Author: ISHGJ

Nga Lirim GASHI Vendosmëria dhe këmbëngulja politike kanë kuptim vetëm atëherë kur rruga drejt suksesit bëhet e pavarur nga pengesat e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Pse?Sepse në këto rrethana ata nuk shohin më asnjë arsye racionale për t’u përballur me ty, ngaqë që në fillim e dinë se në fund do të qajnë e vajtojnë përgjithmonë për humbjet shkatërruese dhe të pariparueshme që ua ke shkaktuar.A e keni pyetur ndonjëherë veten pse Serbia nuk guxon më as ta shikojë Kroacinë shtrembër, e jo më ta sulmojë? Sepse sa herë që e ka tentuar, ka përjetuar “Bljesak” dhe “Oluja”.…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë prodhuan një situatë bllokade institucionale, si pasojë e një strategjie opozitare të ndërtuar mbi barikadimin “të gjithë kundër Albinit”. Kjo qasje, ndonëse synonte kufizimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), rezultoi në pamundësi për formimin e Qeverisë dhe çoi në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor 2025. Kjo bllokadë, siç do ta argumentojmë më poshtë, shihet se nuk e ka dobësuar LVV-në, por përkundrazi ka krijuar kushte për thellimin e fitores së saj elektorale, potencialisht nga 42,8% në 45%, por që nuk përjashtohet mundësia që të kalohet edhe niveli…

Read More

Nga Dr. Arben ELEZI Qe një kohë të gjatë, katër-pesë vite mbase, një pyetje nga ato të ankthshmet më lindi në kokë dhe vazhdonte kohë pas kohë të ma vriste mendjen, në ritmin e skandaleve dhe me gjithë dëshpërimin që rritej me kohë, nga mënyra e disave në Kosovë të të bërit politikë. Kjo opozita e sotme, a e don akoma me të vërtetë atë? Kosovën e kam fjalën. Na duhet pak të kthehemi mbrapa për të gjetur disa nga elementet e pergjigjjes. Së pari, ta kujtojmë rrezimin e qeverise Kurti I edhe atë në pikë të pandemisë se Kovidit.…

Read More

Nga Daniel Foppa [NZZ] Format autokratike të qeverisjes duket se janë gjithnjë e më shumë në modë. Kjo për shkak edhe të faktit se institucione si BE-ja rregullisht e tejkalojnë objektivin e tyre dhe ua bëjnë të lehtë kundërshtarëve të tyre. Dikush mund të mendojë se shërbimi sekret rus e orkestroi rastin: Jacques Baud, një kolonel zviceran në pension dhe oficer i inteligjencës, po sanksionohet nga BE për deklarata pro-ruse. Burri, i cili jeton në Bruksel, përballet me një kërcënim për jetesën e tij dhe, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk i lejohet më as të blejë ushqime atje.…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI Asetet ruse u bënë çështje uniteti ose përçarjeje në BE. Anëtarët e BE-së për arsye të mospajtimeve, nuk qëndruan të bashkuar në çështjen e shfrytëzimit të aseteve ruse. Frika nga sulmet ruse ishte një arsye. Sipas disa analistëve, dallimet mbi asetet, nxorën në pah dobësitë e BE-së. Për të mos u cilësuar si një bashkim i padobishëm, shtetet anëtare në fund ranë dakord për një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, duke lënë të hapur debatin rreth përdorimit të kapitalit rus për dëmshpërblimet ruse pas përfundimit të luftës. Në kontekstin e fuqisë në rritje të…

Read More

Zonja Presidente, e dashur Roberta, Ministre Bjerre, Anëtarë të Parlamentit, Këshilli Evropian i kësaj jave ka të bëjë me përballjen me realitetin aktual – realitetin e një bote që është bërë e rrezikshme dhe e pasigurt: një botë grabitqarësh. Ky realitet do të thotë që ne evropianët duhet të mbrojmë veten. Dhe duhet të bëhemi më të pavarur. Ne kemi jetuar në këtë botë për ca kohë tani – madje edhe para thirrjes më të fortë të zgjimit: pushtimi i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Epoka e paqes siç e njihnim ka mbaruar. Nuk kemi kohë të…

Read More

Nga Dr. Arben MALAJ Ekonomia botërore ndodhet në një epokë të pasigurisë së lartë, e cila sfidon Bankat Qendrore dhe politikëbërësit. Goditjet e njëkohshme gjeopolitike, ekonomike, teknologjike dhe klimatike po krijojnë një mjedis ekstremisht të paparashikueshëm për politikëbërjen ekonomike. Tronditjet dhe krizat ekonomike rrezikojnë rritjen e inflacionit, të papunësisë dhe varfërisë. Kjo i tremb politikanët, të cilët fillojnë të sulmojnë pavarësinë reale të bankave qendrore. Presidenti Trump ushtroi presion publik tek kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së (FED), Powell, për të ulur sa më shpejt interesin. Presidenti i Francës, Macron, i kërkoi Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Lagarde, të…

Read More

Si duhet të reagojnë evropianët ndaj strategjisë së re të sigurisë së Trumpit. Nga Dr. Helmut W. Ganser [IPG] Shumë panik është përhapur në debatin gjerman rreth pasojave të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Trumpit, pjesërisht sepse rëndësia e dokumenteve të tilla themelore është mbivlerësuar. Konceptet e politikës së sigurisë kombëtare dhe shumëpalëshe kanë një funksion të dyfishtë. Ato shërbejnë si një mjet për të siguruar për kursin e ndërmarrë tashmë dhe njëkohësisht dërgojnë mesazhe të politikës së jashtme. Megjithatë, ato zakonisht pasqyrojnë vetëm atë që është menduar dhe bërë tashmë për njëfarë kohe. Praktika shpesh i paraprin teorisë dhe…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, në të cilin është përfshirë edhe Kosova. Në Akt shkruan se SHBA-ja duhet të vazhdojë mbështetjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, e bazuar në njohjen e ndërsjellë, duke mos mbështetur shkëmbime territoriale, ndarje apo ndryshime të tjera të kufijve sipas linjave etnike në Ballkanin Perëndimor për zgjidhjen e konflikteve. Poashtu, sipas Aktit, SHBA duhet t’i mbështesë demokracitë pluraliste në rajon si një mjet për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike.Në këtë Akt, të nënshkruar nga Trumpi më 18.12.2025, thuhet se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të…

Read More

Bahamas është shteti i radhës që ka njohur shtetësinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kryeqytetin e Bahamas kanë nënshkruar marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me kryeministrin e Bahamas, Philip Davis. Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis. “Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike…

Read More