Dy fytyrësia e politikës Po ju drejtohem në gjuhën serbe që të mos më quaj dikushi si shkrimtar autoqefal, sepse besoj që asgjë autoqefale në këtë botë nuk ka, dhe jo që eventualisht ta marr ndonjë duartrokitje, sepse që më parë e di që kur ta dëgjoni fjalimin tim, s’do të ketë duartrokitje, por përkundrazi… Por me këtë rast do t’ju drejtohem në serbisht që të më kuptoni që të gjithë… Në kohë të fundit në gjuhën serbo-kroate janë botuar intervista, feljtone, memoare, vepra publicistike dhe shkencore, vjersha, këngë, tregime, romane, drama dhe monodrama, në të cilat shkruhet për popullin…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Dritan HOTI Ndërtimit të shtetit-komb modern i detyrohet po aq sa formalizmi i marrëdhënieve ndërkombëtare, sa edhe kompleksiteti i krizave, konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të mëdha të epokës moderne. Ngritja më e hershme nga kombe të ndryshme e shtetit respektiv, të njohur nën emërtimin e shtetit-komb, jo vetëm që nuk u shënjua nga pastërtia etnike, por inkorporimi në një shtet-komb i segmenteve të caktuara të një etnie të ndryshme nga shumica dominuese përbënte dhe ende vazhdon si “mollë sherri” midis kombeve përgjatë historisë moderne. Këto lloj përplasjesh morën kështu trajtën e një lloj hakmarrjeje historike pasi u karakterizuan nga…
Ekspertja e Rusisë Hanna Notte mbi partneritetin e thelluar të Moskës me Iranin, bashkëpunimin ushtarak dhe rreziqet për Evropën Intervistoi: Olga Vasyltsova [IPG] Si e vlerësoni zhvillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Iranit që nga fillimi i luftës në Ukrainë? A është më shumë një aleancë taktike apo një partneritet strategjik afatgjatë? Hanna Notte: Rusia dhe Irani janë partnerë strategjikë që e kanë zgjeruar dhe thelluar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre që nga viti 2022. Ata mbështeten në përvojën e gjatë që daton që nga vitet 1990, duke përfshirë çështjet e armëve dhe ato bërthamore. Bashkëpunimi ushtarak arriti një nivel të…
Projekt i lidhur me Izraelin thuhet se përdor inteligjencën artificiale për të gjeneruar viktima të rreme iraniane, duke prodhuar mbështetje për ndryshimin e regjimit. Citizen Lab zbulon një operacion të inteligjencës artificiale të lidhur me Izraelin, duke përdorur “deepfakes” për të destabilizuar Iranin gjatë konfliktit. Nga Chelsie Napiza [INTERNATIONAL BUSINESS TIMES] Publikuar më 22 prill 2026 Një rrjet llogarish joautentike në mediat sociale, të vlerësuara nga studiuesit si me shumë mundësi të operuara nga një entitet ose kontraktor qeveritar izraelit, kaloi muaj duke përdorur deepfakes të gjeneruara nga inteligjenca artificiale dhe personazhe të sajuara për të nxitur iranianët të revoltoheshin…
HISTORI Nga Dr. Nikollë Loka Përpjekjet diplomatike të shtetit shqiptar për mbrojtjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1920-1939 u zhvilluan në një klimë të vështirë ndërkombëtare dhe përballë politikave të ashpra të Beogradit, që synonin ndryshimin e strukturës etnike përmes kolonizimit dhe shpërnguljes së detyruar. Sinjalet për gjendjen alarmante në Kosovë u përcollën herët nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili i kërkoi ndërhyrje institucioneve shqiptare dhe sensibilizim ndërkombëtar. Qeveria shqiptare, veçanërisht gjatë drejtimit të Iljaz Vrionit, ndërmori hapa konkretë duke protestuar në Lidhjen e Kombeve dhe duke informuar, përmes përfaqësuesve të saj, mbi dhunën ndaj shqiptarëve. Këto…
Nga Dr. Gent CARRABREGU Në shkencat politike është i mirënjohur një ligj që mban emrin e sociologut amerikan William Gamson. I njohur si ligji i Gamsonit, ky ligj formulon një rregullsi empirike që është dëshmuar relativisht e qëndrueshme në negociatat për formim koalicionesh qeveritare gjithandej demokracive parlamentare, sidomos në rastin e demokracive të Evropës perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Ligji parashikon që në demokracitë parlamentare ndarja e portfoliove ministrore do të jetë në proporcion me numrin e karrigeve parlamentare të partive pjesëmarrëse në koalicionin qeveritar. Për ta marrë një shembull ilustrues, nëse një parti ka 20 përqind të karrigeve në…
Nga Dr. Kadri Kryeziu Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja për një arsye të vetme: Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Presidentin. Kjo po shitet si një kthim te populli për të zhbllokuar sistemin. Në realitet, është një rrotullim në vend. Problemi nuk është rezultati i zgjedhjeve. Problemi është mekanizmi që vjen menjëherë pas tyre.Në rastin kur zgjedhjet shpallen si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përcakton qartë rendin: zgjedhje, certifikim, konstituim i Kuvendit dhe menjëherë procedura për zgjedhjen e Presidentit. Ky nuk është një hap teknik. Është momenti kur sistemi duhet të prodhojë shumicë…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Krizat institucionale në demokracitë parlamentare nuk janë fenomene të pazakonta; ato shpesh shfaqen si rezultat i tensionit ndërmjet konkurrencës politike dhe detyrimeve kushtetuese. Megjithatë, mënyra se si menaxhohen këto kriza përcakton nivelin e pjekurisë demokratike të një sistemi politik. Në këtë kontekst, zhvillimet e fundit në Kosova, të lidhura me bllokimin e procesit të zgjedhjes së Presidentit, përbëjnë një rast ilustrativ të përplasjes ndërmjet racionalitetit elektoral dhe përgjegjësisë institucionale. Bllokimi institucional si strategji politike Zhvillimet e fundit në Kosova dëshmojnë për një tension të thellë ndërmjet racionalitetit elektoral të partive opozitare dhe imperativit kushtetues të…
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Për arsye shtesë, përfshi mungesën/vakanca gati 3-vjeçare, e kam pritur me interes të shtuar njoftimin zyrtar të Departamentit të Shtetit për nominimin nga Presidenti Donald Trump të Ambasadorit të SHBA në Tiranë. Sigurish edhe me kënaqësi shtesë lajmin që në këtë funksion është nominuar Gjenerali i mirënjohur Enric Wendt, i cili, krahas funsioneve të tjera, ka drejtuar Forcat Elitare (speciale/SOF) të NATO-s, me të cilat, së bashku me stafin, kam pasur privilegjin dhe përgjegjshmërinë të negociojmë, si dhe në emër/autorizim të Autoriteteve të RSh të nënshkruaj marrëveshjen (MOU) përkatëse.Përtej tallavasë që përcillet në studiot TV nga…
HISTORI Nga Dr. Nikollë Loka Në Perandorinë Osmane, si në të gjitha vendet në modernizimin e shekullit të 19-të, zhvillimet politike shfaqen si një proces i ndërthurur me zhvillimet në fushën e arsimit. Për shkak të natyrës fetare të arsimit fillor në shkollat e Perandorisë Osmane, fëmijët shkolloheshin në gjuhët e pranuara nga feja që i përkisnin, por kjo çonte në zhvillim kulturor të veçantë për secilin komunitet fetar, duke penguar krijimin e një vetëdije kombëtare të përbashkët. Zhvillimi i nacionalizmit shqiptar u mbështet kryesisht mbi gjuhën dhe jo mbi fenë si nacionalizmat e tjera të rajonit. Përpjekjet e Portës…