17 korrik 2026Irani njoftoi këtë mëngjes se nisi sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pasi SHBA-të goditën instalimet ushtarake iraniane për natën e gjashtë radhazi. Armëpushimi që filloi muajin e kaluar është shndërruar në sulme dhe kundërsulme të përditshme, raporton Reuters. Ushtria amerikane njoftoi se kishte përfunduar një natë tjetër sulmesh ajrore kundër Iranit “për të dobësuar më tej aftësitë ushtarake të Iranit”, duke përfshirë ishullin Qeshm dhe pranë Bandar Abbas, ku ndodhet porti më i madh i Iranit dhe objektet kryesore detare dhe të Gardës Revolucionare. “Forcat amerikane, duke përfshirë avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake,…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Deklarata e ministres së qeverisë serbe, e cila interpretohet si arsyetim apo mbështetje e spastrimit etnik në Kosovë, nuk është thjesht një devijim verbal apo një gafë politike. Në planin teorik dhe juridik, ajo përfaqëson një formë të revizionizmit politik që synon të relativizojë krimet e së kaluarës dhe të minojë themelet mbi të cilat ndërtohet pajtimi demokratik. Në studimet mbi drejtësinë tranzicionale është tashmë një tezë e konsoliduar se pa pranimin e së vërtetës nuk mund të ketë as pajtim të qëndrueshëm. Çdo përpjekje për të justifikuar ose normalizuar spastrimin etnik përbën jo vetëm një…
Recension për romanin e Bedri Islamit “Gruaja në të zeza”, Botues NAIMI, Tiranë, 2023, f. 262 Ng Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje: Letërsia e kujtesës dhe trauma e diktaturës Në dekadat e fundit, letërsia shqipe ka dëshmuar një interes në rritje për rikthimin kritik te përvoja historike e diktaturës komuniste, duke e trajtuar atë jo vetëm si objekt kujtese, por edhe si fushë reflektimi etik, politik dhe antropologjik. Në këtë korpus veprash, narrativat që vendosin në qendër viktimën, kujtesën dhe traumën kolektive kanë marrë një rëndësi të veçantë, sepse ato synojnë të rindërtojnë pjesë të historisë që për një kohë të…
Kur historia nuk pranon të rishkruhet Nga Bedri HALIMI / Shkrimtar Historia është një nga gjykatësit më të rreptë të njerëzimit. Ajo mund të vonojë, mund të heshtë për vite ose edhe për dekada, por rrallëherë gabon në gjykimin përfundimtar të proceseve të mëdha. Ajo nuk udhëhiqet nga emocionet e çastit, as nga interesat politike të një brezi. Në fund, historia i nënshtrohet vetëm një kriteri: provës së kohës. Ngjarjet e vitit 1981 e kanë kaluar këtë provë. Në momentin kur shpërthyen, ato u dënuan me gjuhën më të ashpër të sistemit politik jugosllav. Demonstruesit u etiketuan si armiq, separatistë,…
Teknologjia e dronëve dhe e komunikimit, së bashku me operacionet e guximshme të inteligjencës, i kanë lejuar Kievit të sulmojë Rusinë shumë larg fushave kryesore të betejës. Nga David Kirichenko [Qendra për Analizën e Politikave Evropiane – CEPA] 13 korrik 2026 Ukraina ka zhvilluar një fushatë globale kundër interesave ruse. Dronët e lirë dhe të lëvizshëm po zgjerojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e tyre kundër një game të gjerë objektivash, duke përfshirë anijet tregtare ruse dhe mercenarët me bazë të huaj. Ata gjithashtu i kanë lejuar Ukrainës të godasë objektiva kyçe thellë brenda Rusisë pa vendosur forca ushtarake konvencionale,…
Nga Jane Nakano [Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare – CSIS]Publikuar më 14 korrik 2026 Konflikti i Iranit ka implikime të shumëfishta për të ardhmen e hartimit të politikave energjetike në Azi. Një burim energjie që nuk është shqyrtuar sa duhet, ndërsa rajoni përballet me pasigurinë e vazhdueshme mbi Ngushticën e Hormuzit është energjia bërthamore. Energjia bërthamore është një shtesë kyçe ndaj gazit natyror për furnizimin me energji elektrike në Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan, të cilat janë të gjitha shumë të varura nga importi, ndërsa gjithashtu varen plotësisht nga transporti detar për të siguruar furnizimin me gaz natyror.…
( Korrik 1987) [HISTORI] Nga MSc Metush ZENUNI Për shkak të rrethanave të vështira dhe ndjekjeve të vazhdueshme nga pushteti, Mbledhja e Parë e Përgjithshme nuk kishte mundësi që të mbahet në Kosovë. Meqenëse vepronte në ilegalitet të thellë dhe ndjekjet e pushtuesit ishin të mëdha, kjo dukuri e ndoqi LPRK-në që nga krijimi i saj e deri në fund të luftës çlirimtare në Kosovë. Atëherë kur aktiviteti i saj rrezikohej seriozisht në Kosovë, Dega Jashtë Vendit e LPRK-së, e vazhdonte aktivitetin dhe propagandimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës, ndërsa kur ekzistonin kushtet pak më të favorshme vendimet…
Nga Dr. Gurakuç KUÇI Brenda pak ditësh, dy deklarata nga Serbia na treguan se sa pak ka ndryshuar mendësia politike që prodhoi krimet e viteve ’90. Fillimisht, Vojislav Shesheli foli për ekzekutimet në Srebrenicë sikur të ishin një operacion matematikor. Ai llogariste sa njerëz mund të pushkatoheshin nga shtatë persona brenda disa orëve dhe më pas tha: “Ju që nuk keni pushkatuar kurrë askënd, nuk e dini se si është.” Pak ditë më vonë, ministrja serbe Snezhana Paunoviq deklaroi se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”. Në të njëjtën intervistë, UÇK-në e…
[Foto: Alexander NEMENOV/AFP/Getty Images] Koment nga Maria Snegovaya dhe Jade McGlynn[Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare – CSIS] Publikuar më 7 korrik 2026 Që nga viti 2022, Kremlini është përpjekur të “normalizojë” luftën e tij kundër Ukrainës dhe të izolojë rusët e zakonshëm nga kostot e saj. Megjithatë, në muajt e fundit, Ukraina e ka sjellë gjithnjë e më shumë luftën në Rusi përmes një sërë sulmesh ndaj rafinerive, infrastrukturës tjetër energjetike dhe qendrave të transportit që kanë shkaktuar vonesa fluturimesh, mbyllje aeroportesh dhe, së fundmi, përkeqësim të mungesave të karburantit. Nëse ky ndryshim ndryshon rrënjësisht qëndrimet e rusëve ndaj…
«Historia njeh pak çaste kur një komb është gjykuar pa qenë i pranishëm në sallën ku merrej vendimi për fatin e tij. Për shqiptarët, Kongresi i Berlinit ishte një prej atyre çasteve.» Nga Isuf B.Bajrami Më 13 korrik 1878, pas një muaji negociatash të zhvilluara në Berlin, përfaqësuesit e shtatë Fuqive të Mëdha nënshkruan traktatin që do të riformësonte hartën politike të Ballkanit. Për Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Austro-Hungarinë, Rusinë, Francën, Italinë dhe Perandorinë Osmane, objektivi ishte rivendosja e ekuilibrit të fuqive në Evropën Juglindore pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877–1878. ¹ Për shqiptarët, megjithatë, ky nuk ishte një kongres…