Përleshje të dhunshme kanë shpërthyer në Serbi gjatë protestave kundër Presidentit Aleksandar Vuçiq. Ka pasur të lënduar dhe të arrestuar. Përleshje të dhunshme shpërthyen në Serbi të mërkurën (13.08.2024) në mbrëmje gjatë protestave kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Në shumë qytete, të mëdha dhe të vogla, demonstruesit u përleshën me policinë dhe mbështetësit e Vuçiqit. Protestat nëntëmujore arritën kulmin pasi mbështetësit e SNS (partia e Vuçiqit) sulmuan fizikisht demonstruesit kundër tij në Vojvodinë, Vrbas dhe Baçka Palanka të martën, pa reagimin e policisë. Si kundërpërgjigje, protesta u organizuan në 30 vende të mërkurën, me marshime të drejtuara drejt selisë së SNS. Atje,…
Author: ISHGJ
Me këtë marrëveshje merrë fund bota evropiane e ngritur pas vitit 1945 – bota pas vitit 2025 nuk do të ketë sigurinë dhe mirëqenien e asaj paraprake. Përkundrazi, ajo do të jetë me shumë të panjohura Nga Dr. Sadri RAMABAJA Takimi i planifikuar në 15 gusht 2025 mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin në Alaska (në bazën ushtarake Joint Base Elmendorf-Richardson), përbën një ngjarje me rëndësi simbolike dhe diplomatike — por peshorja e pritshmërive anon më shumë nga pozicioni skeptik. Këto janë orë vendimtare për Ukrainën. Një mjegull e Jaltës si një pelerinë e ngjeshur në…
[Kolonel Markus Reisner i Forcave të Armatosura Austriake] Para takimit në Alaskë, thuhet se pati një përparim rus në vijën e frontit. Në një intervistë, koloneli Markus Reisner përshkruan se çfarë do të thotë kjo për Ukrainën. Nga Lukas Moser [Berliner Zeitung] Edhe një herë, këto janë orë vendimtare për Ukrainën. Ndërsa vëmendja po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt negociatave midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Alaska të premten, trupat ruse kanë bërë një përparim të konsiderueshëm në Donbas. Me ekspertin ushtarak Kolonel Markus Reisner të Forcave të Armatosura Austriake flasim për situatën…
Kancelari gjerman Friedrich Merz diskuton pesë pika që partnerët evropianë ia kanë përcjell presidentit amerikan Donald Trump Meq nuk donte t’i ftonte ata në Alaska, Presidenti i SHBA-së Donald Trump pranoi një telefonatë me udhëheqësit kryesorë evropianë dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me iniciativën e Kancelarit gjerman Friedrich Merz.Siç raportohet nga CNN-i amerikan, në një konferencë për shtyp përkrah Zelensky pas takimit, Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se udhëheqësit evropianë po bënin gjithçka që mundnin për të siguruar që takimi i ardhshëm midis Trump-it dhe udhëheqësit rus Vladimir Putin “të shkojë në drejtimin e duhur”.Ja zhvillimet e fundit: • Takim…
Nga Lirim Gashi Protestat studentore në Serbi nisën si një “kryengritje” paqësore e rinisë intelektuale, por përfunduan si një panair i pafund i marrëzisë politike, me akrobaci të BIA-s, me tambura patriotike dhe me refrenin klasik “për gjithçka janë fajtorë shqiptarët”. Ditët e para dukej sikur Beogradi po i pastronte mushkëritë nga helmet. Por jo – ishte vetëm oxhaku i vjetër që nxirrte blozën e vjetër: nacionaliste, të mykur dhe toksike. Me kalimin e ditëve, agjentët e BIA-s – mjeshtrit e prishjes së gjithçkaje që ka erë arsyeje – hynë mes studentëve. Detyra e tyre? Të kthenin protestën në “kor…
Nga Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” , profesor në Kolegjin UNI dhe bashkëpunëtor i jashtëm i ISHGJ-së Më 3 gusht 2025, partia serbe Novo lice Srbije njoftoi se Iniciativa Qytetare kosovare “Narodna pravda” i është bashkuar dhe se në Kosovë do të veprojnë me emrin “Novo lice – Narodna pravda”.Pas publikimit të koalicionit, ata deklaruan se serbët në Kosovë janë lënë në “mëshirën e Milan Radoiçiq dhe Albin Kurtit, me të cilët Lista Serbe (Lista Srpska) ka marrëdhënie miqësore”, dhe se është thelbësore që serbët të luftojnë për të qëndruar…
Pse shfrytëzimi i hapësirës mediale, kundërveprimi ndaj dezinformimit dhe manipulimit ndërkohë në Kosovë është akt profesional e moral i domosdoshëm? Nga Dr. Sadri RAMABAJA Shfrytëzimi i mediave, veçanërisht i hapësirës mediative televizive dhe online, në betejën politike që po zhvillon opozita kosovare me gjithë instumentet e saj, është një fenomen tashmë i shpërfaqur me të gjitha nuancat e tij. Objektivi ishte i qartë që në fillim: ixhinjeringu i opinionit publik që do të arsyetonte të gjitha mjetet në luftën politike për rikthim në pushtet. Për fat të keq, Lëvizja Vetëvendosje këtë objektiv të opozitës [PDK/LDK/AAK-së] nuk e kishte të qartë…
Edhe pse evropianët duhet ta ruajnë partneritetin transatlantik për aq kohë sa të jetë e mundur, ata nuk mund ta injorojnë faktin se Shtetet e Bashkuara janë në thelb të pabesueshme. Të kërcënuara nga Vladimir Putin dhe të presionuara nga Donald Trump, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndjekin vetëmbështetje të plotë. Nga Joshka FISHER, ish Ministër i Jashtëm i Gjermanisë Berlin – Po dëshmojmë shfaqjen kaotike të një rendi të ri botëror, dhe procesi po drejtohet nga tre udhëheqës që janë hapur armiqësorë ndaj Bashkimit Evropian: Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti kinez Xi…
Nga Dr. Selim IBRAIMI Rënia në vetë-kurthin e politikës së jashtme ka qenë një temë e hershme ose mund të themi se ka qenë një shqetësim i hershëm, që nga kohërat e lashta. Me zhvillimin teknologjik, veçanërisht me përhapjen masive të inteligjencës artificiale dhe rritjen e dezinformimit, paraqitja e vet-kurthit në këtë fushë është bërë i zakonshëm. Dhe është aty që vendimmarrësit politikë të pavëmendshëm vuajnë më shumë dhe do të vazhdojnë të bëjnë gabime. Ekzistojnë një numër faktorësh që ndikojnë në përsëritjen e gabimeve ose rënien në kurthin e politikave që vetë shtetet i ndërtojnë, dhe përpiqen t’i vënë…
Nga Gjeneral Piro Ahmetaj Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga një llavë lajmesh dhe ulërimash mediatike, thua sikur: “në periferi të Tiranës kishin zbarkuar/desantuar trupat Ruse”! Për shkak të bindjeve, formimit dhe qasjes jo-populiste: “nuk do të doja të shprehja solidaritet bollshevik as me ish-qirambajtësit e godinave në fjalë, as me pronarët e rinj (ndërmarrja e prodhimit të armatimit); por as do i bashkohesha kujës së çdo derdimeni/e, duke pretenduar pronësinë e të vërtetës shteruese”. Gjithësesi në vijim po përpiqem të ndaj disa konsiderata të ftohta (strategjike), pra përtej arragancës dhe prapagandës që vjen…