Author: ISHGJ

Nga Dr. Anastas ANGJELI Në situatën tashmë gjeopolitke, Lindja e Mesme mbetet epiqendra ku tensionet ushtarake përkthehen menjëherë në goditje sizmike jo vetëm për tregjet financiare globale, por edhe për ekonominë botërore. Por, konflikti i hapur në Iran përfaqëson diçka shumë më të rëndë se një luhatje e zakonshme e bursave. Ai përbën një kërcënim ekzistencial për stabilitetin e furnizimit me energji dhe arkitekturën ekonomike të rajonit dhe të gjithë botës. BURSAT: ORAKULLI I PARASHIKIMIT EKONOMIK NË KOHË LUFTE Kur analizojmë pasojat e një lufte rajonale, nuk e fillojmë me analizat ekonomike të shifrave të prodhimit industrial apo me papunësinë, por me…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendi i Republikës së Kosovës përbën një nga aktet më problematike në historinë kushtetuese të Republikës. Përmes një vendimi të nxituar, i cili u mor para se të konsumoheshin të gjitha fazat procedurale të parashikuara nga Kushtetuta për zgjedhjen e Presidentit, kreu i shtetit ndërhyri drejtpërdrejt në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të republikës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh një procedurë të qartë dhe të strukturuar për zgjedhjen e Presidentit, e cila përfshin tri raunde votimi dhe një afat të caktuar kohor brenda të cilit…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Sulmi i koordinuar i Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj objektivave strategjike iraniane më 28 shkurt 2026 — një ofensivë që përfshiu goditje ajrore dhe raketore mbi infrastrukturë ushtarake dhe qeveritare të Irani — përbën një pikë kthese me implikime të thella gjeopolitike. Operacioni i koduar “Lion’s Roar” shënoi kalimin nga një regjim tensioni të kontrolluar në një përshkallëzim të hapur ushtarak, duke shkatërruar një ekuilibër të brishtë rajonal dhe duke prodhuar pasoja të menjëhershme në sigurinë energjetike, stabilitetin makroekonomik dhe arkitekturën e sigurisë globale. Konflikti, i ushqyer nga mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor…

Read More

Nga Dr. Vigan QOROLLI I. Vjosa Osmani dje ka kryer një nga aktet më të rënda të shkeljes kushtetuese në gjithë historinë kushtetuese të Republikës së Kosovës. II. Përmes një dekreti të nxituar për shpërndarjen e Kuvendit, ajo ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e organit më të lartë përfaqësues të shtetit, ende pa u konsumuar dhe pa u shteruar plotësisht afati kushtetues që Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh për përmbylljen e procedurës së zgjedhjes së Presidentit. III. Ky veprim përbën një tejkalim flagrant të kompetencave kushtetuese të Presidentit dhe një cenim serioz të parimit themelor të…

Read More

Nëse Irani u mbijeton sulmeve amerikano-izraelite, lufta e Trumpit me Kinën dhe BRICS-in për burime energjetike mund të dështojë. Nga Dan GASHI / Njujork Në esencë, kjo është një luftë ekzistenciale për Iranin, e mbështetur në aftësitë, qëndrueshmërinë dhe kapacitetet ushtarake të tij, kryesisht raketat, dronët e llojllojshëm, si dhe raketat balistike hipersonike. Perceptimi konvencional ka qenë se kjo ishte një garë e fituar para se të fillonte; Irani do të mposhtej nga teknologjia superiore dhe fuqia e zjarrit e SHBA-së dhe Izraelit, që do ta detyronin atë të kapitullojë. Fillimisht u duk se ky parashikim po materializohej, pasi në…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Më 5 mars Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë presidentin e ri për shkak se opozita bojkotoi seancën dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për votim.Partia në pushtet, Vetëvendosje, kishte propozuar kandidat të saj Glauk Konjufcën.PDK, LDK dhe AAK kërkonin një kandidat konsensual dhe nuk morën pjesë në votim; megjithkëtë ato nuk patën propozim për emër konsesual.Pa kuorum nuk mund të zhvillohej procesi i zgjedhjes së presidentit. Kjo është një taktikë parlamentare që përdoret shpesh në sisteme parlamentare për të bllokuar një vendim, por nuk përbën automatikisht komplot, megjithëse ka shenja të qarta të komplotit.…

Read More

Në një intervistë ekskluzive për ARGUMENTUM.al, Gjeneral Piro Ahmetaj, ekspert i lartë për sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me SHBA/NATO, ish-zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe themelues i Përfaqësisë së Shqipërisë në NATO, flet për luftën 4 vjeçare në Ukrainë, rolin e NATO-s dhe perspektivat strategjike për Ballkanin Perëndimor. Ai diskuton ndryshimin nga Rendi Vjetër drejt Rendit të Ri të Sigurisë Globale, duke analizuar peshën e SHBA-ve, por dhe sfidat dhe mundësitë gjeopolitike për Shqipërinë dhe Kosovën. “Në këtë udhëkryq kritik për paqen, sigurinë dhe vlerat e qytetërimit, mbetet domosdoshmëri kritike për tu shkundur dhe transformuar rendi global,” thotë Gjeneral Ahmetaj, duke theksuar…

Read More

Sa e vështirë është të jesh hero mes shqiptarëve! Por dhe, sa mizore është kjo gjë në thelb për shqiptarët: edhe e kotë edhe e pakuptimtë! Tipar ky që nuk e ka asnjë popull tjetër në këto prmasa që e kemi ne shqiptarët! Të jetë vallë ndonjë mallkim hyjnor? Nga Dilaver GOXHAJ, kolonel 28 vite më parë, më 5-7 mars 1998, në trojet shqiptare, në Drenicën kryengritëse të Kosovës, ndodhi një ngjarje e madhe, e cila njihet me emrin Lufta e Prekazit. Ajo luftë u zhvillua nga familja e madhe e Jasharjave, e udhëhequr prej Adem Jasharit. Ajo luftë u…

Read More

Recension për librin “Prekazi, altar i lirisë” të autores Elmedina Buja Nga Bislim ELSHANI Zonjës së re, Elmedina Buja, gjatë vizitave që i ka bërë Kosovës bashkë me familjarët nga Zvicra ku po jeton që prej shumë vitesh, një përshtypje të veçantë i ka bërë tragjedia e familjes Jashari në Prekaz të Ulët, me 5,6 dhe 7 mars 1998. Ajo e ka vizituar edhe Raçakun, dhe e njeh mirë këtë ngjarje që i parapriu ndërhyrje së forcave të NATO-s kundër shtetit serb, por masakra kundër Jasharajve ia ka tërhequr vëmendjen në mënyrë të veçantë, qoftë për shkak të peshës së…

Read More

Dhjetëra miliona dollarë janë vënë bast në ngjarje që mund të vrasin mijëra njerëz. Nga Alex Goldenberg Një përdorues i Polymarket me emrin “Magamyman” përfitoi mbi 500,000 dollarë duke vendosur baste që parashikonin ndryshimin e regjimit në Iran të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, përpara se administrata Trump dhe Izraeli të nisnin sulme ajrore në rajon, duke vrarë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei. Këto baste erdhën midis gjysmë miliardi dollarëve të vënë bast për kohën e sulmeve amerikane ndaj Iranit vetëm në Polymarket. Platforma dallohet nga konkurrenti Kalshi duke u lejuar përdoruesve dhe potencialisht personave të brendshëm të vënë bast drejtpërdrejt mbi trazirat…

Read More