Nga Korab BLAKAJ, politolog
Në politikën shqiptare të pasluftës, rrallëherë është parë një figurë që manovron me kaq mjeshtëri mes kundërthënieve kombëtare si Edi Rama.
Ai organizon protesta për të burgosurit në Hagë, ndërsa vetë ka qenë një nga zërat që më me ngulm lobonte për themelimin e asaj gjykate. Këtu shihet se, nuk kemi të bëjmë thjesht me një kontradiktë politike; por me një paradoks të një strategjie që e përdor ndjenjën kombëtare si rrymë elektrike për ta rindezur kredibilitetin e vet, sa herë që ai shuhet nga dështimet shtetërore dhe fajet kombëtare.
Kombëtarizmi i tij është një mjet kompensimi.Ai,u vërtetua që kombëtarizmin nuk e ka bindje.
Pas çdo lëvizjeje “patriotike”, fshihet hija e një kompromisi të mëparshëm me interesat që kanë minuar kombin. Ballkani i Hapur, mbështetja e hapur ndaj Asociacionit,mbështetja e ndarjës së Kosovës dhe deklaratat që e shenjtërojnë “paqen” mbi drejtësinë , janë fletët e një dosjeje politike që përpiqet ta fsheh nën simbolin UÇK!
Edi Rama lavdëron UÇK-në, por kurrë nuk ka denoncuar gjenocidin serb në parlamentin e Shqipërisë.
Ky kontrast është një si formulë ;“simbolika për popullin, heshtja për ndërkombëtarët“.Është ekuilibri i një politikani që e ka kuptuar se patriotizmi i fjalëve mund të zëvendësojë mungesën e veprave.
Në thelb, kemi të bëjmë me një transformim të rrezikshëm të moralit politik shqiptar. Patriotizmi po përdoret si alkool: për të mpirë kujtesën. Në vend që të rindërtojë një vetëdije kombëtare të vërtetë, Rama po karikon opinionin publik me emocione të shkurtra për të mbuluar boshllëkun e strategjisë afatgjatë.
Fjala “toka e askujt” për veriun e Kosovës në të vërtetë, është mendësia tradhëtare, ajo që e ka zënë kombin: një udhëheqje që as nuk beson më në sovranitetin si vlerë, as në drejtësinë si detyrim.
Në këtë lojë të dyfishtë, Kosova përdoret si altar priftash mekatarë për të larë mëkatet politike të Tiranës. Çdo deklaratë pro Hagës, çdo apel “për drejtësi”, dhe çdo thirrje për “bashkim shpirtëror” vjen si fjalim prej një njeriu që për dekada ka ndihmuar në rrëzimin e institucioneve të atij bashkimi.Para disa ditësh e quajti bashkimin kombëtar relike të shekullit XlX!
Si mbroka UÇK në në Hagë ndërkaq betimin e luftarit të saj që „ do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre „ e minon çdo ditë!?
Pushteti i tij është një nga shkaktarët kryesor pse kombi shqiptar sot ndodhet në një krizë të thellë morale dhe politike.
Ai flet për UÇK-në, duke mos e ndjerë gjakun e saj! Kufiri në Morinë është treguesi më i mirë i karakterit të tij prej kaurri!
Shqiptarët e Kosovës të cilët ai i tradhëton saherë i duhet Vuqiqit nuk duhët të marrin pjesë në organizimet e tij! Përkundrazi, ata duhët të punojnë për ta rrëzuar nga pushteti. Duke çliruar Tiranën zyrtare nga pushteti tradhëtar forcohet Kosova dhe ideja e bashkimit!
„Gjashtëdhjetë autobusët“ me veteranë të UÇK së të cilët udhëhiqen nga padituria dhe naiviteti politik, instrumentalizohen nga vet ai që është simboli i epokës së relativizmit kombëtar!
Dhe çka duan të arrijnë si rezultat, pos t‘i japin goditje Kosovës së tyre….!?
Ah po harrova, duan t‘i japin knaqësi atij që tall menderen me gjithçka kombëtare!
