Kryeministri i Kanadasë mban një fjalim të paharrueshëm në Davos Fjalë të jashtëzakonshme nga Kryeministri i Kanadasë në Davos: “Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla” është një gjë e së kaluarës, tha Mark Carney. Presioni nga superfuqitë agresive tani po krijon realitete të reja, por ata që janë në pushtet nuk duhet të frikësohen prej tij.Ja teksti i plotë i atij fjalimi. Ju nxisim ta lexoni të plotë: “Është kënaqësi – dhe detyrë – të jem me ju në këtë pikë kthese për Kanadanë dhe për botën. Sot, do të flas për përçarjen në rendin botëror, fundin e një historie…
Author: ISHGJ
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Sigurisht po e ndjek me interes dhe përgjegjësi të shtuar “debatin e ethshëm” që vijon në Tiranë mbi:“ngritjen e Bordit (Trump) të Paqes, si dhe ftesën e adresuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Në pamundësi t’ju përgjigjem çdo studio-TV të interesuar, në vijim gjeni përmbledhje strategjike rreth rrethanave, peshës dhe mesazheve gjeopolitike që mbart ngritja e këtij Bordi (BP), jo vetëm për Lindjen e Mesme, por mbarë botën, Ballkanin Perëndimor, përfshi interesat kombëtare (Republikës së Shqipërisë/Kosovës).Konsiderata, pesha dhe mesazhe gjeopolitike që mbart ngritja e Bordit të PaqesPërtej kakofonisë së mirë-ushqyer edhe nga Chat-GPT mes të gjithëditurve…
Nga George F. Will [ THE WASHINGTON POST] Groenlanda nuk ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ka të bëjë me egon e brishtë të një presidenti, si zakonisht. 20 janar 2026, “Efekti i pushtetit dhe i publicitetit tek të gjithë njerëzit është acarimi i vetes, një lloj tumori që përfundon duke vrarë simpatitë e viktimës; një oreks i sëmurë, si një pasion për pije ose shije të çoroditura; vështirë se mund të përdoren shprehje shumë të forta për të përshkruar dhunën e egoizmit që stimulon.” – Henry Adams, “ Edukimi i Henry Adams ” Të përpiqesh të imagjinosh të paimagjinueshmen…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Debati bashkëkohor mbi demokracinë po zhvillohet në një moment të thellë dislokimi paradigmatik. Kornizat teorike që dominuan pas përfundimit të Luftës së Ftohtë – veçanërisht ato që parashikonin zbehjen progresive të shtetit-komb përballë globalizimit, integrimit supranacional dhe qeverisjes shumë-nivelëshe – po përballen sot me një realitet empirik që i sfidon në themele. Në vend të një bote “post-sovraniste”, të karakterizuar nga transferimi i qëndrueshëm i kompetencave drejt aktorëve transnacionalë, po kristalizohet një rend ndërkombëtar ku shteti-komb rikthehet si nyje strukturore e pushtetit, sigurisë dhe legjitimitetit demokratik. Kjo ese mëton ta pozicionojë shtetin-komb jo si mbetje…
Nga Dr. Jasmin Mujanović, studiues i shkencave politike dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare Rizgjedhja dërrmuese e Vetëvendosjes (LVV) të Albin Kurtit në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit 2025 në Kosovë përfaqëson një ndryshim sizmik në kalkulimin politik të rajonit. Ajo nënkupton refuzimin kategorik nga votuesit e Kosovës të një brezi të tërë politikash amerikane dhe evropiane në vend dhe kërkon një rikalibrim të rëndësishëm nga Uashingtoni, por mbi të gjitha nga Brukseli, të qasjes së tyre ndaj Prishtinës dhe Beogradit. Marrëdhënia e Kurtit si me administratën e parë të Trumpit ashtu edhe me Shtëpinë e Bardhë të Bidenit ka qenë e tensionuar. Në vitin…
20 janar 2026Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një panel diskutimi të mbajtur në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos, me temën “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”.Agjenda e ditës së Kryeministrit Kurti në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror ka nisur me këtë panel, ku ai ishte i ftuar për të diskutuar rolin e besimit në udhëheqje dhe në ndërtimin e unitetit shoqëror e shtetëror, njofton zyra e Kryeministrit. Bëhet e ditur se gjatë përgjigjeve të tij ndaj pyetjeve të adresuara nga moderatorët dhe pjesëmarrësit, Kurti theksoi se besimi përbën…
Nga Shqipërim PULA, PhD kandidat Përplasja e hapur mes kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit Amerikan Donald Trump mbi përbërjen e panelit ndërkombëtar mbikëqyrës për Gazën përbën një zhvillim të rëndësishëm politik që reflekton ndryshime më të thella në mënyrën se si Amerika po menaxhon konfliktet globale dhe aleancat e saj. Këto zhvillime, ndonëse gjeografikisht të largëta, kanë domethënie të qartë edhe për hapësira të tjera gjeografike. Primati Amerikan mbi aleancat tradicionale Reagimi i ashpër i zyrtarëve amerikanë ndaj kundërshtimeve të Netanyahut tregon një qasje të re (ose të rikthyer) të Uashingtonit: Amerika është e gatshme të veprojë në mënyrë…
Ministria e Jashtme franceze tha se po e shqyrton ftesën, duke ngritur shqetësimin se “projekti shtrihet përtej situatës në Gaza”. Le Monde me AFP Publikuar sot në orën 17:27 (Paris), përditësuar në orën 17:46 Franca “nuk ka ndërmend t’i përgjigjet pozitivisht” një ftese për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, tha një burim pranë Presidentit Emmanuel Macron për Le Monde të hënën, më 19 janar. Bordi fillimisht u krijua për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta, por statuti nuk duket se e kufizon rolin e tij në territorin e pushtuar palestinez.…
Nga Dan GASHI / Njujork Evropianët as që kanë guximin, as vullnetin e as qëllimin t’i rezistojnë ushtarakisht aneksimit të ujdhesës daneze nga SHBA. Deklaratat kundërshtuese, madje edhe mburravece, si dhe vendosja e një grushti trupash evropiane, janë më shumë mburrje nga politikanët evropianë për konsum lokal dhe një përpjekje mjerane e elitës politike për të sanuar sado pak pozitat e tyre në vendet përkatëse. Përfundimi nuk kërkon shumë intuitë e as kalkulim politik, ata një nga një apo bashkërisht, do t’i binden Trump-it. Vetë fakti që një problem i tillë është ngritur në këtë nivel të paimagjinuar më parë,…
Përpjekja e Trump-it për të marrë Grenlandën dhe për të nisur një luftë tregtare me vendet evropiane ka shkaktuar krizën më të madhe transatlantike në breza. Përditësuar: 19 janar 2026, The Washington Post Nga Ellen Francis dhe Steve Hendrix BRUKSEL — Në një mesazh drejtuar kryeministrit të Norvegjisë, Presidenti Donald Trump e lidhi këmbënguljen e tij për të marrë Grenlandën me ankesën e tij për mosmarrjen e Çmimit Nobel për Paqen — duke i shtuar një kthesë të re nxitjes së një lufte tregtare që po trondit aleancën transatlantike. Në mesazhin e fundjavës drejtuar kryeministrit norvegjez, Jonas Gahr Støre, Trump…