Author: ISHGJ

E premte, 6 shkurt 2026SHBA-të dhe Irani kanë negociuar në Oman që nga e premtja në lidhje me programin e armëve bërthamore të Teheranit. Eksperti i politikës së jashtme të FOCUS Online, Thomas Jäger, analizon: Të dy regjimet janë nën një presion të madh. Kërcënimi i luftës nuk është zhdukur – por me negociatat, SHBA-të dhe Irani duket se po bëjnë të paktën një hap të parë drejt deeskalimit. Më parë, të dyja palët kishin përdorur shpatat e tyre. Në rast të një përballjeje ushtarake, “as Kina dhe as Rusia nuk janë të përgatitura të ndërhyjnë në konflikt”, është i…

Read More

Akademik Anastas ANGJELI Politika e jashtme amerikane, diplomacia ekonomike dhe politika e re e tarifave ka sjellë ndryshime të vrullshme jo vetëm gjeopolitike, por edhe gjeoekonomike. Grupime ekonomike dhe marrëveshje ekzistuese po shuhen dhe të reja po lindin. Në këtë kënd vështrimi shihet edhe marrëveshja e re e tregtisë midis BE-së dhe Indisë, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes tregtare BEMERCOSUR. Por, marrëveshjet tregtare janë jo thjesht dokumente teknokratike, por edhe ngjarje politike që mund të nxisin debate identitare, të mobilizojnë protesta dhe të riformësojnë konkurrencën partiake në shumë vende europiane. Marrëveshja me Indinë lind pikërisht në këtë klimë politike…

Read More

Nga Gjeneral Piro AHMETAJ Qëndrimet dhe gjuha e forcës së Presidentit Trump në raport me peshën kritike që mbart Grenlanda për sigurinë e SHBAve, jo vetëm i kanë hedhur benzinë “zjarrit të armiqësive”, në Pekin dhe Moskë, por edhe “debateve rreth (pa)legjitimitetit ndërkombëtar”, të kancelarive, apo burokracisë evropiane. Në pamundësi për t’iu përgjigjur çdo studioje televizive, në vijim gjeni: “Përmbledhje rreth pozitës gjeografike, interesave ekonomike dhe peshës strategjike që mbart ky (super)ishull për SHBA-në, NATO-n, si dhe shpresës ndaj Rendit të Ri të Sigurisë Globale”: Pozita, rrethanat dhe pesha gjeostrategjike e Grenlandës: Në vitin 1814, Grenlanda, ishulli më i madh…

Read More

Zgjedhjet që po afrohen në Serbi po zbulojnë frikën reale të regjimit të Vuçiqit nga humbja e pushtetit. Kur pushteti ndihet i rrezikuar, armët, frika dhe armiku i jashtëm kthehen në mjete politike. Serbia po militarizohet jo sepse është e kërcënuar, por sepse po përdoret si instrument influence nga Rusia. Në këtë lojë, paqja në Ballkanin Perëndimor nuk po mbrohet, por po shndërrohet në mjet presioni dhe pazari gjeopolitik. Autor: Dr. Gurakuç Kuçi – Profesor në Kolegjin Universum, bashkëpunëtor i jashtëm në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë Militarizimi si “domosdoshmëri” e rreme…

Read More

Nga Elizabeth Berry Ashtu si shumë njerëz, fillimisht i hodha poshtë të gjitha historitë e konspiracionit politik rreth Epstein dhe pak a shumë e shpërfillja atë si thjesht një pervers mashkull i pasur. Megjithatë, e vërteta mund të jetë këmbëngulëse dhe e pamëshirshme, dhe kështu ka qenë edhe me Jeffrey Epstein, pasi copë pas cope historia e Epstein është zbërthyer. Historia e dokumentuar me përpikëri e kontrollit të fshehtë të politikës amerikane bëhet e dukshme në një libër me dy vëllime: One Nation Under Blackmail. Ky libër është “këpuca tjetër që ra”. Në dy vëllimet e tij, vepra zbulon se…

Read More

Nga Thomas Sabin [Focus.de] E mërkurë, 4 shkurt 2026 Kina po punon fshehurazi në një teknologji kyçe për industrinë e çipave. Një prototip kërcënon sigurinë evropiane dhe e vendos ASML në qendër të një lufte gjeopolitike për pushtet. A keni dëgjuar ndonjëherë për “Projektin Manhattan të Kinës”? Ia vlen të hidhni një sy një skenari që më shumë kujton një thriller spiunazhi. Në fund të vitit 2025, portali i lajmeve “Reuters” përshkroi sa vijon në një raport ekskluziv: E siguruar në një laborator me siguri të lartë në Shenzhen të Kinës, qëndron një makinë. Ajo mbush pothuajse një sallë të…

Read More

Nga Vigan QOROLLI, zv. Ministër dhe ligjërues në Universitetin e Prishtinës Aktgjykimi i sotëm KO 325/25, i njohur si “rasti Rashiq”, hap një debat që shkon përtej një procedure parlamentare. Ai prek vetë raportin midis vullnetit demokratik, përfaqësimit komunitar dhe rolit të Gjykatës Kushtetuese në rendin tonë institucional. Pyetja që mbetet pezull është kjo: mbi çfarë logjike kushtetuese i jepet në thelb vetëm Listës Serbe privilegji për të prodhuar kandidatin “legjitim” për nënkryetar të Kuvendit? Kushtetuta garanton përfaqësim të komunitetit, jo monopol politik brenda tij. Kur përfaqësimi reduktohet në një adresë të vetme partiake, rreziku është i qartë për demokracinë…

Read More

Bay Dr. Dritan HOTI The contemporary international system appears increasingly resistant to the normativearchitectures designed to regulate it. Wars conducted outside established legal frameworks,unilateral military actions, and the erosion of institutional authority all suggest a structuraltransformation rather than a temporary deviation. In this context, the political and legaltheory of Carl Schmitt—long regarded as controversial yet diagnostically incisive—offers aframework through which current global dynamics may be more clearly interpreted. Hisseminal work, The Nomos of the Earth in the International Law of the Jus PublicumEuropaeum, provides concepts that resonate strongly with the present moment, particularlyhis critique of “empty normativism” and his advocacy…

Read More

[HISTORI] Nga Dr. Nikollë LOKA Osmanët shfrytëzuan fuqinë bashkuese të fesë për të integruar grupe të ndryshme. Mileti i parë i themeluar zyrtarisht ishte ai ortodoks në vitin 1454, pasuar nga Armenët në 1461 dhe Hebrenjtë në 1839, të cilët u përfaqësuan nga një udhëheqës i zgjedhur nga komuniteti hebre i Stambollit në 1453. Secili milet jomysliman kishte të drejtën të përfaqësonte anëtarët e tij para gjykatës osmane dhe të vetëqeverisej brenda. Ata kishin të drejta për të mbledhur taksa, gjykuar dhe rregulluar jetën e anëtarëve të tyre, për sa kohë këto të drejta nuk binin ndesh me ligjin islam…

Read More

Në kuadër të Deklaratës së përbashkët trepalëshe të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes së Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, është mbajtur të martën takimi trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve në Kroaci. Delegacioni i Kosovës u udhëhoq nga Drejtori i Politikave të Mbrojtjes, Faruk Geci. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e Deklaratës. Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se deklarata përcakton katër fusha kryesore të…

Read More