Nga Gurakuç KUÇI
Venezuela, Grenlanda dhe Somalilandi janë tri krahasimet e para që i ka bërë Serbia kundër Kosovës për këtë vit. Çdo ngjarje që ndodh në botë sipas propagandës serbe lidhet me serbët dhe Kosovën. Duhet të kujtojmë faktin se Serbia i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në OKB, përgjigje mbi të drejtën e shpalljes së pavarësisë nga Kosova. GJND i dha një përgjigje, por si gjithmonë për shtetin dhe regjimet serbe, e vërteta është vetëm ajo çka i konvenon atyre.
Nga aspekti psikologjik njerëzit që refuzojnë faktet edhe kur ato janë të dukshme dhe kanë shkëputje serioze nga realiteti, quhen: mohues, deluzionist, në disonancë kognitive dhe psikotikë.
Nga aspekti sociologjik dhe politikë këta njerëz që e dinë realitetin dhe e mohojnë e rishkruajnë faktet sipas interesit për shkak se bie ndesh me ideologjinë e tyre, quhen: revizionistë të realitetit, propagandistë/manipulues dhe dogmatikë.
Gjendja psiko-sociologjike e regjimit të Serbisë dhe qindra faqeve propaganduese në interenet tregon një gamë të gjerë angazhimi që të manipulojë publikun serbë dhe ndërkombëtar. Madje për qëllime të tilla nuk ndalen të përgatisin edhe video me filma vizatimorë. Për më keq në këtë video propagandistike, propaganda serbe shfaq botën si kafshë nëpërmjet pinguinit, pra si të padijshëm, dhe me figurën e njeriut shfaq serbët si njerëz të dijshëm që po i mësojnë të tjerët.
Kjo qasje e propagandës serbe tregon se kanë filluar të humbin edhe kontrollin mbi vetveten, aq sa siç thoshte edhe vetë akademiku serb Dobrica Qosiç, “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”.
Në serbi sigurisht në masë ka akoma njerëz që ruajnë arsyeshmërinë dhe nuk janë pre e propagandës, por nëse nuk e shpëtoni shpejt Serbinë nga kjo ngulfatje do fundoseni edhe ju me të. Andaj shpëtojeni Serbinë nga vetvetja
