Nga Dr. Selim IBRAIMINjë vit më parë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë askush nuk mendonte se partnerët vendimtarë dhe më të fortë të luftës së Ukrainës me Rusinë do të ndryshonin kaq shpejt. Ëndrrat janë shuar dhe frika nga një tjetër ndarje e madhe po rritet. Zyrtarët e SHBA-së nga Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e Ukrainës dhe çështjeve të tjera të mbrojtjes. Nga gjithë konfuzioni i fundit, në BE frika është rritur pas telefonatës së presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vlladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr…
Author: ISHGJ
Takimet në Munih, në kuadër të edicionit të 61-të të Konferencës së Sigurisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti i vazhdoi me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.“Kryeministri tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje. Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës…
Teksa vëzhgon situatën gjeopolitike, e përgjigjet për identitetin e Kosovës, ajo që thotë historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmit, është alarm. Thotë se shteti duhet të përgatitet “për një konflikt të mundshëm ushtarak”. “Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht sesa për gjuhën dhe letërsinë”, thotë Schmitt në një intervistë për KOHËN. Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. “Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo…
Nga Dr. George Friedman [GPF] Nga viti 1945 deri në fillim të viteve 1990, rendi global bazohej në armiqësinë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Ishte një urdhër i mbushur me konflikte, rrezik dhe mosmarrëveshje ideologjike, siç janë të gjitha këto urdhra, por të paktën ekzistonte një sistem organizimi i bazuar rreth dy pushteteve. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia, ndonëse e paprekur, ishte në një gjendje rrëmujë në një pjesë jo të vogël, sepse kishte humbur shtetet satelitore që e kishin izoluar nga armiqtë e saj në Evropë – NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Lufta në Ukrainë filloi…
[Në foto: Presidenti i SHBA Donald Trump, homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Paris më 7 dhjetor.] Askush nuk ka paralajmëruar më shumë për skenarin e një tërheqjeje amerikane nga Evropa sesa Presidenti francez. A do të marrë vendi i tij tani drejtimin në ruajtjen e paqes?Nga Daniel Steinvorth [nzz]Për një gjë që nuk mund t’i fajësohet Emmanuel Macron është se presidenti francez nuk është përpjekur vazhdimisht të inkurajojë homologët e tij evropianë që të bëhen më të pavarur në politikën e sigurisë dhe të rrisin kapacitetin e tyre ushtarak. Macron-i ka kërkuar prej…
Ditë më parë tha se ka marrë garanci nga Putini do ta ndalë luftën pasi qenka i interesuar për paqe. Pas disa vitesh ngrirje të marrëdhënieve Washington-Moskë, Trump pritet të realizojë takimin e parë me Putinin në Riad të Arabisë Saudite… Shkruan: Xhelal Neziri Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale të 2016-ës, në nisje të mandatit të parë presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë kishte pritur mendimtarin, shkrimtarin, teoricienin dhe ish-sekretarin e shtetit Amerikan, atëbotë 97-vjeçarin Henry Kissinger. Duke marrë parasysh profilin e Kissinger si ithtar i real-politikës dhe qasjes pragmatike në zgjidhjen e problemeve në botë, ky takim sikur…
Koalicioni me PDK-në, jo vetëm për VV-në, është problematik dhe kundërproduktiv për interesat jetike të Republikës së Kosovës dhe Kombit si tërësi, për disa arsye thelbësore e që lidhen me historinë politike, qeverisjen dhe ndikimin e kësaj partie në institucionet e shtetit. Nga Dr. Sadri RAMABAJA 1. Anamneza e PDK-sëPartia Demokratike e Kosovës (PDK) është një nga partitë kryesore politike në Kosovë.E themeluar më 10 tetor 1999, PDK-ja rrjedh nga Drejtria politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK). Në realitet ajo është produkt i puçit politik e ushtarak që qe ushtruar ndaj LPK/UÇK-së pas…
Ditën e dytë të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vijoi me takimin me ministrin kroat të Mbrojtjes, Ivan Anušić.Krahas marrëdhënieve bilaterale, bashkërendimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes, diskutuan rreth mundësive të reja për bashkëpunim në fushën e industrisë së mbrojtjes.Kryeministri falënderoi shtetin kroat dhe ministrin Anušić për raportet e shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. Ai u shpreh se me Kroacinë ndajmë vlerat dhe këndvështrimin mbi situatën gjeopolitike si dhe pajtohemi për historinë, dhe se Kosova dhe…
Shaban MURATI,”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë“ Shtëpia Botuese ALBAS, Tiranë 2021, faqe 188Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA/ Instituti Shqiptar për GjeopolitikëPrishtinë, 9 dhjetor – Gjeopolitika dhe gjeoekonomia tok përdorin argumentet e veta për t’ju imponuar politikës.Por krahas koncepteve klasike të gjeopolitikës që konsiderohen si të etabluara në sistemin teorik, në dekadat e fundit, gjithnjë e më shumë, po marrin në konsideratë edhe të kuptuarit alternativ të proceseve të kufizuara të hapësirës, të cilat gjeopolitika tradicionale i kupton si mjet në dobi të fuqisë politike. Këtë qasje, duket se e ka pas parasysh autori i librit Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë, marrë…
Nga Shqiprim PULAParimet universale të demokracisë nuk janë shkelur, të drejtat fundamentale qytetare dhe të pakicave respektohen, sponzorizim apo bashkëpunim me një shtet për terrorizm nuk kemi bërë, gjenocid apo krime kundër njerëzimit nuk kemi bërë, armë bërthamore apo bashkëpunim me një shtet që ka programe bërthamore nuk kemi bërë, veçse kemi respektuar doktrinat e normuara nga e drejta ndëkombëtare. Pra, secila prej këtyre arsyeve të sipërcekura, janë të garantuara si me kushtetutën e Amerikës e të njëjtat janë edhe në koherencë me interesat e saj, megjithatë, demokracia e Republikës së Kosovës nga sulmet e Richard Grenell është vënë në…