Nga Edin Subašić (Radio Sarajeva) “E di nga burime të drejtpërdrejta se Amerika do të kalojë në zbatimin me forcë të pagesës së borxhit nga Serbia, pa mundësi për ndonjë ofertë të re pajtimi,” – deklaron një nga përfaqësuesit ligjorë të viktimave. Në kohën kur institucionet shtetërore të Bosnje e Hercegovinës përpiqen të manovrojnë për të gjetur rrugën se si të paguajnë borxhin prej 110 milionë markash për shkak të vendimit të arbitrazhit në rastin “Viaduct”, një skandal i ri dhe shumëfish më i kushtueshëm është duke trokitur në derë. Janë në fazën e ekzekutimit dy vendime të Gjykatës Distriktore…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Gurakuç KUÇI Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht Më 10 qershor 1999, pas ndërhyrjes humanitare të NATO-s për ndaljen e gjenocidit dhe pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244. Kjo rezolutë vuri në themel një administrim të përkohshëm ndërkombëtar për Kosovën, të udhëhequr nga UNMIK, praninë e forcave ndërkombëtare të sigurisë (KFOR) dhe tërhoqi nga Kosova forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Rezoluta 1244 krijoi një kornizë të përkohshme politike dhe juridike për të lehtësuar…
Sot më 10 qershor shënohet 147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Lidhja e Prizrenit ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin me shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane. Ajo u themelua zyrtarisht më 10 Qershor 1878 në Prizren, qytet i cili deri një vit përpara ishte qendra e Vilajetit të Kosovës dhe jo rastësisht ishte përzgjedhur si qendra e ardhshme e Shtetit modern Shqiptar. Traktatet e Shën Stefanit dhe Berlinit u kishin aneksuar territore të banuara me shumicë shqiptare shteteve finje [Serbisë, Bullgarisë, Greqisë e Malit të Zi] pas Luftës Ruso-Turke dhe për këtë arsye shqiptarët u përgatitën…
Nga Dr. Jorgji KOTE Interesi dhe përpjekjet ndërkombëtare për armëpushim dhe paqe në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit; ndonëse pa ndonjë rezultat premtues për shkaqe dhe arsye tashmë të njohura. Edhe në frontin e luftimeve, pavarësisht nga disa aksione ushtarake e sidomos sulmi i befasishëm më 1 qershor mbi bombarduesit strategjikë në thellësi të territorit rus Ukraina nuk ka shënuar ndonjë përparim të ndjeshëm; për pasojë, ajo nuk e ka realizuar dot kthesën e shumëpritur. Për më tepër, fitorja dhe paqja e vërtetë për Ukrainën, në kuptimin e rimarrjes nën kontroll të rajoneve të pushtuara në vitin 2022,…
Nga Lirim GASHI Nëse, siç thoshte Platoni, “në një shoqëri të padrejtë, çmimi që e mençura paguan për mosangazhim është të qeveriset nga të marrët”, atëherë Serbia është laboratori më i përkryer ku marrëzia ka ndërtuar katedralen e saj më të ndritshme. Çdo cikël zgjedhor në Serbi është një farsë groteske, një karnaval i turpit politik që do ta bënte edhe Neronin të skuqej nga zilia. Atje, kutitë e votimit nuk mbushen me vullnetin e popullit, por me frymën e vdekur të frikës, shantazhit, dhe nostalgjisë për gjakun e thithur të serbëve pro evropianë, të cilin establishmenti politik dhe religjioz…
Kambanat e luftës në Ballkan po bien. Koha është që Europa të përmendet nga “Verbimi strategjik”, shpejt dhe tani.Skenari i Maidani i Ukrainës (2014) dhe bllokada aktuale e Kuvendit të Kosovës [2025] – duken të ndryshme në sipërfaqe, por kanë paralele të thella që tregojnë një model të përbashkët të destabilizimit të drejtuar nga interesa ruso-serbe.Nga Dr. Sadri RAMABAJA Është e qartë se tensionimi i situatës në Serbi, përplasjet shoqërore që kanë të bëjnë me riorjentimin gjeopolitik të saj pas përfundimit të lufëts në Ukrainë, në këtë lojë gjeopolitike shahu që po vazhdon edhe në dekadën e tretë pas shkërmoçjes…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Vdekja e Titos më 4 maj 1980 solli shpresë dhe dëshpërim për kombet dhe kombësitë në Jugosllavi. Pasojat ishin të pa precedentë për kombet që në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar u përballën me një luftë të përgjakshme. Para shembejs së federatës, jeta zhvillohej normalisht me kushtet të themi të një shteti të Evropës Perëndimore. Puna, edukimi, balanca jetësore dhe bashkëjetesa përbënin shtyllat e socializmit jugosllav. Harmonia në mes popujve shihej nga këndi i realizmit socialist dhe ndërtimit mbi bazat e një shoqërie të barabartë, por në fakt në bredi ishte e…
Nga Simon Tisdall [The Guardian] Lufta bërthamore është kërcënimi më i menjëhershëm për jetën në tokë. Është një rrugë e shkurtër drejt apokalipsit. Planet e qeverisë së Keir Starmer për të modernizuar dhe potencialisht për të zgjeruar arsenalin e armëve bërthamore të Britanisë, të zbuluara në rishikimin strategjik të mbrojtjes (SDR) të vitit 2025 , dëmtojnë seriozisht përpjekjet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ato do të nxisin një garë globale të armatimeve bërthamore të udhëhequr nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Dhe ato rrisin shanset që armë bërthamore taktike me rendiment të ulët të vendosen dhe shpërthejnë në zonat e…
Brenda hapësirës së lejuar do të mundohemi të trajtojmë disa çështje mbi modernitetin në përgjithësi dhe mbi modernitetin shqiptar në veçanti, sigurisht duke thjeshtuar idetë dhe duke i përmbledhur me pak fjalë dukuri e periudha historike. Nga Dr. Enis SULSTAROVA, Tiranë Kronosi i modernitetit E nisim nga fjalori i gjuhës shqipe. Ai nuk e përmban fjalën “modernitet”, por për fjalën “modern” jep këto shpjegime: “1. Që ka të bëjë me epokën ose me kohën tonë, që i përket kohës sonë… bashkëkohor; i ri. Koha (epoka) moderne. Historia moderne. 2. Që është ndërtuar a është prodhuar sipas fjalës së fundit të teknikës…
Nga DITMIR BUSHATI, Ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Nëse do të duhet të shpje gojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë. Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që…