Author: ISHGJ

Nga Gzim Rushiti, PhD Termi “bota serbe” ëahtë përmendur për here të parë nga historiani serb i krahut të djathë Aleksandar Rakoviq në vitin 2020. Në një shkrim të tij të botuar në korrik të vitit 2020 në gazetën Politika, historiani serb Aleksandar Rakoviq sugjeroi se egziston një “botë serbe”, e cila nënkupton bashkimin e Serbisë, Malit të Zi dhe Republikës Srpska. Termin “bota serbe” politikani i parë zyrtarë i Serbisë i cili e përdori është Aleksandar Vulin, në periudhën kur ka qenë minister i mbrojtjes i Serbisë. Sipas pikëpamjeve të politikanit veteran nacionalist serb Aleksandar Vulin, i cili ka…

Read More

Nga Dr. Enver Bytyçi Pashë një video të Edi Ramës në samitin e NATO-s në Ankara. Ishte i vetmi lider i ulur, kur homologët e tij të tjerë vinin sa te njëri, sa te tjetri, bisedonin e shtrëngonin duart krejt natyrshëm. E panatyrshme ishte vetmia e padishahut tonë të madh. Me sy që i liviznin si me telekomandë, me duar të mbledhura dhe me lëvizje të çuditshme tek sodiste liderët e vendeve anëtare të NATO-s, por pa guxuar si herët e tjera që të ngrihej nga vendi dhe t’i qasej ndonjërit nga pas. M’u kujtua vizita e parë e Donald…

Read More

Nga MSc. Liron KRASNIQI Me çertifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Kosova ka hyrë zyrtarisht në fazën më kritike dhe më të rregulluar ligjërisht të tranzicionit të pushtetit. Ky akt zyrtar i KQZ-së, jo vetëm që vulos shpërndarjen përfundimtare të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, por aktivizon automatikisht ‘’kronometrin kushtetues’’ për formimin e institucioneve të reja. Si lider i partisë që ka fituar shumicën e votave në këto zgjedhje, Albin Kurti gjendet sërish përpara përgjegjësisë dhe detyrimit ligjor për të ndërtuar ekzekutivin e ri. 2. Konstituimi i Kuvendit Përpara se Albin Kurti të…

Read More

[Sistemi i raketave amerikane Patriot është sistemi më i përdorur deri më sot. Evropa synon një pavarësi më të madhe strategjike nga SHBA-ja për mbrojtjen në plan afatgjatë.] Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende varet shumë nga teknologjia e SHBA-së. Me programe të reja të armatimit, kontinenti po përpiqet të bëhet më i pavarur strategjikisht. Por rruga është e gjatë. Evropa vazhdon të mbështetet te armët amerikane për riarmatosjen e saj. Kjo u bë e qartë edhe në samitin e NATO-s në Ankara, ku u zhvillua gjithashtu një forum i rëndësishëm i industrisë së mbrojtjes. Veçanërisht kompanitë amerikane përfituan nga…

Read More

Takimi i radhës i NATO-s, ku u grumbulluan krerët e të gjitha shteteve anëtare, u dominua nga dy figura madhore: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe nikoqiri, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Nga Dan GASHI / Njujork Avioni “Air Force One” i Presidentit Trump, posa u ul në bazën ajrore Etimesgut të Ankarasë, gjeti Rexhep Tajip Erdoganin duke e pritur në pistë. Të dy presidentët shtrënguan duart para kamerave si miq të vjetër që takohen sërish me plot gazmend. Pamja e takimit të përzemërt në pistën e aeroportit ishte vetëm fillimi i befasisë. Disa orë më vonë, brenda Pallatit…

Read More

NATO, RUSIA, SERBIA DHE SFIDAT HIBRIDE NË EPOKËN E KONKURRENCËS STRATEGJIKE Nga Isuf B.Bajrami Studim mbi transformimin e arkitekturës së sigurisë evropiane dhe ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor ABSTRAKT Ky studim analizon transformimin e rendit evropian të sigurisë në periudhën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimin ndërmjet NATO-s, Federatës Ruse, Serbisë dhe faktorëve rajonalë të sigurisë.Argumenti themelor i këtij studimi është se Ballkani Perëndimor, megjithëse nuk përbën më një zonë të konfliktit të gjerë ushtarak, mbetet një hapësirë me rëndësi strategjike ku takohen interesa të ndryshme gjeopolitike, procese të papërfunduara…

Read More

Intelektuali i njohur serb, Ivan Videnoviq, në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve, BGNES, e zhvesh lakuriq politikën agresive e proruse të kryetarit serb, A. Vuçiq. 05.07.2026 Megjithëse lëvizja e gjerë studentore zgjoi një pjesë të elektoratit, ajo bëri një gabim strategjik duke mos nxjerrë liderë të qartë. Serbia ndodhet në një periudhë paqëndrueshmërie të zgjatur, e qeverisur nga një autokraci zgjedhore, ndërsa koncepti “Bota Serbe” përfaqëson një restaurim total ideologjik të doktrinës së Sllobodan Millosheviçit “Serbia e Madhe” nga vitet ’90 të shekullit të kaluar. Megjithëse lëvizja e gjerë studentore zgjoi një pjesë të elektoratit, ajo bëri një…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Pikëpamja e shprehur nga Veton Surroi, sipas së cilës demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye të organizoheshin për shkak se nuk po zhvilloheshin procese të rëndësishme kushtetuese apo politike, duket se e redukton natyrën e protestës politike në një reagim ndaj një ngjarjeje të menjëhershme institucionale. Në rendin e mendimit politik, por edhe në planin më të gjerë historik e metafizik, protesta është vetvetiu një formë e zhvillimit politik sui generis, një akt përmes të cilit një subjekt kolektiv artikulon aspiratat e veta, edhe atëherë kur institucionet ekzistuese nuk ofrojnë hapësirë për realizimin e tyre.…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Pohimi i analistëve amerikanë Linas Kojala dhe Vytautas Leskevičius se “Trumpi dhe Putini e kanë shpëtuar aksidentalisht NATO-n” [Newsweek] tingëllon paradoksal, por përmbledh një realitet të ri strategjik. Në vend që ta dobësonin Aleancën, presioni i ushtruar nga Rusia përmes luftës në Ukrainë dhe kërkesat e administratës amerikane për një ndarje më të drejtë të barrës financiare kanë prodhuar efektin e kundërt: NATO po hyn në një fazë të re të konsolidimit politik, ushtarak dhe industrial. Kjo u reflektua qartë në Samitin e 36-të të NATO-s në Ankara. Ndonëse deklarata përfundimtare ishte ndër më të shkurtrat…

Read More

NATO-ja ka publikuar komunikatën përfundimtare të samitit, deklaratën e përbashkët të liderëve pas bisedimeve të sotme. Deklarata e plotë: – Ne, Krerët e Shteteve dhe të Qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, jemi mbledhur në Ankara për të riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj mbrojtjes sonë kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit dhe ndaj lidhjes transatlantike. Një sulm ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve. Uniteti, solidariteti dhe forca jonë kolektive mbeten themeli i paqes, sigurisë dhe prosperitetit për një miliard qytetarët e Aleancës sonë të kombeve të lira dhe demokratike. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qasjes sonë…

Read More