Author: ISHGJ

Kambanat e luftës në Ballkan po bien. Koha është që Europa të përmendet nga “Verbimi strategjik”, shpejt dhe tani.Skenari i Maidani i Ukrainës (2014) dhe bllokada aktuale e Kuvendit të Kosovës [2025] – duken të ndryshme në sipërfaqe, por kanë paralele të thella që tregojnë një model të përbashkët të destabilizimit të drejtuar nga interesa ruso-serbe.Nga Dr. Sadri RAMABAJA Është e qartë se tensionimi i situatës në Serbi, përplasjet shoqërore që kanë të bëjnë me riorjentimin gjeopolitik të saj pas përfundimit të lufëts në Ukrainë, në këtë lojë gjeopolitike shahu që po vazhdon edhe në dekadën e tretë pas shkërmoçjes…

Read More

Nga Dr. Selim IBRAIMI Vdekja e Titos më 4 maj 1980 solli shpresë dhe dëshpërim për kombet dhe kombësitë në Jugosllavi. Pasojat ishin të pa precedentë për kombet që në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar u përballën me një luftë të përgjakshme. Para shembejs së federatës, jeta zhvillohej normalisht me kushtet të themi të një shteti të Evropës Perëndimore. Puna, edukimi, balanca jetësore dhe bashkëjetesa përbënin shtyllat e socializmit jugosllav. Harmonia në mes popujve shihej nga këndi i realizmit socialist dhe ndërtimit mbi bazat e një shoqërie të barabartë, por në fakt në bredi ishte e…

Read More

Nga Simon Tisdall [The Guardian] Lufta bërthamore është kërcënimi më i menjëhershëm për jetën në tokë. Është një rrugë e shkurtër drejt apokalipsit. Planet e qeverisë së Keir Starmer për të modernizuar dhe potencialisht për të zgjeruar arsenalin e armëve bërthamore të Britanisë, të zbuluara në rishikimin strategjik të mbrojtjes (SDR) të vitit 2025 , dëmtojnë seriozisht përpjekjet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ato do të nxisin një garë globale të armatimeve bërthamore të udhëhequr nga SHBA-ja, Kina dhe Rusia. Dhe ato rrisin shanset që armë bërthamore taktike me rendiment të ulët të vendosen dhe shpërthejnë në zonat e…

Read More

Brenda hapësirës së lejuar do të mundohemi të trajtojmë disa çështje mbi modernitetin në përgjithësi dhe mbi modernitetin shqiptar në veçanti, sigurisht duke thjeshtuar idetë dhe duke i përmbledhur me pak fjalë dukuri e periudha historike. Nga Dr. Enis SULSTAROVA, Tiranë Kronosi i modernitetit E nisim nga fjalori i gjuhës shqipe. Ai nuk e përmban fjalën “modernitet”, por për fjalën “modern” jep këto shpjegime: “1. Që ka të bëjë me epokën ose me kohën tonë, që i përket kohës sonë… bashkëkohor; i ri. Koha (epoka) moderne. Historia moderne. 2. Që është ndërtuar a është prodhuar sipas fjalës së fundit të teknikës…

Read More

Nga DITMIR BUSHATI, Ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë Nëse do të duhet të shpje gojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë. Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që…

Read More

[Gjeneralmajor Christian Freuding, Kryekoordinator i Ndihmës Ushtarake për Ukrainën dhe Shef i Shtabit të Planifikimit të Ministrisë së Mbrojtjes, flet në një intervistë për Tagesspiege.Foto: dpa/Kay Nietfeld] Shefi i Shtabit të Bundeswehr-it në Ukrainë vlerëson se humbjet e forcave ajrore të Putinit nga “Operacioni Rrjeti i merimangës” janë më të ulëta se sa ishte deklaruar fillimisht në Kiev. Sidoqoftë, është një sukses. Nga tagesspiegel.de Fundjavën e kaluar, Ukraina tërhoqi vëmendjen e mbarë botës me një sulm masiv me dron në bazat ajrore në Rusi. Ishte një goditje e paprecedentë kundër ushtrisë së liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, i cili ka…

Read More

Ushtarë me pajisje luftarake, armë automatike dhe automjete ushtarake: Njësitë e para të Gardës Kombëtare po mbërrijnë në zonën e Los Anxhelosit. Ata kanë për detyrë të kontrollojnë protestat atje. Ushtria amerikane: Ushtarët e parë të Gardës Kombëtare në Los AnxhelosOra 18:25: Pas mobilizimit të Gardës Kombëtare të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump, ushtarët e parë kanë mbërritur në zonën e Los Anxhelosit, sipas ushtrisë amerikane. Përafërsisht 300 anëtarët e Gardës Kombëtare po vendosen në tre vende të ndryshme për të mbrojtur pronën dhe personelin federal, shkroi komanda përgjegjëse rajonale ushtarake e SHBA në Platformën X. Elementë shtesë të…

Read More

Nga Lirim Gashi Në një univers, jo shumë larg prej nesh, në një planet të quajtur Terra Moralia, jetonte një racë njerëzish që e donin atdheun vetëm kur i urrenin fqinjët. Stema e tyre kombëtare nuk ishte as shqiponja, as luani, as dega e ullirit – por një grusht i shtrënguar, i drejtuar kah kufiri. Quheshin “atdhetarë të vërtetë”, por zemra e tyre nuk rrihte për popullin e vet, por kundër një tjetri. Çdo himn që këndonin tingëllonte si britmë lufte, çdo flamur që valonin ishte i ngopur me ankthin se “tjetri” mos bëhej “njësoj si ne”. Filozofët e Terramoralisë…

Read More

Intervistoi:  Matija Sheriq [Geopolitika News, Zagreb] Situata në botë është alarmante. Luftërat në Ukrainë dhe në Tokën e Shenjtë kanë “mbaruar” prej muajsh, por ato vazhdojnë ende. Kina kërcënon të pushtojë Tajvanin dhe Donald Trumpi dëshiron të aneksojë Grenlandën, Kanadanë dhe Gazën. Luftërat e tmerrshme në Mianmar, Sudan dhe Siri nuk përmenden as nga mediat kryesore. Ballkani është një fuçi baruti që digjet. Fuqitë e mëdha po luftojnë për dominimin global. Nëse Perëndimi kolektiv (lexo: SHBA) ose sfiduesit si Rusia dhe Kina do të mbizotërojnë është çështja më e rëndësishme e sotme. Biseduam për çështjet aktuale gjeopolitike dhe të ardhmen…

Read More

Forcat ukrainase sulmuan disa aeroporte dhe objekte ushtarake ruse gjatë natës më 6 qershor, orë përpara se Rusia të niste një nga sulmet ajrore më të rënda të luftës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raportoi Militarnyi. Sulmet ukrainase thuhet se kishin në shënjestër aeroportet Engels dhe Djagilevo – dy qendra kryesore për flotën ruse të bombarduesve me rreze të gjatë, si dhe vende logjistike në rajonin e Kurskut të Rusisë. Duket se janë sulmuar edhe lokacione pranë aeroportit Bryansk. Sulmi, pretendojnë ata, ishte parandalues, sepse ata presin hakmarrje nga Rusia për sulmet e mëparshme me…

Read More