Nga Hajro Limaj
Të gjitha vendet e botës në drejtimin e institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtjes kombëtare përzgjedh dhe emëron personalitetet më të besuara dhe më të profesionalizuara, mbasi në duart e tyre menaxhohen informacionet më të klasifikuara dhe më jetësore për vendin. Por edhe pse ky është ligji i sigurisë së vendit, vetëm Shqipëria, në qeverinë e Edi Ramës, dy herë rrjesht, ka emëruar ministër të Mbrojtjes një person me shtetësi greke, Pirro Vengu ,shtet i cili edhe sot ka në fuqi ligjin e luftës kundër Shqipërisë.
Me këtë emërim, kryeministri Edi Rama ka prodhuar dy skandale:
-Turqia i kufizoi ministrit Vengu informacionet ushtarake sensitive, sepse ai nuk garanton sigurinë e informacionit.
-Ndërsa Greqia i ka kufizuar qëndrimin Shengen, nuk i njeh pasaportën e shërbimit shtetëror dhe nuk e trajton si ministër të një vendi aleat në NATO./Pamfleti
Sikur të mos mjaftonte kjo ,në Dhjetor të vitit 2025 , kryeministri Rama emëron zëvendës ministër të Mbrojtjes, djalin e tezes të ministrit Piro Vëngu, Andrea Shllaku, duke e rritur numrin e zëvendësministrave nga një në tre veta. Nepotizëm.
Dhe më datën 2 Prill 2026 ,mbas tre muajsh atë e shkarkon dhe e largon nga ministria e Mbrojtjes në vazhdim të operacionit të shkarkimit për të “shmangur një skandal diplomatik me SHBA “ më 25 Shkurt 2026 të ministrit të tij Piro Vengu të trajtuar në gazetën franceze “ Lë Point “ .Vëngu përjashtoi bashkëpunimin me kompaninë amerikane Lockheed Martin,e cila në vitin 2010 kishte ngritur sistemin e integruar të Vëzhgimit të Hapsirës Detare. Shqipëria në vitin 2025 duhej të blinte dy radar të lëvizshëm nga LM amerikane,por Vëngu kontratën e lidhi me kompaninë franceze Thales për një sistem radar GM400 Alpha. Megjithatë Vengu me një delegacion prej 7 vetash më 2 Mars 2026 do të ushtonte për në Amerikë, por Rama i detyruar e shkarkoi nga detyra.
Nuk kanë fund çuditë
-Emron kryetare të Shërbimit Informativ Shtetror të Shqipërisë, SHISH, Znj.Vlora Hyseni,ish nënkryetare e Shërbimit Informativ të Kosovës dhe për 4 muaj edhe kryetare e këtij shërbimi (Dhjetor 2020- Prill 2021). Në 30 Qershor 2021 ajo është shkarkuar me propozim të kryeministrit Albin Kurti dhe dekret të presidentes Vjosa Osmani. Presidenti shqiptar Bajram Begaj ,me propozim të Edi Rames (17.03.2023) e emëron atë kryetare të SHISH-it shqiptar , kur ‘ SHISH është institucioni qendror në Republikën e Shqipërisë dhe instrument i rëndësishëm i arkitekturës së sigurisë së vendit, i ngarkuar për sigurimin dhe prodhimin e inteligjencës nga brenda dhe jashtë vendit ”.
Reagoi opozita parlamentare me kryetarin e grupit parlamentar, Gazment Bardhi , i cili e akuzoi kryeministrin se “ SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare “ ,kur “ Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosrruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Ajo zëvendësoi shqiptarin me shtetësi Kanadeze, Visho Ajazi, ish drejtorin e Zbulimit Politik të SHIK-ut të viteve 1992-1997, periudhë e cila rrënoi shtetin Shqiptar.
Të afrosh pranë vetes, qoftë si këshilltarë politikë apo si drejtues institucionesh figura që, në njërën këmbë a tjetrën, kanë qenë a janë të lidhur me botën e shërbimeve informative të nëntokës serbe, nuk është modernitet .
-Baton Haxhiu në pragun e fillimit të luftës është takuar fshehtas me shefin e Shërbimit Informativ të Serbisë, Stanishiqin. Sot ai ka pushtuar televizionin shqiptar dhe del ne televizore më parë se të dalë Rama dhe dëshmon lëvizjet qeveritare.
-Në mandatin e parë kryeministror, Rama këshilltar për rajonin mori Shkëlzen Maliqin,djali i Mehmet Maliqit, ish ministrit të brendshëm të Kosovës, organizator i planit “Bistrica”, përmes së cilit u vranë nacionalisti, Hasan Remniku dhe grupi i tij.
-Emroi ministre të Arsimit, zonjën Besa Shahini , mbesa e kryeshefit të UDB-së në Prishtinë, Ibush Kllokoqi, i cili ka qenë ndër më sadistët në burgosjet e shqiptarëve. ( Bedri Islami. Gazeta Dita.22 Mars 2026 ). Dhe shkon më larg.
-Kryeministri Edi Rama, emron ish kryetarin e SHIK-ut të Rumanisë këshilltar për sigurinë gjeneralin rumun Florian Coldea të shkarkuar nga kjo detyrë me porpozim të kryeministrit nga presidenti i Rumanisë , i cili mbas disa muajsh arrestohet nga autoritetet e Rumanisë për një rrjet të madh trafiku.Emrimi i tij vërtetohet me shkresën e datës 11/9/23 të firmosur nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave , Bardhyl Agaçi,dërguar kuvendit,ku debatohej rendë ky emërim.
Kryeministri i Rumanisë,Viktor Ponta me arrestimin e Florian Coldeas deklaroi :“Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës”.
-Zyrtarja e lartë e Policisë së Shtetit Shqiptar ,Ervina Gjana me bashkëjetuesin serb Renato Hristic kontrollon policinë e shtetit shqiptar.
Serbi Hristić ka qenë shoqërues i Ergys Agasit, ndërsa Gjana mban funksionin e drejtoreshës së krimit kibernetik në policinë e shtetit.
-Bjellorusi në bordin e Korporatës Shqiptare të Investimeve !
Lista e bordit të Korporatës Shqiptare të Investimeve, mbyllet me një emër që nuk tingëllon shqip: Valery Tsepkalo. Ky person është natyralizuar shqiptar në 11 prill 2025 me dekret të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Por ai është bjellorus. Me një karrierë shumë të pasur diplomatike, politike e afariste. Edhe ministër i Punëve të Jashtme, i shkarkuar me 2017 .
Me 2020 sfidon Lukashenkon duke e rivalizuar për president të Bjellorusisë. Kandidatura e tij refuzohet nga komisioni përkatës për kandidim. Në qeshor 2020 , nga frika zhvendoset në Rusi, pastaj në Ukrainë, Letoni, Poloni dhe Greqi.
Me 7 prill 2023 gjykata bjelloruse e dënon atë me 17 vjet burg “Për ta vuajtur në një burg të sigurisë së lartë”.
Vetvetiu lindin disa pyetje :
-Si përfundoi në Shqipëri bjellorusi Tsepkalo ?.
-Pse zgjodhi Shqipërinë kur si opozitar i Lukashenkos mund të kërkonte azil në BE ose në vendet ku ka qenë diplomat e ambasador, Finlandë dhe SHBA ?.
-Kush e propozoi dhe mbi cilat kritere i u dha shtetësia shqiptare ?.
-Kush e propozoi dhe e emëroi anëtar bordi të Korporatës Shqiptare të Investimeve?
-A është Tsepkalo ideatori i DURANA-s së famshme për të cilën foli dhe ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ?
Pikëpyetjet janë madhore
-Trondiste ishte arrestimi në Aeroportin Ndërkombëtar të John F. Kennedy të ish-agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal,veteran i FBI-së prej 22 vitesh. Mbante takime direkte,ose komunikonte me linjën zyrtare të faksit me kryeministrin Rama dhe u pagua me 225 mijë dollarë nga ish kuadri i SHIK-ut shqiptar Dorian Ducka. Në dosjen e tij janë edhe bashkëpunëtorët shqiptarë.
-Skandali me Ambasadën në Gjermani.
Ambasada e Shqipërisë në Berlin është përfshirë në një hetim penal për shkeljen e rregullave të sigurisë në përfaqësinë diplomatike . Më 8 gusht 2025 ka nisur procedimi penal me numër protokolli 6025 ndaj ambasadores shqiptare, Aida Sakiqi, dhe shtetasit rus Walter Borisoviç ,të punësuar këshilltar të ambasadës. Policia federale gjermane po kryen verifikimet përkatëse për veprimet e dyshuara të kryera në territorin gjerman. Hetimi ka evidentuar shkelje të rregullave të sigurisë në lidhje me punësimin e personave me shtetësi të huaj në ambasadë, mes tyre shtetasi rus Ëalter Borisoviç dhe shtetasja bullgare Biljana Naumov. Për largimin urgjent të Borisoviç nga struktura e ambasadës ka ndërhyrë SHISH dhe shërbimet e sigurisë gjermane. Ky zhvillim vjen në një moment delikat për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë./ Publik-Media Shikoni: Sa politikanë, personalitete shkencore, gazetarë, punonjës të sigurisë kombëtare, liderë politikë e kështu me radhë financohen fshehurazi nga shërbimet e fqinjëve tanë. Sa politikanë apo njerëz me influencë në spektrin politik, në biznes, në kulturë, në sferën fetare dhe në media janë në shërbim të politikave të shteteve të tjera? Sa projekte me interes kombëtar sabotohen apo ngadalësohen nga vendimmarrësit e shtetit tonë në dobi të politikave të fqinjëve tanë? Sa veprime politike merren në interesa të ngushta dhe jo kombëtare? Zbulimet e huaja hedhin valle në Tiranë. Rreth 30 vjet më parë Sllobodan Milosheviçit i kërkohej llogari në parlamentin e Serbisë se ku i kishte shpenzuar 20 milionë dollarët që ishin alokuar për destabilizimin e Shqipërisë. “Po të mos kishin shkuar ne destinacionin e duhur,nuk do të ishte Shqipëria në këtë gjendje që mund ta pushtoj me një skuadër me armët e gjahut”, iu përgjigj ai. Serbia shpenzon nga buxheti shtetit 1 miliardë dollarë në vit për ta nënshtruar dhe destabilizuar Kosovën nëpërmjet spiunazhit,qendrave të spiunazhit dhe spiunëve elitë,sidomos në media. Shërbimet e zbulimit,BIA serbe është tepër e organizuar dhe aktive në veprimtaritë e saj në Kosovë dhe në Shqipëri për të paralizuar objektivat strategjike të saj.
– Ndërsa shërbimi i jashtëm grek në vitin 2018, kishte një fond prej 45 milion euro për lobime apo ndërhyrje në interes të Greqisë.
-Ndërkohë gjithë bota akuzon Rusinë për ndërhyrje në Ballkan dhe madje edhe në Shqipëri. Sa shpenzohet dhe kush janë përfituesit?!
-Janë politikanët dhe shtetarët që u shërbejnë atyre,të cilët shpesh akuzojnë njëri tjetrin për agjentë të Serbisë, Greqisë, Rusisë, Turqisë apo ndonjë vendi tjetër, të cilët nga qëndrimet, deklarimet dhe veprimet e tyre ne tani i dimë dhe i njohim. [sot.com.al/]
https://sot.com.al/opinion-editorial/shqiperia-nen-drejtimin-e-agjenturave-te-huaja/?fbclid=IwZnRzaAReG7RleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEek6IeWXfYhW0egi9EiAHKbu8O9ayZTX84sQfGa456IO1_ReUy8BDqwMEWFY0_aem_gHDw29cBkqDmnTZ_glz5ow
