Nga Gzim Rushiti / PhD
Projekti ideor i ashtuquajtur “bota serbe” i cili për herë të parë u shpik nga historiani serb I krahut të djathë Aleksandar Rakoviq dhe më pastaj shumë shpejt u miratua edhe nga politikani veteran nacionalist serb Aleksandar Vulin, si synim të tijin e ka bashkimin e Serbisë, Republikës Srpska dhe Malit të Zi, ndërsa sipas pot ë njëjtit projekt Republika e Maqedonisë së Veriut duhet që të paraqes një lloj të satelitit kulturor të Serbisë.
Projekti i astuquajtur “bota serbe” është një projekt i cili në rajonin e Ballkanit sinjalizon dhe alarmon një destabilizim të ri të këtij rajoni të nxitur përsëri nga politika serbe dhe është pikërisht synimi për të krijuar destabilizim të ri në këtë rajon, arsyeja e cila duhet ta bëjë Ballkanin që të shqetësohet nga ky projekt.
Projkti “bota serbe” në të vërtetë paraqet vazhdimësi të projektve. programeve, memorandumeve dhe elaborateve të ndryshme të përgaditura nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë duke filluar nga Naçertanie e deri tek “Bota serbe”, por ajo që e dallon në të vërtetë këtë projekt nga projektet,dokumentet dhe elaboratet e tjera të përgaditura nga dy intitucionet e lartëtheksuara të Serbisë janë vetëm emri, koha dhe instrumentet përmes të cilëve synohet që të realizohet ky projekt i quajtur tanimë si “bota serbe”.
Dhe pikërisht përvojat e hidhura nga e kaluara të cilat i ka kombi shqiptar me këto projekte, dokumente dhe elaborate duke filluar nga Naçertanie e deri më sot, të cilat atij i kanë sjellur dhunë, luftra dhe spastrime etnike, janë një arsye shtesë dhe shumë e fuqishme që kombi shqiptarë të jetë i shqetësuar më shumë se të gjithë kombet e tjerë të Ballkanit nga projekti “bota serbe”.
Lidhur me të ashtuquajturin projekti “bota serbe” për shkak të kërcënimeve dhe sfidave të cilat i krijon ky projekt për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi dhe për kombin shqiptar në veçanti, shqetësimin e tyre për këtë projekt e kanë shprehur edhe politikanë dhe zyrtarë të lartë shtetëror të Shqipërisë.
Elisa Spiropali një politikane shqiptare dhe anëtare e lartë e Partisë Socialiste të Shqipërisë e cila për një kohë ka shërbyer edhe si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë dhe si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme në pyetjen e drejtuar nga mediat bullgare, nëse nisma “bota serbe” paraqet problem sigurie për Shqipërinë dhe Ballkanin ajo këtë projekt do të deklaronte si më poshtë:
“Lidhur me nismën “Bota Serbe” të Presidentit Aleksandar Vuçiç, dua të deklaroj se çdo hap që shikon prapa, që përmend retorikën e së kaluarës, mund të na shqetësojë dhe tingëllon shqetësuese si për Kosovën, ashtu edhe për Shqipërinë”.(1)
Projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” është shqetësues për ne shqiptarët, sepse ky projekt po manifestohet përmes tubimeve masive të serbëve nga ish-hapësirat e RSFJ-së. Serbia vazhdimisht po ushqen dhe helmon popullin e vet, duke synuar me plane pushtuese e kolonizuese shtrirjen në territoret shqiptare, përmes fjalimeve luftënxitëse dhe parakalimeve me parada ushtarake. Vërehet se janë shtuar apetitet për dominim, hegjemoni dhe kështu po kërcënohet haptas dhe publikisht edhe kjo pjesë e Ballkanit Perëndimor. Serbia nuk bashkëpunon me fqinjët, nuk po promovon një klimë besimi, respekti dhe mirëkuptimi reciprok dhe nuk ka krijuar aspak një atmosferë të favorshme për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal.
Ne, shqiptarët, më së shumti kërcënohemi nga projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe”, i cili po manifestohet gjithnjë e më hapur dhe me ritëm të shpejtë për të vazhduar hegjemoni ndaj fqinjëve. Serbia ka ambicie ekspansioniste dhe shoviniste, të cilat i ushqen më së shumti kundër nesh shqiptarëve, edhe pse deri më sot ka territore shqiptare ku është zgjeruar në dëm të shqiptarëve. Serbia ende gjendet mes miteve dhe realitetit, mes së kaluarës dhe së ardhmes, mes dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake.(2)
Nëpërmjet projektit të ashtuquajtur “bota serbe” në të vërtetë synohet që të krijohet “Serbia e Madhe” dhe nga realizimi i këtij projekti më së shumti nga të gjitha shtetet dhe kombet e Ballkanit rrezikohet kombi shqiptar dhe në mënyrë të veçantë dhe shumë të drejtëpërdrejtë qëllimi i Serbisë është që të pengohet Kosova dhe kjo është arsye dhe shkak që ju jep të drejtë dhe e bën kombin shqiptar në përgjithësi që të brengoset dhe të shqetësohet nga ky projekt i
quajtur “bota serbe” më shumë nga të gjithë kombet e tjerë të cilët jetojnë në Ballkan.
Literatura:
- https://a2news.com/shqiperia/politike/bota-serbe-spiropali-ide-e-rrezikshme-per-rajonin-
i1152828 - https://mitropol.net/bota-serbe-nje-alarm-per-kombin-shqiptar-dhe-sigurine-ne-ballkanin-
perendimor
