Author: ISHGJ

Nga Prof. Dr. Agim VINCA Tashmë mund të thuhet lirisht se demonizimi i Albin Kurtit është bërë sport nacional ndër shqiptarë. Ngado që të sillesh, kudo që të shkosh, nuk dëgjon gjë tjetër veçse sharje e mallkime për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, tani në detyrë, Albin Kurtin. Lëshon radion, ndez televizorin, hap kompjuterin, merr në dorë celularin, kudo i njëjti avaz! Akuza nga më të rëndat shqiptohen për çdo natë në ekran, në Prishtinë, por edhe në Tiranë, ku jo rrallë ftohen në studio njerëz që për Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës flasin me…

Read More

Nga Tirana në Londër: Autorja Lea Ypi Burimi: Henning Kretschmer/laif Nga Dirk Schümer [Welt.de] Shumë rrallë pyesim se si familjet ekstravagante ia dolën mbanë me komunizmin. Lea Ypi tregon historinë, duke përdorur shembullin e gjyshes së saj shqiptare. Ajo ra në kthetrat e Sigurimit të Shtetit famëkeq. Në fund, ajo madje u shfaq dy herë në dosje. Lexuesit e librit më të shitur të Lea Ypit, “E lirë”, e njohin tashmë gjyshen e saj, Nini.Gjyshja e saj, emri i saktë i së cilës ishte Leman, shfaqet vazhdimisht në kujtimet e fëmijërisë së mbesës së saj si një grua e mençur…

Read More

Nga Lirim GASHI Lista Serbe hapi fushatën zgjedhore me himnin e Serbisë dhe me një betim publik: “Do ta rrëzojmë qeverinë Kurti me ndihmën e Vuçiqit, opozitës kosovare dhe ambasadës amerikane.” Kjo skenë nuk është vetëm provokim – është një fyerje e rëndë për viktimat e gjenocidit, një shkelje e sovranitetit të Kosovës dhe një alarm për demokracinë. Politikisht, kjo është përpjekje e hapur për ta rrëzuar me ndërhyrje të jashtme një qeveri legjitime të zgjedhur nga populli. Lista Serbe nuk po bën fushatë për qytetarët serbë të Kosovës – ajo po bën fushatë për projektin e Aleksandar Vuçiqit, pasardhës…

Read More

Kjo është Maqedonia e shqiptarëve të përçarë të cilët luftën e fraksioneve të një partie e kanë zbritur nga qendra në nivel lokal. Nëse dje përçarja ishte një lojë politike e brendshme, sot është e kombinuar me lojëra gjeopolitike dhe me një terren të brishtë institucional. Sot, përçarja nuk është më vetëm problem shqiptarësh me njëri-tjetrin, por edhe mundësi për tu implikuar fuqitë e jashtme. Nga Dijana TOSKA Kur dikush e pyeti ish-Presidentin, Kiro Gligorov, se si u lejuan shqiptarët të krijojnë parti politike dhe të faktorizohen, ai u përgjigjj: “ Lëreni, le të mendojnë kinse po bëjnë diçka sepse…

Read More

Nga Dan GASHI/Njujork Sulmi i fundit izraelit ndaj liderëve të Hamasit në Doha i tregoi Katarit por edhe të tjerëve në rajon, sa fatal mund të jetë shërbimi dhe miqësia me sionistët. Në skenën gjeopolitike të Lindjes së Mesme, Katari ka luajtur një rol thellësisht ambiguit, herë si ndërmjetës rajonal, herë si bashkëpunëtor strategjik i boshtit Uashington–Tel Aviv. Kjo ambivalencë nuk është as rastësore e as thjesht taktike; ajo buron nga vetë koncepti i politikës së jashtme të monarkive të Gjirit. Në thelb, kjo filozofi gjeopolitike është e rrënjosur në një mentalitet tregtar, ku përparësi i jepet stabilitetit, mbijetesës dhe…

Read More

Nga Dr. Robert Kagan [The Atlantic] Herët këtë mëngjes, Rusia dërgoi një mori dronësh në Poloni. Kriza e aleancës së NATO-s që njerëzit në të dyja anët e Atlantikut e kanë mohuar ose janë përpjekur ta shtyjnë tani është këtu: Ky është momenti kur bota zbulon nëse Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj mbrojtjes së aleatëve të tyre. Që kur filloi të kandidojë për president, Donald Trump ka qenë në rastin më të mirë i paqartë në lidhje me angazhimet e sigurisë së Amerikës ndaj Evropës. Aleatët kanë shpresuar ta kënaqin Trumpin, duke e manipuluar atë duke iu drejtuar…

Read More

[Pas shkeljes së hapësirës ajrore polake nga dronë rusë, Neni 4 i Traktatit të NATO-s u aktivizua për herë të parë pas vitesh.] Dronët e Rusisë mbi Poloni po e vënë aleancën në provë. A e ka arritur Moska qëllimin e saj? Nga Sergiy Gerasymchuk/ Kiev [Zëvendëskryetar i Këshillit të Politikës së Jashtme të Ukrainës] Natën e 10 shtatorit, sulmi ajror rus kundër Ukrainës mori një dimension të ri. Dronët rusë jo vetëm që sulmuan territorin ukrainas, por hynë edhe në hapësirën ajrore polake. Për shkak të kërcënimit që paraqisnin dronët, hapësira ajrore mbi katër aeroporte polake u mbyll përkohësisht…

Read More

Nga Dr. Jorgji KOTE Ashtu siç dhe pritej, Kryeministri francez, François Bayrou, e humbi votëbesimin më 8 shtator në Asamblenë Kombëtare. Çështjet kryesore kritike që e bënë atë kryeministrin e parë që kërkoi vetë votëbesimin, të cilat kanë kohë që “kanë ndezur gjakrat” atje, janë zgjatja e moshës së daljes në pension nga 60 në 64 vjeç, kursimi i shumës 44 miliardë euro në buxhetin e shtetit për vitin 2026 ose baras me 3 për qind të GDP-së dhe heqja e dy nga 11 datat e festave zyrtare të Francës. Të gjithë analistët pohojnë se nuk mund të kishte moment…

Read More

Polonia ka aktivizuar Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) pasi u regjistruan 19 shkelje të hapësirës ajrore të saj nga dronë rusë të mërkurën, raporton CNN. Aeroplanët luftarakë të NATO-s qëlluan disa dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi ndaj Ukrainës fqinje. Ministria e Brendshme polake raportoi më vonë se gjithsej 16 dronë ishin gjetur në vende të ndryshme në të gjithë vendin. Aleatët e NATO-s tani po diskutojnë zyrtarisht situatën, të cilën zyrtarët polakë e kanë përshkruar si një “provokim rus”. Çfarë është Neni 4 i NATO-s? Aleanca Transatlantike e Mbrojtjes bazohet në…

Read More

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Republikën e Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar trajnimin e avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor, me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Trajnimi është zhvilluar në disa nga terrenet më karakteristike për operacione shpëtimi, përfshirë Kullën e repelimit në QNTKSH, Gurin e Plakës, Shtëpinë malore në Prizren, Via Ferrata “Panorama” dhe Liqenin e Jazhinicës. Pjesëmarrësit u trajnuan në teknikat e lidhjes dhe përdorimit të litarëve, ngjitje dhe repelim…

Read More