Nga Gzim Rushiti / PhD
Të premten në mëngjes, më 09 tetor 2026, mediat malazeze raportuan se Policia dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) e Malit të Zi, në qytetin e Rizanit në Gjirin e Kotorrit, ku jeton një numër i konsiderueshëm i qytetarëve me shtetësi ruse, kanë arestuar pesë shtetas të Rusisë.
Shtetasit rus në kohën kur u arestuan nga autoritetet e sigurisë të Malit të Zi ishin të vendosur dhe qëndronin në një hotel në qytetin e Rizanit. Gjatë arrestimit te shtetasit rus të cilët u ndaluan dhe më pas u dëbuan për në Serbi, autoritetet malazeze gjetën dhe sekuestruan për ekspertizë dhe analizë të mëtutjeshme mjete elektronike si dronë, një kamerë, pajisje me rezolucion të lartë dhe disa celularë.
Ndër të arrestuarit janë Mikhail Zvinchuk, bashkëshortja dhe bashkëpuntorja e tij, Valeria Vladimirovna dhe tre bashkëpuntorë të tjerë.
Rrjeti informativ dhe mediatik rus “Rybar” është themeluar në vitin 2018 nga Mikhail Zvinchuk, i cili është një ish-punonjës i shërbimit për media në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse.
Mikhail Zvinchuk sipas Bashkimit Evropian është edhe anëtar i një grupi të cilin e ka krijuar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për të kordinuar përpjekjet dhe mobilizimin e rusëve dhe të Rusisë për luftën e saj në Ukrainë.
Sipas informacioneve të saja, të cilat i ka siguruar nga institucionet e sigurisë, gazeta malazeze “Pobjeda” raporton se Mihail Zvinchuk është edhe kolonel në agjencinë e Rusisë të intelegjencës ushtarake (GRU), ku është edhe përgjegjës për operacionet hibride.
Mihail Zvinchuk që nga viti 2023, është edhe nën sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian kundër tij për shkak të mbështetjes që ai i ka dhënë luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për shkak të përhapjes së propagandës së Rusisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian e aktuzojnë rrejtin “Rybar” se aktivitetet e këtij rrjeti lidhen me përhapjen e narrativave pro-ruse, operacioneve të ndikimit të huaj nëpërmjet informacionit dhe aktiviteteve të ndryshme që synojnë të shpërndajnë propagandën ruse.
Rrjeti “Rybar” u shëndrrua në një nga kanalet ushtarake më të ndjekura proruse në Telegram, pas fillimit të operacioneve ushtarake për pushtimin në shkallë të gjërë të Ukrainës nga ana e Rusisë me 24 shkurt të vitit 2022.
Ky rrjet në mënyrë të vazhdueshme ka publikuar analiza të zhvillimeve dhe informacione nga fronti i luftës në Ukrainë si dhe ka shpërndarë materiale të ndryshme të cilat i mbështesin aktivitetet, politikat dhe qëndrimet e Rusisë sa i përket veprimeve ustarake dhe luftës në Ukrainë. Rrjeti “Rybar” u zhvillua me hov të përshpejtuar dhe me kalimin e kohës u shëndrua në rrjet kanalesh dhe komunikimi.
Viteve të fundit rrjeti “Rybar” i ka zgjeruar aktivitetet dhe ka arritur që të shtrijë veprimtarinë dhe ndikimin e tij edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht aktivitetet dhe veprimtaria e tij ka qenë dhe vazhdon që të jetë e fokusuar në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe së fundmi edhe në Mal të Zi.
Sipas raportimit të mediave malazeze pas arrestimit të pesë anëtarëve të rrjetit “Rybar”, grupi po xhironte një dokumentar në Mal të Zi, i cili i kritikon përjekjet e shtetit të Malit të Zi për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Arrestimin e anëtarëve të rrjetit “Rybar” në Mal të Zi e kanë konfirmuar edhe vetë anëtarët e këtoj rrjeti, nëpërmjet një deklarate të publikuar në kanlin e rrjetit “Rybar” në Telegram, e në të cilën deklaratë ata thonë se “ndodheshin në territorin e vendit në mënyrë të ligjshme dhe zyrtare dhe se ata po planifikonin të xhironin një film në Manastirin e Cetinës, i cili paraqet një objekt të rëndësishëm të Kishës Ortodokse Serbe.
Sipas deklarimeve të drejtuesit të rrjetit “Rybar” Mikhail Zvinchuk, të cilat ai i ka bërë në publikimet e tij në rrjetet sociale, ai së bashku me ekipin e tij, po qëndronte në Mal të Zi me qëllim që të realizojnë një film për “marrëdhëniet mes Rusisë dhe popujve të Ballkanit, si dhe historinë e këtij rajoni”.
Raportimet e mediave malazeze për arrestimin e kreut të rrjetit “Rybar” dhe anëtarëve të tjerë të tij rë Risan i konfirmoi [por edhe i ka komentuar edhe vetë kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq] me ç’rast, lidhur me këtë, ai shkroi se “Ne kemi paralajmëruar se përpjekjet për veprimtari hibride dhe destabilizim e shoqërojnë vazhdimisht rrugëtimin tonë evropian” dhe shtoi se “Mesazhi pas operacionit të suksesshëm të sotëm, gjatë të cilit u arrestua drejtuesi i rrjetit informativ Rybar, është i qartë: institucionet po e bëjnë punën e tyre. Mali i Zi po mbron interesat e veta dhe askush nuk do ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane”.
Podgorica zyrtare ka marrëdhënie bilaterale të tensionuara me Moskën zrtare për një periudhë kohore. Marrëdhëniet bilaterale midis Malit të Zi dhe Federatës Ruse u përkeqësuan veçanërisht pasi Mali i Zi u bë anëtar i NATO –s në vitin 2017.
Arestimi i kreut të rrjetit “Rybar” dhe anëtarëve të tjerë paraqet vazhdimësi të aktiviteteve dhe operacioneve hibride të cilat Rusia i ka organizuar në Mal të Zi, duke filluar nga përpjekja e Rusisë për të organizuar një grusht shteti në Mal të Zi në vitin 2016 e deri tek aktivitetet dhe veprimtaria e fundit e rrjetit “Rybar”. Të gjitha këto aktivitete dhe veprimtari së bashku kanë psur dhe vazhdojnë që të kenë një synim të vetëm: ndikimin dhe ndryshimin e orientimit strategjik pro-uroatlantik të qeverisë së Malit të Zi, me qëllim që të zvarritet ose të pengohet anëtarësimi i Malit të Zi fillimisht në NATO dhe tashti edhe në Bashkimin Evropian.
Në fakt edhe dyshime e institucioneve të sigurisë të Malit të Zi janë se aktivitetet e rrjetit “Rybar” në Mal të Zi kanë pasur qëllime malinje ndaj procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të këtij shteti të Ballkanit Perëndimor. Sipas dyshimeve të institucioneve të sigurisë të Malit të Zi rrjeti “Rybar”, nëpërmjet aktiviteteve të ndikimit hybrid si dhe nëpërmjet prodhimit dhe shpërndarje së materialeve informative, ka pasur për qëllim të ndikoj në debbatin publik dhe në qëndrimet e opinionit publik në Mal të Zi.
Sipas informcioneve të autoriteteve të sigurisë të Malit të Zi rrjeti “Rybar” kishte planifikuar realizmin e dokumentarëve në video, gjë e cila konfirmohet edhe nga vetë anëtarët e këtij rrjeti, për çështjet që lidhen me harmonizimin e vizave të Malit të Zi me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas dyshimeve të institucioneve të sigurisë të Malit të Zi , këta dokumentarë synonin që ta paraqesin procesin e integrimit evropian të Malit të Zi, si një politikë të imponuar, e cila e dëmton në rradhë të parë interesat kombëtare të shtetetit në Mal të Zi dhe sidomos ekonominë dhe turizmin e këtij shteti.
Prandaj duke marrë parasyshë të gjithë këto synime të rrjetit “Rybar”, por edhe operacionet hibride të cilat i ka realizuar edhe më parë Rusia në Mal të Zi, si dhe synimet dhe qëllimet dashakeqe të cilat Federata Ruse i ka ndaj procesit të integrimit të Malit të Zi bë përgjithësi, si në NATO në të kaluarën, poashtu edhe ndaj procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian në të tashmen, mund të konstatojmë se institucionet e Malit të Zi duhet të jenë shumë vigjilente dhe të ndjekin me kujdes ndikimin dhe aktivitetet ruse në shtetin e tyre, me qëllim që këto operacione hibride, të organizuara nga ana e Rusisë, të mos arrijnë që të kenë sukses dhe ndikim mbi porceset eurointegruese të Malit të Zi.
