: ISHGJ
Nga Shqiprim PULAElita drejtuese e Unionit Evropian ka pranuar logjikën e pushtetit të Beogradit zyrtar si logjikë grabitqari duke ia mundësuar Serbisë si palë negociatore të negocionte atë që është e panegociueshme – rregullimin shtetëror të brendshëm, duke insistuar në “asociacionin serb” në Kosovë, për të amputuar një copëz Serbi brenda territorit të Republikës.Ne duhet ta vlerësojmë, të tjerët duhet ta kuptojnë se paqja me Serbinë ka kuptim ndryshe nga seç mund të kuptohet nga ata që nuk e njohin Serbinë agresore, dhe se, nëse duam paqe afatgjatë, atëherë gjendja e paqes duhet të risjellë të gjitha pasojat që janë…
Nga Dr. Selim IBRAIMINdërkohë që kriza e re mes BE-së, Ukrainës dhe SHBA-së vazhdon, Rusia ka ndërmarrë një fushatë sulmesh për të ndryshuar perceptimin dhe manipuluar luftën. Dhe natyrisht objektivi kryesor mbetet aleanca perëndimore NATO. Dy takimet e të nivelit të lartë të shteteve evropiane në Paris janë të pamjaftueshme për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me SHBA-në. Në raste të tilla, gjithmonë ngjarjet e së kaluarës mbeten aktuale për zhvillimet e sotme. Kështu në vitin 1997 diplomati dhe akademiku amerikan George Kennan, (1904-2005) e quajti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në Evropën Qendrore, si” gabimi më fatal…
Nga Kateryna Kuzmuk dhe Lorenzo Scarazzato [SIPRI]Tre vjet pas përshkallëzimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës me pushtimin në shkallë të plotë, Ukraina përballet me sfida ushtarake në rritje. Në të njëjtën kohë, ka pasiguri në rritje për ndihmën e ardhshme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara nën administratën Trump. Kjo e bën çështjen e aftësisë së Ukrainës për të plotësuar nevojat e veta ushtarake dhe mbështetjen e saj në ndihma edhe më të rëndësishme. Që nga shkurti i vitit 2022, Ukraina është mbështetur shumë në ndihmën e huaj ushtarake për mbrojtjen e saj kundër Rusisë. Industria e saj vendase e armëve ka…
Çfarë mendon elita ruse për Trumpin? Çfarë strategjie po ndjek presidenti? Alexander Dubowy interpreton situatën aktuale.Nga Alexander Dubowy [Berliner Zeitung] Donald Trump ka pasur një javë plot ngjarje. Ai e quajti Zelensky një diktator dhe tha se Zelensky dhe Joe Biden ishin përgjegjës për luftën në Ukrainë. Ai mori shumë kritika për këtë, dhe New York Post – një gazetë pro-republikane – e kundërshtoi atë. Të premten, Trump lavdëroi përsëri popullin ukrainas. Eksperti i Ukrainës Alexander Dubowy shtron pyetjet më të rëndësishme dhe vlerëson situatën aktuale nga këndvështrimi i tij. Donald Trump A do ta braktisë SHBA-ja Ukrainën?Nuk ka gjasa,…
Nga Dr. Jorgji KOTE Konferenca tradicionale e Sigurisë në Munih (14–16 Shkurt) me fjalën e Nënpresidentit amerikan J.D. Vance shtangu dhe zhgënjeu kudo drejtuesit dhe përfaqësuesit europianë. Se në vend të rrugëzgjidhjeve gjeostrategjike, sidomos për një paqe të vërtetë e të qëndrueshme për Ukrainën dhe bashkëpunimit të Aleancës Perëndimore, u dëgjuan qortime dhe alternativa antieuropiane, tashmë në emër të rrezikut “nga brenda dhe jo nga jashtë, nga Rusia dhe Kina”. Vërtet që në Riad sapo filluan bisedimet e paqes për Ukrainën, mirëpo me shumë ‘PA’ gjeopolitikisht tejet të rrezikshme – pa BE-në, pa Ukrainën viktimë, pa kthimin e saj në territoret…
Nga Kristina NanoKandidate për Doktoraturë në JMU, SHBA Rëndësia e një doktrine të re kombëtare. Në botën e sotme, ku sfidat e globalizimit dhe presionet e homogjenizimit kulturor kanë vënë në provë identitetet kombëtare, Arian Galdini na sjell një vepër monumentale: Neoshqiptarizmi. Ky libër nuk është thjesht një reflektim mbi shqiptarinë, por një manifest filozofik, ideologjik dhe politik, që shkon përtej një analize historike dhe propozon një rrugë të re për kombin shqiptar. Në të, Galdini ndërton një sistem të ri mendimi kombëtar, i cili jo vetëm që merr në konsideratë pasurinë intelektuale të Rilindjes Kombëtare, por gjithashtu e transformon…
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio i dha një intervistë gazetares Catherine Herridge që u transmetua në X. Ai foli për negociatat e SHBA me Rusinë dhe tha se mbajtja e një takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin “do të varet kryesisht nga fakti nëse do të bëjmë ndonjë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë”. Intervista erdhi në mes të një përçarjeje në rritje midis Trump-it dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin Trump-i e përshkroi të mërkurën si një “diktator pa zgjedhje” pasi Zelensky i tha atij se ishte i bllokuar në një flluskë dezinformimi rus, një…
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua me homologun e tij rus Sergei Lavrov në margjinat e samitit të G20 në Johannesburg dhe i tha homologut të tij rus se Kina mbështet “konsensusin e fundit” të arritur nga SHBA dhe Rusia për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë bisedimeve në kryeqytetin saudit Riad. Ministri kinez tha se Pekini “shpreson që palët e interesuara të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të qëndrueshme që merr parasysh shqetësimet e ndërsjella”, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme kineze sot. “Kina mbështet të gjitha përpjekjet kushtuar paqes, përfshirë konsensusin e fundit të…
Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizon Konferencën Shkencore me temë: “Roli i Shqiptarëve në rajon dhe qasja e administratës Trump – Perspektivë e Re”📅 Data: 13 Mars 2025📍 Vendi: Biblioteka e Universitetit Shtetëror të Shkodrës – Salla e Konferencave.Pjesëmarrja në konferencë është e hapur për studiues, akademikë dhe profesionistë të fushës.Konferenca synon të analizojë ndikimin e politikave të administratës Trump në rajon dhe rolin strategjik të shqiptarëve në zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike.Ju mirëpresim!Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë & Universiteti Shtetëror i Shkodrës