Author: ISHGJ

[25 mars, 2025] Autoritetet moldave arrestuan Evgenia Gutul, guvernatoren e rajonit autonom pro-rus të Gagauzia-s, në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinauit më 26 mars, duke e vendosur në paraburgim për 72 orë. Gutul, të cilit tashmë i ishte ndaluar të dilte nga vendi, u përpoq të udhëtonte për në Stamboll, një rrugë e përdorur shpesh nga bashkëpunëtorët e oligarkut të arratisur Ilan Shor për të arritur në rezidencën e tij në Moskë. Ai përballet me akuza të reja në lidhje me financimin e paligjshëm të partisë Shor tashmë të ndaluar, përveç një gjyqi në vazhdim për akuza të ngjashme. Arrestimi është…

Read More

[28 mars, 2025] Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar vendosjen e Ukrainës nën një formë të administrimit të përkohshëm për të lejuar zgjedhje të reja dhe nënshkrimin e marrëveshjeve kyçe për të arritur një zgjidhje për luftën, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të premten herët. Putini pranoi se nën kujdesin e OKB-së, mund të zhvillohen diskutime me partnerët rusë, SHBA dhe vendet evropiane për mundësinë e futjes së një administrate të tillë të përkohshme në Ukrainë. “Dhe për çfarë qëllimi? Për të mbajtur zgjedhje demokratike, për të sjellë në pushtet një qeveri efektive që gëzon besimin e popullit. Dhe pastaj…

Read More

Ka shenja në rritje se Rusia dhe Serbia tok po thellojnë kursin e luftës hibride edhe kundër Kosovës, siç po bëjnë edhe në rrafshin e gjerë kundër Europës. Kjo dëshmohet nga incidentet e përsëritura misterioze në Detin Baltik dhe sulmet kibernetike kundër autoriteteve politike. Rrengu i 11 shkurtit ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës është pjesë e këtij skenari. Nga Dr. Sadri RAMABAJA Rusia ka intensifikuar përdorimin e taktikave të luftës hibride në Evropë, duke përfshirë dezinformimin, spiunazhin dhe sabotazhin. Ajo ka për qëllim destabilizimin e vendeve dhe institucioneve demokratike. Në Ballkanin Perëndimor, ky ndikim është veçanërisht i theksuar. Tutje…

Read More

Nga Kristina Nano[Doktorante, James Madison University, SHBA] Në skenën e tejngopur me retorikë të politikës shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shfaq sërish me një premtim të vjetër të ricikluar si ofertë e re: “Ma jepni mandatin e katërt, që t’ju fus në Europë deri në vitin 2027 ose 2030.” Edi Rama, mjeshtër i narrativës personale, kërkon të përkufizojë veten jo thjesht si një Kryeministër i përkohshëm, por si i vetmi çelës që hap portën e Europës për shqiptarët. Por, le të ndalemi paks, jo për të debatuar afatet, ato janë si valët e propagandës që i heq dhe i sjell…

Read More

Nga Bedri Halimi Ramize Murtezi – Shala: “Unë e përdhunuara…”, Faik Konica, Prishtinë, 2018 Format e veprimit për spastrim etnik dhe kryerjes së gjenocidit ndaj shqiptarëve nga shteti serbë, kanë qenë të ndryshme. Një ndër format e spastrimit etnik krahas: vrasjeve, masakrave, rrënimeve, plaçkitjeve, djegieve, lëndimeve, kidnapimeve, burgosjeve e veprimeve të tjera; ishte edhe dhunimi i mijëra femrave shqiptare. Dhunimet edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, radhiten ndër krimet kundër njerëzimit. Me këto veprime, Serbia përmes forcave të veta, nuk synonte vetëm cenimin e integritetit fizik dhe psikik të femrës shqiptare, por edhe cënimin e integritetit moral e shpirtëror të shqiptarëve.…

Read More

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga presidenti William Ruto, i cili tashmë është dorëzuar zyrtarisht në Presidencë. Lajmin e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani të mërkurën, e cila e cilësoi këtë akt si dëshmi të fuqishme të mbështetjes së Kenias për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. “Njohja e Kenias është një njohje e sakrificës shekullore të popullit të Kosovës për liri dhe drejtësi. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, i shpreh falënderime të sinqerta Presidentit Ruto për këtë…

Read More

Nga Dr. Sadri RAMABAJA Për katër vite rresht një lagje e tërë analistësh e politikanësh opozitarë, duke trajtuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, me theks kontributin e kryeminsitrit Albin Kurti në këtë periudhë, parapëlqyen dhe vazhdojnë të parapëlqejnë të operojnë me propagandë në vend të fakteve. Krejt pavetëdijshëm, shndërrohen kështu në kontigjentin e brendshëm të lufëts hibride! Le të rikujtojmë se lufta hibride zakonisht përfshin kombinimin e propagandës, dezinformimit, presionit ekonomik dhe mjeteve të tjera jo-konvencionale për të dhe lufta kibernetike, për të ndikuar në opinionin publik dhe për të destabilizuar një qeveri ose një shtet. Në rastin e Kosovës, pretendimet…

Read More

Nga Dr. Gurakuç KUÇISë fundmi, tabloidi gjerman Bild publikoi një “lajm” sipas të cilit Vladimir Putin paska prejardhje shqiptare nga Kosova. Në një rajon të lodhur nga mitet, kjo mund të tingëllojë si një tjetër kuriozitet grotesk. Por në fakt, kemi të bëjmë me një taktikë të njohur të luftës hibride ruse, përzierje e dezinformimit, manipulimit narrativ dhe konfuzionit identitar. Pse tani? Pse shqiptarët? Pse Kosova? Përgjigjja është e thjeshtë dhe shqetësuese: sepse Kosova dhe Shqipëria janë dy nga shtetet më fuqimisht pro-NATO dhe pro-BE në Ballkanin Perëndimor. Sepse shqiptarët, si komb, përbëjnë një faktor që, ka qëndrueshmëri të rrallë…

Read More

Më 24 mars 2025, presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, kaloi kufirin shtetëror midis BeH dhe Serbisë, pavarësisht se për të ishte lëshuar një urdhër qendror në Sarajevë. Policia Kufitare e Bosnje-Hercegovinës (BeH), me urdhër të drejtorit Mirko Kupreshakoviç, po kryen një hetim se si Presidenti i Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik më 24 mars, 2025 kaloi kufirin shtetëror midis BeH dhe Serbisë, megjithëse për atë dhe për Presidentin e Republikës Srpska nga Republika Srpska, Nenad Stevandić, ishte lëshuar një urdhër-arresti qendror, Dodik-u kaloi kufirin kur shkoi në Batajnicë për të shënuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Dodik-u, Vishkoviq-i dhe…

Read More

Nga Prof. Dr. Asoc. Arben Fetoshi – [Instituti Octopus] Çka fshihet pas narrativës anti – NATO të Serbisë? Edhe në 26 vjetorin e ndërhyrjes të NATO-s kundër barbarisë, siç vlerësonte Tony Blair në fjalimin “Doctrine of International Community” më 22 prill 1999 në Chicago, Serbia vazhdon të mos kërkojë falje për gjenocidin dhe të kamuflohet si hienë politike në linjë me qëllimet e Rusisë. Me retorikën e viktimës, ajo tenton të fshehë spastrimin etnik dhe vrasjet e masakrat në Kosovë, të cilat sipas organizatave për të drejtat e njeriut “nuk i lanë alternativë” ndërhyrjes së NATO-s (Under Orders: War Crimes…

Read More