[Günther Fehlinger-Jahn dhe Edi Rama] Propozimi nga Austria: Të tërhiqet në Vjenë, të mos kthehet më në politikë Günther Fehlinger-Jahn i propozon kryeministrit Edi Rama një marrëveshje për largimin nga pushteti dhe vendosjen në Austri. Ai kërkon dorëheqjen e menjëhershme, largimin përfundimtar nga Shqipëria dhe negocimin e mbrojtjes ligjore brenda kufijve që lejon legjislacioni. Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s dhe kandidat i deklaruar për president të Austrisë në vitin 2028, i ka bërë një propozim publik kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të japë dorëheqjen, të largohet përgjithmonë nga Shqipëria dhe të tërhiqet nga jeta…
Author: ISHGJ
Kryetar u zgjodh prof. dr. Mujë Buçpapaj, ndërsa nënkryetar prof. dr. Shyqri Galica Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve e Shqipërisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, përkatësisht Kryesitë e tyre përfaqësuar nga kryetarët dr. Mujë Buçpapaj dhe prof. dr. Shyqri Galica miratuan Marrëveshjen për themelimin e Lidhjes së Bashkuar të Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë, me qendër në Tiranë, me vullnetin e lirë, të përbashkët dhe të shprehur për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet krijuesve shqiptarë, për të bashkërenduar veprimtaritë letrare dhe artistike në hapësirën shqiptare dhe për të forcuar praninë e kulturës shqiptare në komunikimin ndërkombëtar, duke pasur parasysh…
Për gjashtë ditë radhash, përfshi sidomos mbrëmjet e së premtes dhe së shtunës protestat në Tiranë dhe qytete tjera të Shqopërisë morën kthesë të madhe: ato kaluan ndërkohë nga protesta paqësore në përplasje me forcat e rendit dhe revoltë të përgjithshme. Kryeministri shqiptar Edi Rama dënoi përfshirjen e “forcave të huaja” në këtë valë protestash, e cila sipas tij kishte për qëllim pengimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE), raporton AFP. Për të gjashtë ditë radhazi, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që hodhën gurë dhe bllokuan rrugët me kanaçe mbeturinash që digjeshin.…
Nga Profesor Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos, tani pakënaqësia ushqen protestimin mbarë popullor në të gjithë atdheun. Hedonizmi aventurier, grabitja e llahtarshme e pasurive kombëtare nga një grusht njerëzish pranë dhe në pushtet, vjedhja e pronës publike dhe asaj private të qytetarit, zhvillimi ekonomik i munguar, shkatërrimi i tregut të prodhimit vendas, ç’popullimi i territoreve të tëra, hilet me investitorë stradegjikë dhe paketën e maleve, ligji vllavrasës 7501, arsimi dhe shëndetësia me investime mjerane, dhe nga ana tjetër jeta lluksoze e qeveritarëve dhe e fëmijëve të tyre…
Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe Kryeministër i Shqipërisë. Por ai nuk është Shqipëria. Ai nuk mund të jetë njëkohësisht partia, qeveria, shteti dhe i vetmi zë që përcakton qëndrimin e të gjithëve. Një krizë politike kërkon përgjegjësi politike, dialog, urti, maturi dhe përgjegjshmëri, që të çojnë në vendime konkrete nga ata që kanë mandatin për të qeverisur. -Letër e hapur drejtuar anëtarëve të Partisë Socialiste- Të nderuar anëtarë të Partisë Socialiste, Të nderuar anëtarë të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, Po ju drejtohem publikisht, si qytetar i këtij vendi, por edhe si socialist që prej themelimit…
Nga Dr. Sadri RAMABAJA Pamjet e dhunës policore ndaj demonstruesve në Tiranë janë të papranueshme dhe kërkojnë hetim të paanshëm, transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Uniforma nuk është licencë për dhunë, as autoriteti shtetëror nuk mund të përdoret për të frikësuar qytetarët që kërkojnë llogaridhënie. Policia ka detyrimin të garantojë rendin dhe sigurinë, por brenda ligjit, me profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe respekt të plotë për dinjitetin njerëzor. Situata e rënduar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë, e dëshmon se kriza ka kaluar përtej një përplasjeje të zakonshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Përdorimi intensiv i gazit lotsjellës dhe i ujit…
Nga Gëzim MEKULI Anti ‘kosovarët’ më të zhurmshëm nuk janë domosdoshmërisht ata që shajnë shqiptarët e Kosovës haptazi, por ata që, nga studiot e Prishtinës, i japin alibi politike Edi Ramës dhe politikave të tij ndaj Kosovës. Në historinë politike të Ramës, është vështirë të gjendet një veprim që të ketë dëshmuar përkushtim të qëndrueshëm ndaj interesave shtetërore të Kosovës. Përkundrazi, me nismën e Ballkanit të Hapur, Tirana zyrtare u vu në një kurs politik që ngjalli shqetësime të thella në Prishtinë dhe dobësoi besimin mes dy qendrave shqiptare. Kurrë më parë, në këtë masë, marrëdhëniet mes Tiranës zyrtare dhe…
Nga Dr. Enver BytyçiSot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sa here Shqipëria shkon drejt majës, atë e ndjek nga pas mallkimi. U përpoq të thotë se mallkimi është opozita. Ndërsa ai është „engjëlli“ i Shqipërisë. Por nëse mallkimi i një vendi ose një njeriu vjen nga djalli, atëherë gjithkush e di se djalli për shqiptarët është Edi Rama. Megjithatë këtë mallkim me emrin e tij e meritojmë ne shqiptarët. Së paku deri në këtë pikë ku erdhëm nën drejtimin e tij trë mallkuar. Tani është ngritur rinia ta çlirojë vendin tonë nga ky mallkim dhe nga çmenduria e…
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Sigurisht po ndjek me shqetësim të shtuar përshkallëzimin e revoltave studentore (në fakt, zemërimin mbarë-popullor), shënjestra e të cilave mbetet kriza e rëndë politike, si dhe posaçërisht paria politike e Tiranës, e cila, jo vetëm ka vjedhur pasuritë kombëtare, por edhe ka vrarë shpresat si dhe zhgënjyer shqiptarët gjatë 35 viteve që lamë pas. Për protestat e “flamingove” kam publikuar disa opinione të dedikuara, si: “Oshillacionet e Belerit dhe populistët e Tiranës; revoltat e kërcënuara nga pelik(V)anët me mjekër, etj”, ku i jam bashkuar revoltës qytetare për: “klonin me tela me gjemba dhe ushtrimit të vonuar të…
Dronët ukrainas goditën qendrën më të madhe të të dhënave në Rusi, në pronësi të Sberbank, kompanisë më të madhe bankare dhe teknologjike në Rusi, por nuk e prishën funksionimin e saj, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i kompanisë. Sulmi në rajonin e Saratovit, në lumin Vollga, pasoi tre sulme javën e kaluar në qendrat e të dhënave në pronësi të grupit rus të teknologjisë Yandex. Ukraina thotë se po i përgjigjet sulmeve ruse në qendrat e saj të të dhënave. “Ne konfirmojmë se qendra e të dhënave u sulmua. Në të njëjtën kohë, të gjitha sistemet dhe…