Nga EVARIST BEQIRI Lufta në Ukrainë nuk është thjesht një konflikt lokal. Ajo është manuali më i qartë i shekullit XXI për mënyrën se si një autokraci agresive synon që të përçaj shoqërinë perëndimore dhe të minojë aleancat ndërkombëtare pa pasur nevojë që të pushtojë gjithçka ushtarakisht. Rusia e Putinit po lufton me një paradigmë të re, luftën hibride. Te “lufta pa kontakt” informacioni, sabotimi politik, presioni ekonomik dhe operacionet kibernetike veprojnë paralelisht me raketa, dronë dhe artilerinë. Dështimet e Moskës në Ukrainë zbulojnë shumë më tepër sesa arrogancën e një regjimi autoritar. Aty po shpaloset se si një shtet…
Author: ISHGJ
Nga Beat Balzli [NZZ] SHBA-të dhe Kina nuk kanë interes për një Evropë të bashkuar politikisht, vetëm për konsumatorët e saj. Ato po punojnë për të ndarë kontinentin e vjetër përmes kanaleve të ndryshme. Por shumë evropianë ende nuk e kanë kuptuar këtë – përfshirë disa krerë qeverish. Kush e shpiku? Britaniku John Montagu, ai Lordi i Admiralitetit që dikur nguli mish viçi midis fetave të bukës në mënyrë që të mos i duhej të ndërpriste lojën e tij maniake me letra. Falë tij, Kontit të 4-t të Sandwichit, menaxherët e nivelit të mesëm mund ta përshkruajnë me saktësi se…
Nga Dr.Selim IBRAIMI Komisioni Evropian (KE) ka debatuar kreditë e programit të mbrojtjes “SAFE”. Nisma e KE-së lidhet me forcimin e mbrojtjes së shteteve anëtare për shkak të frikës nga sulmet ruse dhe dyshimeve në rritje për tërheqjen e SHBA-së nga siguria evropiane. BE-ja dhe shtetet jo anëtare janë bërë më të vetëdijshme vitet e fundit se pa një modernizim të ushtrive kombëtare dhe më shumë ndarje buxhetore për këtë modernizim, është e vështirë të përballohen kërcënimet e huaja. Disa zyrtarë të lartë të BE-së, nismëm e dytë të KE-së për më shumë mjete financiare, e kanë cilësuar si ngarkesë…
Dikur pjesë e vizionit strategjik të SHBA-së, sot Kosova gati se nuk figuron në Strategjinë e saj Kombëtare. Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, dhe Kosova nuk e ka kapitalizuar periudhën e qetësisë, duke mbetur e cenueshme. Në fillim të këtij muaji, Shtëpia e Bardhë e presidentit Donald Trump publikoi Strategjinë e saj të Sigurisë Kombëtare – një dokument që çdo administratë amerikane nxjerr për të shpjeguar prioritetet e saj në politikën e jashtme. Strategjia, që mban firmën e presidentit, thekson se “ditët kur Shtetet e Bashkuara mbështesnin tërë rendin botëror si Atlasi, kanë mbaruar”, se “çështjet e vendeve të tjera…
E shtunë, 13 dhjetor 2025SHBA-të synojnë të ndajnë BE-në. Trump dyshohet se po planifikon të ndajë katër vende. Sa realiste është kjo? Cilat do të ishin pasojat? Marrëdhëniet transatlantike kanë përsuar çarje të thella që kur Donald Trump mori detyrën. Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare (NSS) më 4 dhjetor 2025, lexohet si një fyerje e hapur për shumë politikanë evropianë. Në dokumentin e strategjisë, të cilin çdo administratë amerikane duhet t’ia paraqesë Kongresit, administrata Trumpit e përshkruan Evropën si një kontinent në rënie. Ai flet fjalë për fjalë për “censurë” të fjalës së lirë në Evropë, “shtypje të opozitës…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Marrëveshja e 19 prillit 2013, respektivisht Marrëveshja e Brukselit si cilësohet ndryshe, e nënshkruar nga ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daciqi, i kishte hapur rrugë krijimit të Lisëts Serbe si instrument i Serbisë në Kosovë.Përpjekja për ta mohuar këtë fakt është propagandë e pastër dhe e pakuptimt, totalisht irracionale. 1. Çfarë ishte realisht Marrëveshja e Brukselit (19 prill 2013)? Marrëveshja ishte dokument politik, jo traktat ndërkombëtar, por me pasoja të drejtpërdrejta në arkitekturën e brendshme të Kosovës. Ajo synonte: Në praktikë, procesi i implementimit të marrëveshjes prodhoi një gjeometri të…
Nga Dan GASHI Përpjekja për de-dollarizim dhe pasiguria e tregjeve perëndimore kanë krijuar një situatë të favorshme për eksperimentimin me alternativa ndaj të ashtuquajturit “rend i vjetër botëror”. Në dy vitet e fundit të aktivitetit shumë intensiv të BRICS-it, tema qendrore e grupit është identifikimi i problemeve të sistemit të dominuar nga dollari dhe faktorët dallues si: Sa i përket pikës së parë, nuk ka dyshim se tendenca e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për të përdorur monedhat dhe sistemet financiare si armë gjeopolitike kundër shteteve të konsideruara armiqësore ose jo bashkëpunuese, ka prodhuar edhe efekt të kundërt…
Nga Korab BLAKAJ Njëri nga këta që synojnë postin e kryeministrit ka guxuar të flasë për territorin sikur ai të jetë opsion diktati dhe negociate.Të thuhet se “nëse një i fuqishëm thotë mjaft, veriu s’është Kosovë” është , „t’ia bësh me sy „ e të përkulesh para diktatit përpara se ai të vijë. E pse? Për t‘u liruar nga problemi të cilin je i pa aftë dhe i pa guximshëm për ta zgjidhur! Artikulimi i tillë nxit agjenturat armike të shtojnë intensitetin e përpjekjeve të tyre dhe nxit qytetarët ta pranojnë coptimin e atdheut si „shpëtim nga një rrezik më…
E diel, 7 dhjetor 2025, 16:18Eksperti i politikës së jashtme të CDU-së, Röttgen, e sheh strategjinë e re të sigurisë së SHBA-së si një “pikë të dytë kthese” për Evropën. Pse? Sipas ekspertit të politikës së jashtme të CDU-së, Norbert Röttgen, strategjia e re e sigurisë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kërcënon vetë ekzistencën e BE-së. “Pozicionimi i ri i politikës së jashtme të SHBA-së është një pikë e dytë kthese”, tha zëvendëskryetari i grupit parlamentar CDU/CSU për rrjetin editorial gjerman RND. Pika e parë e kthesës u shpall nga kancelari i atëhershëm Olaf Scholz në vitin 2022 pas…
[Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se prodhimi i municioneve “Made in Kosova” do të nisë në vitin 2026.] Abstrakt Në Ballkan, ku balancat e sigurisë mbeten të brishta dhe veprimet shtetërore shpesh interpretohen përtej peshës së tyre reale, edhe hapat e vegjël marrin rëndësi të shtuar. Në këtë kontekst, prodhimi i planifikuar i municionit nga Kosova është një hap i kufizuar, por me potencial për të ndikuar në mënyrën se si vendi perceptohet në fushën e mbrojtjes. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se fabrika e parë e municioneve në Kosovë do të ndërtohet në…