Nga Matija Sheriçpro [Geopolitika.News, Zagreb] Lindja e Mesme është fokusi i tensioneve më të mëdha në botë. Në qendër të konfliktit është konflikti izraelito-palestinez, ose në një kuptim më të gjerë, konflikti izraelito-arab. Edhe pse konflikti mes palestinezëve dhe izraelitëve mbi atë se kush do të sundojë Tokën e Shenjtë është shumë kompleks dhe i ndërlikuar, çështja e të gjitha çështjeve është çështja e Jeruzalemit. Më saktësisht, çështja më e diskutueshme është administrimi i Jeruzalemit Lindor, d.m.th. Qyteti i vjetër. Kjo zonë ka rëndësi të veçantë për tri fetë më të mëdha abrahamike: Krishterimin, Judaizmin dhe Islamin. Brenda Qytetit të…
Author: ISHGJ
Nga Shaban Murati Kriteri i parë diplomatik i zgjedhjes për paraqitjen publike dhe përmbajtjen e një fjalimi diplomatik të kryeministrit për marrëdhëniet me një shtet tjetër është se në ç’forum duhet të flasë, çfarë auditori duhet të zgjidhet dhe çfarë e si duhet të thotë, që nga idetë e deri te intonacioni. Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në 20 dhjetor 2024 në Prishtinë në të quajturën mbledhja e përbashket e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të kishte dështim më të madh diplomatik. Kryeministri foli jashtë dhe në shkelje të rendit të ditës, foli tema dhe çeshtje,…
Ministri gjerman i Mbrojtjes në largim, Boris Pistorius (SPD), dje ishte jashtëzakonisht i ashpër ndaj Rusisë, duke deklaruar se Gjermania është kthyer në shënjestër të sulmeve hibride ruse. “Putini po merret me sulme hibride dhe Gjermania është veçanërisht në fokus. Ai na njeh mirë, Putini di se si të na godasë,” i tha Pistorius një media gjermane, duke shtuar se “është një kombinim i operacioneve klasike ushtarake, presionit ekonomik, sulmeve kompjuterike dhe propagandës në media dhe rrjetet sociale”, dhe se qëllimi i sulmuesve është destabilizimi i shoqërisë. “Duhet të përgatitemi në mënyrë që të përballemi me siguri me kërcënimin e…
(Recension rreth librit të Bardhyl Mahmutit “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Në shënjestër të vazhdueshme”) Dr. Sabri Kiçmari Në tetor të këtij viti doli nga shtypi libri i politikologut Bardhyl Mahmuti me titullin sinjifikativ “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Në shënjestër të vazhdueshme”. Libri u botua nga gazeta jonë e mirënjohur “Epoka e Re”. Pjesa dërmuese e librit është një bashkëbisedim në mes të Bardhyl Mahmutit dhe Muhamet Mavrajt. Mavraj, në rolin e intervistuesit, është shumë mirë i informuar, i njeh mirë temat dhe zhvillimet dhe e drejton komunikimin me Bardhyl Mahmutin me një shkallë të lartë kujdesi, profesionalizmi dhe reflektimi.Në libër…
Nëse për pragmatizmin realist shqiptar koha mund të duket e paqartë, për “partinë” e dytë brenda çështjes shqiptare koha është gjithmonë e qartë. Cila është ajo parti e dytë se? Është partia e idealizmit kombëtar. Nëse partia e pragmatizmit realist thotë se duhet t´i japim drejtësi fuqisë, pra duhet të gjejmë një fuqi ndërkombëtare mike e ta pajisim atë me argumentin e së drejtës shqiptare, partia e dytë, ajo e idealizmit kombëtar, thotë se të drejtës sonë kombëtare, kësaj ideje efemere që është më e pranishme pikërisht atëherë kur mungon, duhet t´i ndërtojmë struktura të forcës. Cilat janë ato? Ekonomia…
[23 dhjetor, 2024]Turqia, natyrisht, pas përmbysjes së fundit ushtarake të Bashar Asadit nga posti i Presidentit të Sirisë, do të luajë një nga rolet më të rëndësishme në formimin dhe lëvizjet e qeverisë së ardhshme në Damask. Është gjithashtu e qartë pse Ankaraja kontrollon një pjesë të konsiderueshme të forcave ushtarake që marshuan në kryeqytetin sirian dhjetë ditë më parë pa pothuajse asnjë rezistencë nga ushtria zyrtare siriane, pasi më parë kishte kapur – gjithashtu pa përmendur rezistencë të konsiderueshme – të gjitha qytetet më të rëndësishme siriane në perëndim të Eufratit. Këtë më së miri e vërteton lajmi i…
Sipërmarrësit miliarderë kanë aq shumë ndikim, saqë janë sundimtarë de facto që askush nuk i ka zgjedhur. Dhe janë një rrezik për demokracinë Nga Alex GOUREVITCH Shumë njerëz e urrejnë Elon Musk. Nuk është e vështirë të kuptosh pse. Ai është fodull, i bezdisshëm, provokues dhe i pasur në mënyrë të ekzagjeruar. Përhap teori të çuditshme konspirative. Eshtë po aq kokorroç sa një shtatëvjeçar që dëshiron të jetë gjithmonë cool, dhe askush nuk mund t’i thotë se nuk është. Gjithashtu, Musk ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ai bleu një rrjet të tërë social, ndryshoi opinionin e amerikanëve për…
Nga Corriere della SeraÇështja iraniane është “këndi i mallkuar” në katërkëndëshin e Lindjes së Mesme: të tjerët janë Amerika, Izraeli, Arabia Saudite. Që nga viti 1979, humbja e një aleati si Shahu i Persisë në Teheran ka sjellë një tension që nuk është zgjidhur kurrë. Çështja palestineze ka qenë gjithmonë e rëndësishme. Origjina e vërtetë e konfliktit është një tjetër, një refuzim radikal i Perëndimit dhe të gjitha vlerave të tij: lirisë, emancipimit të femrës, pluralizmit politik dhe fetar, shtetit laik. Shahu u kishte dhënë grave persiane të drejta të stilit perëndimor, revolucioni Khomeinist i ktheu ato përsëri në Mesjetë.…
Çfarë ideologjie përfaqëson Donald Trump? Botëkuptimi i tij lidh rryma të ndryshme – dhe do të formësojë rolin e Amerikës në botë.Nga IPG-JournalA ka Donald J. Trump një botëkuptim – dhe nëse po, çfarë? Pyetja e parë është e panevojshme: çdo person ka një botëkuptim. Edhe kur mendojmë se dikujt i mungon, shpesh ndodh sepse ai botëkuptim përbëhet nga elementë të ndryshëm – fragmente të ideologjive të ndryshme të rikombinuara në një mënyrë që e bën të vështirë identifikimin e qartë. Por kjo nuk do të thotë se një botëkuptim nuk ekziston. Pyetja e dytë është “pyetja e miliona dollarëshe”…
Nga një ekonomi në lulëzim, në një ekonomi të dëshpëruar. Ndërsa zgjedhjet po afrohen, modeli gjerman i biznesit po kriset Nga The Economist Ministria e Financave e shtetit jugor gjerman Baden-Württemberg, ku kanë selinë kompani gjigante si Bosch, Mercedes dhe ZF Friedrichshafen, është një vend i përsosur për të kuptuar ankthet e Gjermanisë. Rajonin e ka mbërthyer frika e deindustrializimit teksa po afrohen zgjedhjet që duket se do t’i japin fund mandatit të kancelarit Olaf Scholz, nëse nuk shkarkohet më parë nga partia e vet. Danyal Bayaz, ministri i Financave i shtetit Baden-Württemberg, shqetësohet se Gjermania nuk ka arritur të…