Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje: Drejt një doktrine të re strategjike shqiptare në epokën e transformimit të marrëdhënieve transatlantike Transformimet e thella që po përjeton sistemi ndërkombëtar po sinjalizojnë fundin gradual të modelit strategjik që ka dominuar marrëdhëniet transatlantike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Lufta në Ukrainë, rivaliteti sistemik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, rikthimi i Rusisë si fuqi revizioniste, krizat energjetike, sfidat teknologjike dhe presioni mbi financat publike të demokracive perëndimore po e shtyjnë Uashingtonin drejt një rishqyrtimi të rolit të tij global dhe, në veçanti, të marrëdhënieve me Evropën. Në këtë kontekst, analiza e Dr.…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Selim IBRAIMI / Njujork Kemi shkruar për aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë; megjithatë, lidhur me këtë fushë specifike të aktorëve jo-shtetërorë, dhe duke parë përtej shteteve të klasifikuara si “të papërgjegjshme”, nuk i është kushtuar vëmendja e duhur gjeopolitikës së tregimit (narrativës) dhe rëndësisë së saj historike në vatrat e konflikteve (p.sh., Ballkani Perëndimor), territoret e kontestuara, çështjet e identitetit, përplasjet fetare e të tjera. Gjeopolitika e tregimit ndryshe bën pjesë në fuqinë e butë e cila lirisht mund të themi se është “arma” më e fortë e një shteti, qeverie apo e një populli. Ndonëse termi gjeopolitikë e…
Nga Dan GASHI / Njujork Një zhvillim i rëndësishëm në Lindjen e Mesme po tërheq vëmendje përtej kufijve të rajonit. Sipas agjencisë Reuters, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka luajtur rol të drejtpërdrejtë në ofensivën e fundit të rebelëve Huthi përgjatë bregdetit të Detit të Kuq në Jemen. Operacioni arriti kulmin me marrjen e qytetit port të Mokës, një pikë me rëndësi të veçantë strategjike. Burimet e cituara nga agjencia thonë se Teherani u kërkoi Huthëve të shtonin sulmet kundër Arabisë Saudite në këmbim të fondeve, armëve dhe ndihmës nga oficerë të lartë ushtarakë. Edhe burime ushtarake…
Nga Ivana Kottasová [CNN-International] Përditësuar 13-9-2026 Kushtet janë të ashpra. Temperaturat ngrihen rregullisht mbi 47 gradë Celsius gjatë ditës, pastaj bien ndjeshëm gjatë natës. Uji është i pakët dhe pluhuri e rëra përhapen kudo. Por të paktën ata po punojnë mbi tokë. Ky grup elitar operatorësh dronësh ukrainasë ka kaluar vite duke gjuajtur rusë nga strofullat në Ukrainë. Ata ende po bëjnë të njëjtën gjë – por në shkretëtirën në Malin verior. Rreth 15 specialistë ukrainas janë vendosur në vendin e udhëhequr nga junta në rajonin Sahel të Afrikës për të ndihmuar forcat lokale rebele që po luftojnë kundër trupave ruse – pjesë e…
Me 62 vota për dhe tetë kundër është votuar Qeveria Kurti 4 në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës. Pas votimit të Qeverisë është betuar kabineti qeveritar. Pas seancës që u mbajt paraditen e së dielës, ku kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e shpalli të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi në zyrën e saj emrin e Albin Kurtit për mandatar të Qeverisë. Më pas, Haxhiu e mandatoi Kurtin e u thirr edhe seanca. Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës e të Aleancës nuk ishin të…
Nga Magnus Lund Nielsen Përmbledhje kryesore Suedia voton të dielën, pas një ndryshimi të vonshëm të prirjeve elektorale: partitë opozitare dikur kryesonin me deri në rreth 8 pikë përqindjeje, ndërsa një sondazh i së premtes e ngushtoi diferencën me bllokun Tidö të kryeministrit Ulf Kristersson në vetëm 0.4 pikë përqindjeje, brenda kufirit të gabimit statistikor. Liberalët, partneri më i vogël i koalicionit qeverisës, u rritën në 5.8% në një sondazh të së mërkurës, nga 3.3% një javë më parë — duke kaluar kështu pragun prej 4% për hyrjen në Riksdag, rënia nën të cilin do të kishte tronditur llogaritjet e…
Nga Dr, Skënder DEMALIAJ Dita e 11 shtatorit 2001 tronditi jo vetëm Amerikën, por gjithë opinionin botëror. U derdhën shumë lot, u kënduan mijëra lutje. Këmbanat u dëgjuan në çdo cep të botës, u mbajtën më shumë fjalime. Në sytë e përlotur të njerëzve të thjeshtë, të udhëheqësve e burrave të shteteve, në mimikën e fytyrës së tyre, në rrudhat e ballit, në zërin e humbur, ndjehej dhimbja, trishtimi, por edhe përgjegjësia e vendosmëria për të ndëshkuar ashpër, pa mëshirë fajtorët që kishin një emër, terroristë. Me Amerikën u solidarizuan pothuajse të gjithë popujt. Amerika e Evropa u bashkuan politikisht,…
Nga Ibrahim SHALA, PhD (Me rastin e varrimit me ceremoni shtetërore të kriminelit të luftës gjeneralit Ratko Mladiq) Serbia për një dekadë i shkaktoi katër lufta në hapësirën e ish federatës Jugosllave; Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. I bëri dy gjenocide; në Bosnje dhe Kosovë. Në kulmin e ekzekutimit të gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës me 1999 ndërhyri bashkësia ndërkombëtare, konkretisht NATO me fushatën e bombardimeve ajrore me në krye SHBA-të, për të shpëtuar popullatën civile shqiptare nga zhdukja fizike. Pas çlirimit u vendos administrimi ndërkombëtar duke u mjaftuar me faktin se kemi liri, hapësirë demokratike, bukë me ngrënë dhe…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Procesi gjyqësor në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Më 16 shtator pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë. Por, përtej rezultatit juridik ndaj katër individëve, ky proces ka prodhuar një debat shumë më të gjerë: çfarë po gjykohet në të vërtetë në Hagë – përgjegjësia individuale e të akuzuarve apo, në mënyrë të tërthortë, vetë narrativa historike mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj për çlirim? Një përgjigje të rëndësishme për këtë pyetje e jep profesori i së drejtës në…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, takohet me kryeministrin irlandez Michael Martin në Farmleigh House. Julia Demaree Nikhinson/AP/dpa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar se do të “dëshironte shumë” të shihte ribashkimin e Irlandës dhe Irlandës Veriore. Donald Trump mbërriti në Irlandë të shtunën në mëngjes për një vizitë gati dy-ditore. Pas bisedimeve politike në Dublin, presidenti amerikan do të udhëtojë për në bregun perëndimor. Atje ai do të marrë pjesë në Irish Open, i cili po mbahet në fushën e golfit në pronësi të kompanisë së tij.Vizita nuk është një vizitë zyrtare shtetërore. Trump po kombinon angazhimet politike me…