Author: ISHGJ

Nga Luan RAMA / Tiranë Një prej parimeve themelore të profesionalizmit policor është administrimi i situatës dhe jo provokimi i saj. Sidomos gjatë një proteste, kur emocionet janë të larta dhe tensionet mund të përshkallëzohen në çdo moment, punonjësit e policisë duhet të jenë ata që ruajnë qetësinë, kontrollojnë reagimet dhe shmangin përshkallëzimin e konfliktit. Menaxhimi i një proteste është një nga provat më të vështira të profesionalizmit policor. Një tubim mund të përmbajë kundërshtim të fortë, tension, mosbindje dhe, në rrethana të caktuara, edhe veprime të dhunshme. Detyra e policisë është t’i dallojë këto situata, të vlerësojë rrezikun konkret…

Read More

Nga Red VARAKU / Tiranë Kriza e thellë shoqërore në Shqipëri është një realitet që Edi Rama nuk e ka më as kapacitetin politik dhe as fuqinë ta zhbëjë. Kjo sepse Shqipëria ka kaluar një pikë të rëndësishme historike, përtej së cilës kriza nuk mund të zgjidhet më përmes mekanizmave të zakonshëm të pushtetit. Ajo që po ndodh nuk është më thjesht një krizë qeverisjeje dhe as një konflikt i zakonshëm mes pozitës dhe opozitës. Është një krizë shumë më e thellë, që prek vetë themelet e marrëdhënies mes qytetarit dhe shtetit. Eshtë një krizë besimi, përfaqësimi dhe legjitimiteti shoqëror.…

Read More

Kur pushteti përballet me pasqyrën e vet Nga Dr. Sadri RAMABAJA Ka çaste kur një fotografi vlen më shumë se një mijë deklarata politike. Pamja e studentit në protestën e Tiranës, më 13 tetor, mund të jetë një prej tyre. Ai studionte historinë e shtetit, si çdo student i shkencave juridike. Tani ka gjasa të bëhet pjesë e saj. Jo për atë që ka lexuar në libra, por për atë që përjetoi në rrugë. I riu Klevin Meta që ka zgjedhur të studiojë shkencat juridike, me dëshirën që të kuptojë përplasjet e pushtetit me shoqërinë dhe të hulumtojë rrugët nëpër të…

Read More

[Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor.] 13/10/202613 Tetor 2026 Qindra studentë protestuan në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe përmirësimin e sistemit arsimor. Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë. Qindra studentë u mblodhën të enjten (13.10.) përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Studentët u shprehën se janë rikthyer në protestë për të kërkuar llogari për premtimet e pambajtura që nga viti 2018, kur mijëra të rinj u ngritën në demostrata masive për përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë. Këtë herë ata kërkojnë dorëheqjen…

Read More

Pikat kryesore: (EurActiv) — Parlamenti i Malit të Zi humbi afatin për miratimin e amendamenteve kushtetuese që do t’i mundësonin mbylljen e një kapitulli tjetër në procesin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2028. Parlamenti ishte i përqendruar te përpjekja për shkarkimin e kryetarit të tij, Andrija Mandiç, pasi ky i fundit i kishte shprehur ngushëllime familjes së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar. Si pasojë, nuk u iniciua procesi i nevojshëm për amendimin e kushtetutës. Amendamentet – të domosdoshme për përmbylljen e Kapitullit 23, i cili përfshin drejtësinë dhe të…

Read More

Nga Ditmir BUSHATI BE-ja po përgatitet për zgjerim. Këtë e dëshmon dokumenti i paraqitur nga Komisioni Europian për rishikimin e politikave të zgjerimit, i cili do të diskustohet nga udhëheqësit e vendeve anëtarë të BE-së me 15-16 tetor. Tani nuk shtrohet më pyetja nëse BE-ja do të zgjerohet, por se si do të ndodhë ky zgjerim. E nxitur kryesisht nga mjedisi i sigurisë me të cilën përballej kontinenti si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, në vitin 2023 Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen i bëri thirrje BE-së që të përfshihej në një proces përgatitor që do t’i paraprinte…

Read More

Nga kohezioni kombëtar te sovraniteti funksional në Europën e integruar Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje: nga çështja e bashkimit te çështja e formës së shtetit Çështja shqiptare e shekullit XXI nuk mund të shtrohet më vetëm në gjuhën klasike të “bashkimit kombëtar”. Historia politike e shqiptarëve ka prodhuar një realitet më kompleks: një komb, një hapësirë historike e kulturore të ndërlidhur, por dy republika politike – Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës.Kjo gjendje nuk është thjesht një trashëgimi historike. Ajo është një realitet politik që duhet analizuar në dritën e transformimit të vetë nocionit të sovranitetit, të integrimit europian dhe…

Read More

Nga Dr. Skënder Demaliaj Që në Luftërat Ballkanike në vitin 1912, në Mbretërinë Jugosllave e gjatë Luftës së DytëBotërore, forcat çetnike i kanë masakruar shqiptarët për të bërë pastrimin etnik e për të krijuarSerbinë e Madhe. Këto forca terroriste u aktivizuan nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit në vitet 1992-1999 në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë, me mbështetjen e strukturaveshtetërore të Serbisë, të ushtrisë, të policisë, të shërbimit informativ, të Akademisë së Shkencavetë Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.Millosheviçi në këto vite ndërmori veprime të dhunshme në Kosovë, shtoi atje forcat ushtarake,policore dhe paraushtarake, duke u besuar këtyre të fundit detyrat…

Read More

Bislim Zyrapi dhe Dilaver Goxhaj rrëfejnë organizimin ushtarak, përplasjet politike dhe sfidat e luftës çlirimtare të Kosovës Intervistë e zhvilluar nga Andrea Müller dhe Dr. Sadri Ramabaja Një dëshmi nga brendia e luftës për çlirimin e Kosovës Historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të kuptohet plotësisht pa depërtuar përtej rrëfimeve të njohura publike, përtej simbolikës së heroizmit dhe përtej interpretimeve politike të pasluftës. Ajo kërkon edhe dëshmi të drejtpërdrejta nga njerëzit që morën pjesë në organizimin, drejtimin dhe zhvillimin e luftës, nga ata që përjetuan nga afër vështirësitë e ndërtimit të një strukture të mirëfilltë ushtarake në rrethana…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI 114 vjet pas Luftës së Parë Ballkanike (8 tetor 1912), bashkëpunimi rajonal mbetet i brishtë dhe mësimet e luftërave ballkanike mbeten të zbatuara nga qeveritë rajonale. Që nga shpërbërja e Lidhjes Ballkanike, ka ekzistuar një gjendje që i ka mbajtur popujt të armiqësuar mes tyre. Duhet pranuar se këtu kemi të bëjmë me më shumë se një gjendje: irredentizmi, nacionalizmi dhe format e ndryshme të veprimit modern hibrid, të cilat i pengojnë popujt e rajonit të ecin përpara, kanë rrënjë të thella. Në kontekstin ballkanik, kemi katër raste për shqyrtim: i pari është ai i Kosovës,…

Read More