Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hapi i parë që do t’i sugjeroja Presidentes së Republikës së Kosovës do të ishte inicimi i një procesi serioz për rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me synimin për të identifikuar dhe korrigjuar mangësitë e mundshme juridike e kushtetuese të tij. Një proces i tillë duhet të mbështetet në ekspertizë profesionale, në analizë të hollësishme të praktikës së deritanishme dhe në një vlerësim të kujdesshëm të përputhshmërisë së dispozitave përkatëse me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Bëhet fjalë për një çështje që tejkalon kufijtë e një debati…
Author: ISHGJ
Nga Dr. Kolë Krasniqi Vepra «Shqiptarët në luftë me Islamin Global» e Gjergj–Bajram Kabashit paraqet një përmbledhje të gjerë publicistike mbi raportet ndërmjet identitetit kombëtar shqiptar, besimit fetar, ndikimeve të jashtme dhe orientimit politik e kulturor të shoqërisë shqiptare. Libri ka vlerë si një dëshmi e madhe për një angazhimi të vazhdueshëm në debatin publik. Autori ndërthur artikuj të datuar, komente, intervista, kujtime personale, dokumente dhe materiale të marra nga mediat. Në libër e kemi kronologjinë e islamizimit të kombit, qysh mendon autori, që nga paslufta. Ditëpërditë e javë për javë. Ngjarjet përcillen hap pas hapi! Prandaj, kjo ishte edhe…
Albin Kurti nga nxënësi i Demaçit te protagonisti i betejave më të mëdha politike të Kosovës në dekaden e fundit Ng Selam SHKODRA, PhD Nga 2017 deri më sot, Albin Kurti ka qenë në qendër të pothuajse çdo beteje të madhe politike të Kosovës. 2017 Vetëvendosje shndërrohet në një nga forcat kryesore politike. 2019 del për herë të parë e para në zgjedhje. 2021 fitore historike me mbi 50% të votave. 2025–2026 përsëri forcë e parë dhe vazhdim i qeverisjes. Por rrugëtimi i Kurtit nuk është vetëm histori zgjedhjesh. Është histori përballjesh. Përballje me establishmentin politik dhe partitë tradicionale; përballje…
Pak para mbyljes së akrepave të orës 00:00 të datës 6 shtator 2026, deputetët e Kuvendit të Republikës kishin hedhur votën për të përmbyllur odisejadën e krizës institucionale, duke zgjedhur presidenten e Republikës një zonjë të klasit Presidente të Republikës së Kosovës. Ajo u zgjodh presidente me 81 vota për. Votimi i saj si presidente u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij qeveritar. 20 minuta pas orës 12:00 pas mesnate, arriti në Kuvend edhe presidentja Justina Shiroka-Pula. Edhe ardhja e saj u prit me duartrokitje dhe me një buqetë…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Specialja përballë sovranitetit Protestat e ditëve të fundit në Prishtinë, të nxitura nga aktgjykimi i 16 shtatorit dhe të shoqëruara me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kanë rikthyer në qendër të debatit publik një çështje që për një kohë të gjatë ishte trajtuar kryesisht në rrafshin juridik. Në thelb, ajo që po diskutohet sot nuk është vetëm fati i një ligji. Është raporti ndërmjet sovranitetit të Republikës së Kosovës, rendit të saj kushtetues dhe një mekanizmi të jashtëzakonshëm të drejtësisë të krijuar në rrethana të jashtëzakonshme politike. Këtu qëndron edhe paradoksi themelor.Ligji…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Në takimin e Procesit të Berlinit në Shqipëri, përfaqësues të lartë nga Ballkani shprehën angazhimin për t’iu bashkuar BE-së. Megjithatë, BE-ja ka përcaktuar një rrugëtim me ritme të ndryshme, që përfshin hapa gradualë dhe kufizime nëse nuk zbatohen reformat. Në këtë rrugërim të shpejtë nuk përfshihen Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, dhe Bosnjë-Hercegovina. Lajme të mira vijnë për Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Molldavinë. Kështu, përfundimisht, BE-ja planifikon t’ua hapë vendeve kandidate jo vetëm tregun e përbashkët, por dhe anëtarësimin gradual. Tregu i përbashkët fillimisht do t’u shërbente shteteve të lartëpërmendura që janë afër anëtarësimit.Maqedonia…
Nga Isuf B. Bajrami Ligji, drejtësia, pushteti dhe qytetari në mes të filozofisë politike dhe realitetit kushtetues të Kosovës Kur ligji përballet me drejtësinëKa një pyetje që shoqëria njerëzore nuk ka mundur ta mbyllë asnjëherë përfundimisht: nëse ligjin e krijon njeriu, kush e kontrollon ligjin?Pyetja duket e thjeshtë, por pas saj fshihet një prej dilemave më të mëdha të qytetërimit: marrëdhënia ndërmjet pushtetit dhe drejtësisë.Njeriu krijon shtetin. Njeriu krijon parlamentin. Njeriu miraton ligjet. Njeriu ndërton gjykatat dhe institucionet që i zbatojnë ato. Por, në momentin që ligji hyn në fuqi, ai fiton një autoritet që mund të ndikojë drejtpërdrejt në…
E martë, 6 tetor 2026, 10:01 paradite Ish-kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës Gjermane (BND), August Hanning, është arrestuar si pjesë e një hetimi që mund të shndërrohet në një nga skandalet më të mëdha të inteligjencës në historinë e Gjermanisë së pasluftës, raporton Deutsche Welle. Prokurori i Përgjithshëm Federal akuzon ish-kreun e shërbimit të inteligjencës, ndër të tjera, për spiunazh, tradhëti dhe zbulim të sekreteve shtetërore. “I akuzuari do të dalë para gjyqtarit hetues të Gjykatës Federale të Drejtësisë sot dhe nesër,” njoftoi Zyra e Prokurorit Federal. “Ai do të lëshojë urdhër-arreste dhe do të vendosë për ekzekutimin e…
Dr. Halil HYSENI* Presidenti i Republikës së Greqisë, Konstantinos Tasoulas, më 29 shtator 2026, nga Paramthia, përsëriti për çamët refrenin grek ‘bashkëpunëtorë të pushtuesit’. Termi gjithëpërfshirës “οι μουσουλμάνοι Τσάμηδες”/ “çamët myslimanë” u përsërit pesë herë brenda një fjalimi të shkurtër, botuar edhe në faqen zyrtare të Presidencës. Në fjalën e tij, Presidenti e paraqet komunitetin çam, në mënyrë kolektive, si pjesë të atij projekti vrastar që mori jetët e 49 paramthjotëve. Për të, çdo çam mysliman ishte bashkëpunëtor i pushtuesit. Për të, i gjithë komuniteti veproi si një trup i vetëm, si një ndërmarrje kriminale. Brenda të njëjtit paragraf, Presidenti…
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës. Dokumenti vjen pas miratimit të projektligjit në lexim të parë në Kuvend, ku 91 deputetë votuan pro, pa vota kundër dhe pa abstenime. Nisma parasheh ndryshime në disa aspekte të funksionimit të Dhomave të Specializuara, përfshirë juridiksionin, periudhën kohore që mbulon Specialja, dënimin maksimal, vuajtjen e dënimeve në Kosovë dhe mundësinë e faljes presidenciale. Pas miratimit në lexim të parë, projektligji vazhdon procedurën parlamentare për shqyrtim në komisionet përkatëse, para se të rikthehet në…