Nga Migena Aleksi / Tiranë BE-ja me 27 vende po bëhet e vështirë për t’u mbajtur. Po ridizenjohet harta e re e Kontinentit të Vjetër. Gjashtë shtetet më të fuqishme duan të krijojnë E6 Bashkimi Evropian me 27 shtete anëtare po përballet me vështirësi serioze në vendimmarrje, ndërsa realitetet e reja gjeopolitike po e bëjnë funksionimin e tij tradicional gjithnjë e më të ngathët. Ideja e një Europe të standardizuar, ku çdo vend merrte pjesë përmes dialogut unanim, duket se po humbet forcë ndërsa zhvillimet globale kërkojnë ritëm dhe efikasitet më të lartë.Në këtë kontekst po ringjallet një propozim i…
Author: ISHGJ
Nga SÉBASTIEN GRICOURT [Sauvons Europe]Deri më sot, gjashtë shtete të Ballkanit janë të angazhuara në faza të ndryshme të integrimit evropian: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Nga ky rajon i Evropës Juglindore, për të cilin perspektiva e integrimit u formalizua në vitin 2003 pas dekadës së konfliktit në ish-Jugosllavi, Sllovenia – më pak e prekur nga lufta dhe duke qenë e angazhuar me Bashkimin Evropian më parë – u integrua gjatë zgjerimit të madh të vitit 2004, e ndjekur nga Kroacia në vitin 2013. Që atëherë, i ashtuquajturi Ballkan Perëndimor – një…
[Foto: Vali Nasr është profesor i studimeve të Lindjes së Mesme në Universitetin Johns Hopkins.] Vali Nasr është një nga ekspertët kryesorë të Iranit në SHBA. Në këtë intervistë, profesori i Universitetit Johns Hopkins shpjegon se çfarë mund të arrijë përforcimi ushtarak i Trump në Lindjen e Mesme dhe si mund të vijë ndryshimi nga brenda. Nga Christian Weisflog, Washington [NZZ] / 01.02.2026, 15.25 Z. Nasr, Donald Trump fillimisht u bëri thirrje protestuesve në Iran të përmbysin regjimin. Tani ai dëshiron ta detyrojë Teheranin të negociojë një marrëveshje të re bërthamore. Cili është qëllimi i tij i vërtetë? Askush nuk…
E hënë, 2 shkurt 2026 Ng Franziska Schwarz [FOCUS]Sipas Ministrit të Jashtëm të Estonisë, Rusia mund të dërgojë qindra mijëra ish-ushtarë – përfshirë kriminelë të dënuar – në Evropë. Ai po bën thirrje për një ndalim hyrjeje në të gjithë BE-në. Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, po paralajmëron për një kërcënim të ri nga Rusia. Nëse arrihet një armëpushim në Ukrainë, ish-ushtarët dhe të burgosurit mund të dërgohen qëllimisht në Evropë për të kryer luftë hibride, tha Tsahkna për Kyiv Independent. Prandaj, ai po bën thirrje për një ndalim hyrjeje në të gjithë BE-në për ish-ushtarët rusë. Estonia propozon…
Çfarë mundësish kanë amerikanët për të eliminuar regjimin e mullahëve në Iran? Nga Dr. Sadri RAMABAJA Hyrje Në marrëdhëniet ndërkombëtare, momentet e grumbullimit ushtarak të shoqëruar me retorikë politike të ashpër përfaqësojnë fazat më të rrezikshme të krizave ndërmjet fuqive shtetërore. Situata aktuale midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit paraqet pikërisht një konfigurim të tillë: një përplasje e mundshme ku ndërthuren presioni ushtarak, kalkulimi strategjik, lufta e perceptimeve dhe diplomacia e detyruar nga rrethanat. Në këtë kontekst, çdo zhvillim i ri — qoftë dislokim forcash, deklaratë politike apo incident rajonal — fiton peshë disproporcionale dhe…
Nga Bedri HALIMI / Shkrimtar ÇETA E GRAÇANICËS Më 1985 dhe 1987 në territorin e Kosovës zhvillohen manovra të mëdha ushtarake, ku përveç njësive të ish-armatës jugosllave, marrin pjesë edhe disa brigada të mbrojtjes territoriale të Kosovës. Nga shtatmadhoria jugosllave dhe sidomos nga kreu serb manovrat u vlerësuan me notë të lartë, sidomos brigada e Mbrojtjes Territoriale [MT] të Kosovës. Ky vlerësim i shërbeu si pretekst ish-kryesisë së Jugosllavisë që të bie një vendim për çarmatimin e MT në nivel jugosllav. Në Kosovë, ky vendim në vjeshtën e vitit 1987 u realizua 100 për qind, kurse në republikat tjera diku…
Nga Sr. Selim IBRAIMI / Njujork Politikat evropiane në vendet e Ballkanit kuptohen si mënyrë për të prodhuar dokumente dhe për të mos i zbatuar kurrë ato. Qeveritë kërkojnë para nga BE-ja dhe, natyrisht, nuk marrin kurrë përgjegjësi. Nga ana tjetër, zyrtarët qeveritarë thonë se punojnë për integrimin në BE çdo ditë. Por e vërteta është ndryshe. Qeveritë e ngarkuara për bërjen e ndryshimeve janë larg rekomandimeve të BE-së. Ngjarjet aktuale tregojnë se nuk ka ndonjë përmirësim të ndjeshëm në reforma apo në qëllimin për të qenë pjesë e BE-së. Si shembull, paraqitja e fundit e kryeministrit të Maqedonisë së…
Nga Dan GASHI / Njujork Eskalimi i shpejtë i krizës mes Iranit, SHBA-së dhe aleatëve, si dhe pozicionimi i flotes detare për një sulm masiv, po e vendos zgjedhjen në vetëm dy opsione të mundshme: bisedime të drejtpërdrejta me qeverinë e Iranit, që përfundojnë duke shpëtuar ekonominë nga një apokalips, ose duke i hapur “Portat e Ferrit” në Azinë Perëndimore dhe përtej. Ora kritike po afrohet dhe copat e enigmës po bien në vendin e tyre një nga një. Dislokimi i flotës gjigante, pozicionimi gjithnjë e më i qartë për një sulm masiv, retorika agresive dhe luftënxitëse në rrjetet sociale…
Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjëherë përmbajtja e atyre bisedimeve, fakti që Dodik u kthye pa asnjë pasojë gjyqësore, përkundër ekzistencës së një urdhërarresti, hap hapësirë për dyshime mbi një ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike izraelite. Nga Hamza Memišević / PhD/Sarajevë Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e nënshkruar në Washington më 4 shtator 2020, është konsideruar gjatë si një kompromis teknik dhe politik nën patronazhin amerikan. Megjithatë, një segment i saj ngjalli vëmendje të konsiderueshme, obligimi i ndërsjellë i Serbisë dhe Kosovës për të hapur ambasada në Jeruzalem. Strategjia e thellë Ky akt, i cili…
28 janar 2026 Nga Bajram Begaj President i Republikës së Shqipërisë Në traditën e shqiptarit, mikpritja është më shumë se një akt protokollar dhe ceremoni zyrtare. Për shqiptarin, shtëpia i përket Zotit dhe mikut. Kur ne hapim dyert dhe ndajmë bukën, ne nuk ndajmë thjesht hapësirën, por ndajmë besimin. Ndaj, sonte ju ftoj ta shihni këtë sallë si një vatër ku mbizotëron miqësia ndaj çdo llogarie diplomatike. Sot, bota po përjeton një periudhë tranzicioni. Rendi i vjetër i pasluftës po zbehet, ndërsa i riu ende nuk ka marrë formë. Është një kohë ku jemi dhe ku kemi ndjesinë se busullat…