Author: ISHGJ

Nga Dr. Gurakuç KUÇI Ky është paradoksi më i madh i politikës serbe ndaj Kosovës: Vuçiq kërkon nga KFOR-i dhe NATO-ja “mbrojtje për serbët në Kosovë”, ndërkohë që vetë Beogradi mbron dhe relativizon njerëzit që lidhen me krim të organizuar, sulme ndaj KFOR-it, sulmin terrorist në Banjskë dhe destabilizimin e veriut të Kosovës. Nuk mund të kërkosh siguri për një komunitet, ndërsa në të njëjtën kohë i jep mbrojtje politike strukturave që prodhojnë terrorizëm për gjitha komunitetet. Rasti Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq nuk është thjesht histori kriminale. Është mënyra se si krimi i organizuar, nacionalizmi shtetëror dhe politika e…

Read More

7 KORRIK 2026 Nga Linas Kojala dhe Vytautas Leskevicius [Newsweek] Në Zyrën Ovale, Mark Rutte përdori “trilionët e Trump-it” për të argumentuar se ditët e “tigrit prej letre” të NATO-s kanë mbaruar. Aleanca që po shkon në samitin e Ankarasë këtë javë është më e fortë, më e armatosur dhe më serioze në lidhje me mbrojtjen e saj. Presidenti Donald Trump mund ta fiksojë këtë ndryshim – ose ta vërë atë në rrezik. Për pjesën më të madhe të epokës pas Luftës së Ftohtë, shumë aleatë evropianë ishin të kënaqur me një tigër letre: të paarmatosur, të pakët në stok…

Read More

Vetëm analiza dhe diagnoza e saktë e shëron pacientin, sepse ia hap shtigjet mjekut për terapi precize. Dija duhet ta udhëheqë politikën, e jo politika dijën. Nga Lirim Gashi / Shkrimtar Një shtet nuk matet vetëm me kapitalin që ka në arkën e tij. Ai matet me atë që arrin ta ndërtojë me atë kapital.Sepse paratë që mbeten të papërdorura janë vetëm shifra. Ato nuk ushqejnë familje, nuk ndërtojnë fabrika, nuk krijojnë vende pune dhe nuk u japin njerëzve dinjitet. Një shtet i mençur nuk i ruan paratë dhe burimet e tij si relikte në muze. Ai i shndërron ato…

Read More

Nga Max Bergmann dhe Otto Svendsen Publikuar më 6 korrik 2026 Kur NATO të mblidhet në Ankara këtë javë, ajo do ta bëjë këtë në një pikë të ulët në historinë moderne të aleancës. Marrëdhënia transatlantike tashmë ka shkuar drejt një pike thyerjeje në shumë raste në vitin 2026. Zbritja më e ulët erdhi në fillim të këtij viti kur Shtetet e Bashkuara kërcënuan të pushtonin Groenlandën, territorin e një vendi tjetër anëtar të NATO-s. Turbullirat politike përkeqësohen edhe më shumë nga një realitet ushtarak i thellë: Dyshime serioze vazhdojnë të ekzistojnë rreth aftësisë së Evropës për të penguar, e…

Read More

Nga MSc. Liron KRASNIQI HYRJE Që prej fundit të muajit maj 2026, Shqipëria po përjeton një nga valët më të pazakonta dhe më domethënëse të protestave në historinë e saj pluraliste. Ajo që nisi fillimisht si një reagim lokal më 23 maj në fshatin Zvërnec të Vlorës, mori përmasat e një lëvizjeje mbarëkombëtare duke kulmuar me shpërthimin e pandalshëm qytetar nga 31 maji 2026. E pagëzuar tashmë në diskursin publik dhe ndërkombëtar si ‘’Revolucioni i Flamingove’’, kjo valë tubimesh ka tejkaluar konturet e thjeshta të një reagimi mjedisor, duke u shndërruar në një revoltë të thellë strukturore kundër korrupsionit, kapjes…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI / Njujork Bosnja – Hercegovina vazhdon të mbetet në një situatë të vështirë dhe paralizë politike. Debatet dhe mospajtimet midis amerikanëve dhe evropianëve se kush duhet të udhëheqë me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë – Hercegovinë (OHR) e kanë futur Bosnjën në një situatë të vështirë, pa ndonjë arsye. Ka shumë politikë pas asaj se kush do të udhëheqë me Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë. Përfaqësuesi i deritanishëm gjerman Christian Schmidt i cili u largua më 1 korrik 2026, është kritikuar nga SHBA-të dhe, në veçanti nga administrata e presidentit Donald Trump. Departamenti i…

Read More

Kryengritja dhjetoriste e vitit 1825 në Shën Petersburg Nga David Satter- Wall Street Journal 3 korrik 2026, 250-vjetori i Deklaratës së Pavarësisë ka kuptim për SHBA-në, por edhe për Rusinë. Ndërsa Rusia zhytet më thellë në një krizë të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës, idealet e Deklaratës mund t’i udhëheqin rusët drejt një të ardhmeje më të mirë dhe më të lirë. Për dy shekuj, ka pasur rusë që luftuan për idetë e shprehura në Deklaratë: se “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe “të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme”. Por përpjekjet e…

Read More

Nga Ditmir BUSHATI Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, në takime apo telefonata me miq anembanë botës, jam ndier krenarë për fjalët e mira që kam dëgjuar për Shqipërinë. Pasqyrimi i protestave disa javore nga mediat prestigjioze ndërkombëtare e ka paraqitur vendin tonë si një shoqëri me ndërgjegje qytetare dhe në solidaritet. Nuk ka imazh më të mirë sesa ai që krijohet pa para, por me shpirtin e gjallë të një shoqërie që ngrihet në këmbë për vendin e vet. Protestat në Shqipëri pasqyrojnë shqetësime të thella që kërkojnë reflektim serioz dhe veprime kuptimplota për modelin…

Read More

Duke u siguruar një rrjetë sigurie financiare shkrimtarëve, artistëve dhe akademikëve tanë të moshuar, ne nuk po bëjmë bamirësi, por një investim strategjik në dinjitetin tonë kombëtar. Vetëm duke i çliruar këto mendje të ndritura nga ankthi i mjerimit material, mund të garantojmë që ato të vazhdojnë të mbeten produktive, të kthjellëta dhe frymëzuese për brezat që vijnë. Është koha të veprohet, që kultura të mos mbetet vetëm një fjalë e bukur nëpër ligje, por një premtim i mbajtur për dinjitet njerëzor. Nga Emin AZEMI Sa vlen një jetë e tërë e dedikuar artit, shkrimit dhe të vërtetës, kur në…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Miratimi në heshtje nga Dhoma e Deputetëve e Rumanisë i një projektligji që parasheh hapjen e negociatave për bashkimin me Moldavinë mund të interpretohet si një incident procedural parlamentar. Megjithatë, reduktimi i kësaj ngjarjeje në një çështje teknike do të nënkuptonte injorimin e domethënies së saj më të thellë politike. Në realitet, ajo shënon rikthimin e çështjes kombëtare në zemër të debatit evropian dhe vë në pikëpyetje një nga supozimet themelore mbi të cilat është ndërtuar projekti i integrimit evropian: se epoka e kombeve historike po i afrohet fundit dhe se identitetet politike do të zëvendësohen…

Read More