Nga Shukrije GASHI
Lirisë kurrë nuk do t’i shkulen
rrënjët ujitur me gjakun e UÇK-së
trungut Ilirian ndër mijëvjeçarë
deri te Kosova Dardane sot
më e fortë se dje e kurrë
Tërmeteve hibride stisur në Serbi
po u vjen fundi me trumbetë
anipse Hasan Kaleshët janë
shtuar zhurmshëm me maska
gjithandej trojeve shqiptare këto ditë
UÇK-ja nuk dremitet asnjëherë
shkujdesur kurtheve të lakmisë individuale
në emër të kauzave kombëtare
“Jo në emrin tim” merr hov zjarmia
idhnake për hijet ogurzeza
që kërkojnë Kokën Dardane për
zhbërjen e Serbisë në Veri
“Liria ka emër” në çdo kohë Lapidareve
shpesh trembur nga hilja e zareve
tryezave të huaja diplomatike dje
me kostum hiresh mondane pa takt
e me shkas e hutuar teksa hëngri gjuhën pelim dje me nguti
Kush janë miqtë e Lirisë veç popullit
anipse drejtësia e kurdisur e dembele
në këmbët e huaja andrronë shpresën
e Ivicës së Zi shembjen e UÇK-së
luftën e pastër për Liri bashkë me
NATO-në çlirimtarë
Shqipëria Natyrale e fortë si kurrë
vjen sot në këmbët e veta
bashkë Apelit për Kosovën e pavarme
