Nga Lirim GASHI Nuk bëhej fjalë për një projekt të shkëmbimit të territoreve, siç u përpoq Hashim Thaçi ta paraqesë në mënyrë të maskuar diskursin e tij publik. Ishte, në thelb, një nismë e zhveshur nga çdo parim shtetformues – një përpjekje për ta blerë lirinë personale nga Gjykata Speciale përmes një pazari të errët me Aleksandar Vuçiqin, të ndërmjetësuar nga “vëllezërit” e tij shqipfolës: Edi Rama, Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Maliqi. Çmimi i kësaj “lirie” nuk ishte aspak simbolik – ishte vetë veriu i Kosovës, i dorëzuar pa kushte, pa reciprocitet dhe pa rikthimin qoftë edhe të një pjese…
Author: ISHGJ
Recension i librit të Xhevat Hasanit, S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar (Prointegra, Zürich, 2025) Abstrakt Libri S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar i Xhevat Hasanit përfaqëson një ndërhyrje teorike dhe polemike në debatin mbi marrëdhënien midis shtetësisë së Kosovës dhe identitetit kombëtar. Duke polemizuar drejtpërdrejt me tezën e artikuluar nga Nexhmedin Spahiu mbi ekzistencën ose formimin e mundshëm të një “kombit kosovar”, autori argumenton se shteti i Kosovës nuk prodhon një identitet kombëtar të ri, por institucionalizon politikisht një komunitet kombëtar paraprakisht ekzistues — kombin shqiptar. Ky recension e vendos veprën në dialog kritik me teoritë klasike…
[Pamje e përgjithshme e takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në selinë e NATO-s në Bruksel.] Kontinenti po harton një plan për përfshirje më të madhe evropiane, ndërsa tensionet rriten për shkak të luftës me Iranin Bojan Pançevski [The Wall Street Journal*] Një plan rezervë për të siguruar që Evropa të mund të mbrohet duke përdorur strukturat ekzistuese ushtarake të NATO-s nëse SHBA-të largohen, po fiton terren pasi ka marrë mbështetjen e Gjermanisë, një kundërshtare afatgjatë e një qasjeje “vepro vetëm”. Zyrtarët që punojnë në plane, të cilat disa zyrtarë i quajnë “NATO Europiane”, po kërkojnë të përfshijnë më…
AKADEMIK ANASTAS ANGJELI Zhvillimet në tregjet financiare edhe gjatë javës që lamë pas u ndikuan nga zhvillimet e situatës në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime kaluan momente të tensionimit të politikës ndërkombëtare, ku përplasja midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit rrezikon të kalojë në një përshkallëzim të hapur ushtarak. Shpallja e një armëpushimi të përkohshëm dyjavor nga Presidenti Trump dhe paraqitja e planit iranian me 10 pika shënuan një zhvillim që shkon përtej diplomacisë së zakonshme. Ky plan nuk është thjesht një propozim për ndalimin e luftimeve, por një përpjekje për të rinegociuar parametrat themelorë të rendit rajonal dhe ndoshta…
Prodhuesi gjerman i dronëve Quantum Systems planifikon të zgjerojë bashkëpunimin e tij industrial me Ukrainën, me një numër të sipërmarrjeve të reja të përbashkëta që do të zbulohen gjatë një takimi të politikëbërësve të rangut të lartë, tha kompania të martën. Quantum Systems po rrit gjithashtu prodhimin e 10,000 dronëve shumëfunksionalë kuadkopterë në Gjermani të destinuar për forcat e armatosura të Ukrainës, pasi një grup fillestar u dorëzua në fund të marsit 2026, shkruajnë mediat e huaja. Duke komentuar sipërmarrjet e përbashkëta gjermano-ukrainase, Matthias Lehna, drejtor menaxhues i Quantum Frontline Industries, tha: “Jemi të bindur se kjo formë bashkëpunimi formon…
Armët e IA-së mund të rregullohen: Pse pengesat më të mëdha nuk janë teknike, por politike. Nga Dr. Tianjiao Jiang* / Shanghai Inteligjenca Artificiale (IA) jo vetëm që po e ndryshon botën e punës, por gjithashtu mund ta ripërcaktojë në thelb luftën. Nëse armët e IA-së janë me të vërtetë e ardhmja e luftës, kontrolli i armëve për armët e IA-së është urgjentisht i nevojshëm. Megjithatë, shumë vëzhgues argumentojnë se metodat tradicionale të kontrollit të armëve nuk janë të zbatueshme për armët e IA-së. Në veçanti, shumë studime tregojnë ndryshimet themelore midis kontrollit të armëve për armët bërthamore dhe kontrollit…
INTERVISTË ME MARK PALNIKAJN, STUDIUESIN DHE HULUMTUESIN E ARKIVAVE TË VATIKANIT E DISA TË TJERAVE Historiografia shqiptare, me gjithë arritjet e deritashme, ka një rënie në fushat me rëndësi, si: Historia e Lashtë dhe ajo e Mesjetës, gjuha dhe arkeologjia Lexuesve të librit “Shqiptarët në luftë me islamin global” ua rikujtoj se Mark Palnikaj ka bërë e bën hulumtime dhe zbulime të vazhdueshme në arkiva të ndryshme në Itali, si në Arkivin e Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia); në Arkivin e librave dhe dokumentave antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova); në Arkivin ASSC (Arkivi Historik…
Nga Dr. Dritan Hoti Libri i Dr. Sadri Rambajës, “Metamorfoza e Demokracisë, shteti në dritën e gjeopolitikës”, paraqet një ndërhyrje të rëndësishme teorike dhe analitike në debatin bashkëkohor mbi krizën e demokracisë, transformimin e shtetit modern dhe rikthimin e gjeopolitikës si kategori përcaktuese e rendit ndërkombëtar. Vepra nuk kufizohet në një analizë deskriptive të proceseve politike, por ndërton një sintezë kritike ku filozofia politike, teoria e shtetit dhe realpolitika globale ndërthuren në një arkitekturë konceptuale koherente dhe sfiduese. Në qendër të librit qëndron ideja se demokracia liberale, e konceptuar si formë universale e qeverisjes pas Luftës së Ftohtë, ka hyrë…
Ushtarët ukrainas përdorin sistemin e raketave tokë-ajër MIM-23 Hawk. (Imazh simbolik) Nina Liashonok/Ukrinform/NurPhoto nëpërmjet Getty Images E martë, 14 prill 2026, 12:00 Një raketë e re kundërajrore me një rreze veprimi prej 100 kilometrash është shfaqur për herë të parë publikisht. Për Ukrainën, bëhet fjalë për mbrojtjen e miliona njerëzve. Një raketë e re kundërajrore ukrainase është shfaqur publikisht për herë të parë në Kiev. Burime ushtarake i referohen asaj si projekti “Koral”, raporton portali i lajmeve tregtare “TWZ”. Sistemi tokë-ajër u ekspozua në një vitrinë të armëve vendase së bashku me raketa të tjera, dronë dhe sisteme ajrore pa…
Nga Shqiprim PULA Në diskursin publik dhe sidomos në intervistat për media ndërkombëtare, vërehet një prirje e çuditshme në shmangie pothuajse e plotë e termit “Shqipëtar” dhe zëvendësimi i tij me shprehje si “populli i Kosovës” apo “Kosovarët”. Kjo nuk duket si rastësi gjuhësore, por si një zgjedhje e vetëdijshme retorike që meriton vëmendje dhe analizim. Kosova, sipas kushtetutës Ahtisariane, është shtet i të gjithë qytetarëve të saj me një porosi që synon përfshirje të të gjithëve. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë zbehjen e realitetit historik mbi të cilin u ndërtua shteti ynë. Rreth 94% e popullsisë janë Shqiptarë…