Nga Dr. Gurakuç KUÇI
Lista Serbe, subjekt politik i mbështetur drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, ka shkelur hapur heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave serbe, është duke u bërë thirrje e vazhdueshme për votim për këtë subjekt, duke promovuar publikisht edhe numrin e tij zgjedhor.
Paralelisht, janë raportuar raste të organizimit të votimit në grup, praktikë e ndaluar shprehimisht nga ligji zgjedhor i Kosovës.
Këto incidente janë shkelje të përsëritura që dëshmojnë një model të qëllimshëm ndërhyrjeje politike. Serbia dhe Lista Serbe veprojnë si faktor destabilizues, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin e më gjerë. Kujtojmë se në Serbi janë trajnuar rekrutë për ndërhyrje në procesin zgjedhore në Moldavi.
Pra, Lista Serbe dhe Serbia nuk kanë qëllim demokracinë, por instrumentalizimin e saj, përdorimin e zgjedhjeve për kapje politike dhe destabilizim institucional. Ky është një model i njohur, i huazuar nga praktikat ruse të ndikimit dhe ndërhyrjes hibride në shtete fqinje dhe më gjerë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet ta trajtojnë këtë sjellje me seriozitet maksimal. Këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të rajonit dhe ushqejnë autokracinë, tensionet ndëretnike dhe konfliktin politik.Lista Serbe thyen heshtjen zgjedhore në Kosovë
Lista Serbe, subjekt politik i mbështetur drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, ka shkelur hapur heshtjen zgjedhore në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave serbe, është duke u bërë thirrje e vazhdueshme për votim për këtë subjekt, duke promovuar publikisht edhe numrin e tij zgjedhor. Paralelisht, janë raportuar raste të organizimit të votimit në grup, praktikë e ndaluar shprehimisht nga ligji zgjedhor i Kosovës.
Këto incidente janë shkelje të përsëritura që dëshmojnë një model të qëllimshëm ndërhyrjeje politike. Serbia dhe Lista Serbe veprojnë si faktor destabilizues, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin e më gjerë. Kujtojmë se në Serbi janë trajnuar rekrutë për ndërhyrje në procesin zgjedhore në Moldavi.
Pra, Lista Serbe dhe Serbia nuk kanë qëllim demokracinë, por instrumentalizimin e saj, përdorimin e zgjedhjeve për kapje politike dhe destabilizim institucional. Ky është një model i njohur, i huazuar nga praktikat ruse të ndikimit dhe ndërhyrjes hibride në shtete fqinje dhe më gjerë.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet ta trajtojnë këtë sjellje me seriozitet maksimal. Këto veprime ndikojnë drejtpërdrejt në perspektivën evropiane të rajonit dhe ushqejnë autokracinë, tensionet ndëretnike dhe konfliktin politik.
